Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
IRJM: shtet i dobët që kërcënon sigurinë e Ballkanit (!)
Publikuar më 01 gusht, 2015 në orën 02:48 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Studimet të sigurisë analizojnë atë që do të thotë të jetë një shtet i dobët.

Pra, "Thomas (1989) e lidh në radhë të parë fuqinë dhe dobësinë e shteteve me kapacitetet e tyre institucionale. Ai dallon dy forma pushteti shtetëror: pushtetin despotik dhe atë infrastrukturor. Pushteti despotik i referohet aftësisë imponuese të shtetit dhe ushtrimit të forcës për të imponuar mbi civilët rregullat dhe ligjet e shtetit. Në të kundërt, pushteti i infrastrukturor i referohet efikasitetit dhe legjitimitetit të institucioneve shtetërore si dhe aftësisë së shtetit për të qeverisur nëpërmjet konsensusit. [...] shtetet e fuqishme kanë më pak nevojë për të ushtruar pushtet imponues për shkak se fuqia infrastrukturore e tyre e bën atë të panevojshme. " (Allan Collins, Studime Bashkëkohore të Sigurisë, Shtëpia Botuese UET Press, Tiranë, f.195).
Buzan "argumenton se shtetet përbëhen nga tre komponentë kryesore: një bazë fizike, kapacitete institucionale dhe nga "ideja e shtetit". Sipas tij, fuqia dhe dobësia e shtetit bazohet pikësëpari në fushën pak të përkufizueshme të "idesë së shtetit" dhe shkallës në të cilën shoqëria formon një konsensus mbi - dhe identifikohet me shtetin." (Idem, f.195-196).

IRJM-së i mungon pushtetin infrastrukturor dhe e ka shumë të zhvilluar pushtetin despotik. Institucionet e IRJM-së nuk janë aspak legjitime për shqiptarët, nuk ekziston një qeverisje nëpërmjet konsensusit në sensin në të cilin populli shqiptar nuk pranon këto institucione si legitime për të dhe e konsiderojnë si pushtet opresiv. Pushteti despotik manifestohet nëpërmjet një aparat të dhunës të fuqishëm që shpërndan terror shtetëror kundër shqiptarëve të kolonizuar.

Te IRJM-ja mungon krejtësisht "ideja e shtetit", gjë që e shëndërron atë në një "thuajse-shtet" (Jackson) artificial, në një krijesë shtetërore përrallore që legjendon për kontinuitetin historik midis maqedonasve antikë ilirë dhe sllavo-maqedonasit e sotëm. IRJM-së i mungon ideja konsensuale e shtetit, sepse komuniteti shqiptar e konteston atë, duke marrë parasysh faktin se ky përbindesh artificial është edhe kolonial për shqiptarët, është një krijesë e huaj, e cila nuk ka asgjë për të bërë me qenien e kombit shqiptar.

Më shumë, vërehen tjera karakteristika të IRJM-së që e inkuadrojnë në përcaktimin klasik të "shtetit të dobët":

a) destabilitet politik - një krizë e vazhdueshme politike midis pozitës dhe opozitës;
b) centralizim i pushtetit politik në duart e një individi të vetëm - Nikolla Gruevski. Largimi i Gruevskit nuk do të sjell një demokratizim, sepse edhe Zaevi ka "shkathtësi" diktatoriale;
c) demokraci e pakonsoliduar, që imiton vetëm praktikat formale zgjedhore, por jo edhe sfondin thelbësor demokratik;
d) ndarje të fuqishme midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ku praktikisht jetohen nga këto komunitete një segregacion të thellë;
e) një krizë të vazhdueshme të identitetit.

* * *
Si pasojë e këtyre karakteristikave, IRJM është jo vetëm një shtet i dobët, por edhe një vrimë të zezë për sigurinë e Ballkanit, një kërcënim të përhershëm për paqen dhe stabilitetin e këtij Gadishulli "fuçi baruti".
Zgjidhja e vetme e këtij kanceri pasigurie është vetëm zhdukja e tij përmes ndarjes, ku pjesa shqiptare duhet t'i bashkohet Shqipërisë.

Alban Bardhyli
analist në fushën i sigurisë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 813 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi