Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË
Publikuar më 02 gusht, 2015 në orën 18:25 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Pjesa e III-të)

"Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe".

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, "A nation of sheep will beget a guvernment of wolves", cituar nga vepra e njohur "Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike", Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

6. Gjendja e tokave tona në historinë e shekujve
Në një vështrim të shkurtër, do tu kthehemi trevave shqiptare, gjatë shekujve të historisë. Periudha e Paleolotikut të mesëm dhe të vonshëm, ajo e shfaqjes së homidëve të parë në Evropë, rreth 120`000 viteve p.e.s deri në 35`000, p.e.s. ka dhënë të zbuluar zona të Shqipërisë së sotme, të banuara qysh prej kësaj kohe.
Klima mesdhetare me shirokun e saj të butë vjen nga Jugu e takohet me acarin e murlanit kontinentual, që vjen nga viset e Veriut. Në viset bregdetare sundon klima mesdhetare, ndërsa në viset malore sundon klima e murlanit kontinental. Gjurmët e para të vendbanimeve njerëzore humbasin në mugëtirën e Paleolitit, të thënë në gjuhën shqipe Epoka e Vjetër e Gurit, dhe më saktë mund të themi se ndeshen në kohën e fundit të Paleolitit të mesëm, reth 40`000-30`000 p.e.s.[1]
Për ta bërë edhe më të njohur këtë popullsi që ka banuar në trevat tona, mund të përmblidhet me trinomin "parailirë-ilirë-arbër" e origjinës së shqiptarëve shumë më të hershëm. Parailirët, ilirët dhe arbërit janë tri nyje të zingjirit të gjenezës së popullit shqiptar, që njëra prej tyre nuk duhet të trajtohet e ndarë në vehte. Përdorimi i emrave si p.sh. i parailirëve, ilirëve, arbër e shqiptar nuk duhet të mënjanohet, pa marrë parasysh se prej kujt e marrin "këtë ndikim" dhe se vetë shkencat e sotme albanologjike duhet ta pasurojnë edhe më tutje.[2]
Nuk ka kurrëfarë dyshimi që populli pellazgjik (apo parailirë), ilir, arbër (arban, arbëror, arvanitas, arbëresh, arnaut dhe alban), pra shqiptar, ka qenë një popullsi autoktone e pashkëputur. Ata e kanë zënë pashkëputur territorin e vet, që në mugëtirat e kohërave dhe ky qytetërim ka qenë krejtësisht i dallueshëm. Lidhja danubiane e pellazge (pra parailire) dhe ilire antike e të mëvonshëm, në tërë territorin ilirik, prej Gjermanisë së mesme, Austrisë, Francës e gjer në Spanjë, dhe tërë gadishullin Ilirik, e tregon vijimin e jetës dhe të gjuhës së përdorur nga ana e tyre përmes toponimeve të shumta, oronime të dëshmuara, antroponimeve të përbashëta, që deshifrohen përmes gjuhës së përbashkët pellazgo-iliro-shqipe.
Homo Sapiens Sapiens, i shfaqur në Evropë rreth 35`000 vite p.e.s. të njeriut të sotëm, që ka qenë fundi i një fisi që ka përfshirë në rrjedhën e kohërave Homo Habilis, Homo Erectus, Homo Neandertalensi, njeriu i Cro-Magno-s, Homo Sapiens, dhe së fundit i Homo Sapiens Sapiens, ekzistojnë shpella të mjaftueshme në trojet e vetme të pellazgëve (parailireve), të ilirëve, të arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, kryesisht në zonën e Bllacës, në krahimën e Matit, në Veri; në zonën e Vllushës, midis Skraparit dhe Korçës, në Jug; në Fushë Muher, në verilindje të Shqipërisë, pranë Peshkopisë; në Velça, në perëndim të Tepelenës; në Treni, në jug-perëndim të Prespës së Vogël; dhe Spileja, në perëndim i Gjirokastrës.
Mesolitiku, ka qenë në fundin e periudhës së akullnajave, prej vitit 10`200 deri në vitin 6`500 p.e.s. (pas shkrirjes rreth 130`000 p.e.s.). [3] Sipas dëshmive që i kemi, të gjitha trevat shqiptare kanë qenë të banuara pa ndërprerë. Ajo natyrisht se ka qenë e banuar me të parët tanë, në kohën e Paleolitit (Paleolotikut) të mesëm, rreth 50`000 vite p.e.s.[4] Neolotiku dhe kalkolitiku, që ka filluar qysh në vitin 6`500 p.e.s. e deri në vtin 2`500 p.e.s. ka në Cakran, në verilindje të Vlorës e Maliqit, gjurmë të qytetërimit të vjetër, prej 5`000 viteve, pas Krishtit. Ato janë komplekse të rëndësishme e të paeksploruar asnjërë më parë në Shqipëri.
Që nga fundi i mijëvjeçarit të III-të, janë objekte të gjetura në Thesali, Maqedoni e Shqipëri, që ishte qytetërim bujqësor e blegtoral, dhe paralelisht edhe të gjuetisë dhe të peshkimit, pra popullsi që kanë kultivuar grurin, thekrën dhe drithëra të tjera, që për kutivimin e tyre përdornin shati prej briri të kafshëve të gjuajtura dreri, apo të bagëtive të veta, e prej gurit, që tregonin se merreshim me gjueti e blegtori. Veglat prej stralli, me rezistencë dhe më efikase datojnë prej epokës neoletike (eneolitike) dhe integroheshin në mënyrë të përkryer prej Maliqit dhe Kamnikut, në tërësinë e stërmadhe egjeo-kretase. Neolitiku i lashtë gjendet edhe në Kolsh I, Bllacë II, Cetushi, Burim, Podgori, Tren I, Vashtëmi, Barç I, Vlushë II, etj.[5]
Ai shtrihet nga Verilindja e Juglindja, deri te Bregdeti. Neolitiku i mesëm, në hapësirën e gjërë adriatik, gadishullit Ilirik dhe deri në Egje ka ruajtur lidhje shumë të ngushta me Neolitikun e lashtë dhe është e dokumentuar nëpër zonat e Kolshit II, të Bllacës III, Cakranit dhe Dunavecit. Të gjithë këta tregues, të cilët kanë të bëjnë me Neolitikun e Mesëm, e vërtetojnë ekzistimin e raporteve të ngushta në një bashkësi fisesh, të cilat rrjedhin nga i njëti trug, parailirëve dhe ilirëve, pra rrjedhnin prej pellazgëve e parailirëve të Thesalisë; të Epirit; Arkadisë; Maqedonisë; Thrakës e Ilirisë, etj. Nelolitikut të Vonë, i gjetur në Maliq I, Barç II, Dersnik, Velçë e Kamnik, që janë disa rrënjë të pashkëputura të këtyre rajoneve ilire dhe të Thesalisë, gjatë gjithë fazave të Neolitikut.[6]
Rreth 5000 vjet p.e.s. e deri në 3000 vjet p.e.s. nga fundi i periudhës neolitike, në territorin e Evropës, ishte formuar bashkësia e gjërë paleo-evropiane, që në të vërtetë njihet si popullsi pellazgjike.[7] Pellazgo-ilirët përfaqësonin një popullsi homogjene nga ana e tyre gjuhësore dhe etnike dhe ndaheshin në katër pjesë: ilirët, duke përfshirë edhe dardanët; thrakët; epirotët dhe maqedonët.
Kalkolitiku është një kulturë e tërë në mijëvjeçarin e III-të. Ajo shfaqet me gjetjen e matalurgjisë së Bakrit dhe dokumentohet me zonat e Nezirit II, të Bllacës IV, të Gradecit e Burimasit, të Maliqit II e të Trenit II. Aspektet e kësaj kulture më së miri vërehen në shtratin e tij stratigrafik të Maliqit II.[8]
Këtu Epoka e Bronxit ndahet në këto faza, sipas Déchlette dhe sipas J.J.Hatt, në ndarjet 1 e 2, ndërsa arkeologët shqiptarë e vendosin këtë epokë prej vitit 2100 deri në vitin 1000 p.e.s. Ndarjet 1 e 2 janë këto: E lashtë, 1) 2500-1900, dhe 2) 1800-1400; E mesme, 1) 1900-1600, dhe 2) 1400-1200; E vonë, 1) 1600-900 dhe 2) 1200-700. Të gjitha këto dokumentohen me plot gjetje të vjetra.[9]
Kjo Epokë është thelbësore për njohjen e epokave të mëvonshme. Në këtë epokë lindi qytetërimi i parë në Evropë. Quditërisht shkenca evropiane insiston t`a lë në prehër të "Greqisë së vjetër", duke mos i menduar pellazgët dhe ilirët, që më vonë janë quajtur arbërit dhe shqiptarët, sepse e shkruanin "greçishten e vjetër", e cila është shqipe, por me kaligrafinë "greke", dhe ajo është e kuptueshme prej shqipes së sotme. Atëherë nuk ishin "grekët e rinj", dhe thonë kot shkencëtarët e Evropës, se e kanë "thelbin" e zhvillimit "nga Grekët", por nga pellazgët e ilirët.
Ne po i numërojmë këto qytetërime të mëdha evropiane, e këto janë: qytetërimi danubian, i dokumentuar në Aunietitz, Luzakë dhe në Hallshtat; dhe qytetërimi i gadishulit Ilirik-egjeas (jo-"ballkanik", sepse nuk i kanë thënë kështu!) dhe kjo është dokumentuar në Thesalinë, në Egjeo-Kretë; në Mikenë dhe Anatolie.
Askush nuk e ka menduar se pikërisht nëpër Shqipërinë Natyrale (dhe po e themi "Shqiperi Natyrale", duke i menduar tokat e saja të mbetura nga kaçakëria, piratëria, gjenocidet e shumta e mijëvjeçare, shpopullimet zhvilluara me direktivë të shteteve që po krijoheshin njëra pas tjetrës, grabitjet e tokës legjitime dhe të nxjerrjes nëpër qindra emra të tjerë apo gënjeshtrat e mëdha historike!) do të gjendeshin mbetje nga kjo epokë dhe nga epoka Paleolitike dhe Neolitike, sepse Evropa ishte e zhvilluar në kulm e Shqipëria kishte mbetur kaq kohë ndër armiqtë e saj të mbledhur për ta shkatërruarr nga të gjitha anët dhe e quanin "një vend i prapambetur" apo thjesht "barbarë", siç ndikonte "Greqia e Re" me gënjeshtrat e saj, pra një vend i zhveshur nga çdo formë e qytetërimit.[10]
"Historia ka një ligj të vetin asnjëherë të mos guxosh të të thuash fjalë të rreme, asnjëherë të mos guxosh ta heshtësh të vertetën", ka thënë Tacidi (Tacite),[11] në fillim të librit, dhe kjo duhet të mbahet në mend dhe të jetë lajtmotiv i përjetshëm, për ata që merren me historinë, qoftë edhe në marrëdheniet ndërkombëtare.
Ne po e fillojmë me Mejdi Bej Frashërin dhe shkrimin e tij, "Tre vëllazënit e Arbërisë",[12] pjesë e nxjerrur nga libri "Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumenteve historike", të cilat nuk mund t`i gjëjme nëpër libra të veçanta.
Do të marrim nga kjo vepër edhe disa shkrime, që tani nuk mund t`i gjëjmë si botime të veçanta, ndër të tjera vazhdojmë me shkrimin e Prof. Dr. Kristo Frashërin, "E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklope-disë së Shkupit",[13] të cilat janë shkruar kundër "Enciklopedisë së Maqedonisë", nën kryesinë e akademikut Bllazhe Ristovski, të botuar në Shkup, më 2009. Pastaj, do të marrim edhe ndonjë tjetër, nga dijetarët e shumtë.
Mejdi bej Frashëri thotë se për të kërkuar Shqipërinë (natyrore), sepse kjo fjalë është e re dhe po themi ne se ajo nuk nënkupton të gjithë shqiptarët që sot jetojnë në tokat autoktone shqiptare, përkundër gjenocideve e luftërave të pashpirta nga armiqtë mijëvjeqarë si dhe shpopullimet që ua kanë shkaktuar kurdoherë armiqtë e papushuar nga trojet e veta, duhet të përdorim Arbërit e vjetër, se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë ndenjur qëmoti, të gjithë vëllazërit arbnorë.
Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha:
1. Iliria.
2. Epiri.
3. Maqedonia.
a) Iliria fillonte që nga lumi i Shkumbinit e vinte gjer në Fjume dhe kjo ndahej në disa pjesë: Iliri e poshtme, Dalmacia, Peonia, dhe Dardania ose Dhardhënia.
b) Epiri, që quhej qysh moti Pellazgji, ndahej më tri pjesë: Molosia, Thesprotia dhe ish- Kaonia.
c) Maqedonia, nga jugu fillonte prej maleve të Olimpit dhe nga gjiri Thermaik, do me thënë limer i Selanikut dhe nga Halqidhiqia; nga ana e perëndimit fillonte nga malet e Rodopit; nga veriu malet Skardo.
Meqedonia ndahej në disa pjesë:
1) Elymea, që grekerit duke mos e ditur kuptimin e fjalës, asaj i kanë thënë Elymiotidhe;
2) Eurta, që grekërit i kanë thënë Eorda;
3) Oroësit, që grekët i kanë thënë Orestide;
4) Emadhja.
Pra, grekët i ndërruan emrat, sepse dëshironin me qëllim të "humbnin" kohë të atyre që nuk e dinin çka do të thoshin këta emra. Emrat e tyre i kanë shqip e të çiltërt, pra arbërisht.[14] Këtë gjë mund ta deshifrojmë edhe sot.
Pra, epoka e bronxit dhe epoka e hekurit, prej vitit 3000-500 para erës sonë në Gadishullin Ilirik, të rajonit Perëndimor dhe Qendror, i ngjiz etnosi autokton ilir dhe u kristalizuan bashkësitë e qëndrueshme fisnore ilire. [15]
Në të vërtetë zhvillimi dhe përparimi i mëtutjeshëm i shoqërisë ilire në krijimin e formacioneve shtetërore ilire si faktor i rëndësishëm mesdhetar dërgoi në mesin e mijëvjeçarit të I, p.e.s. të zhvilloheshin disa luftëra, ku i përmbledhin një mori betejash në historinë e tyre. Ato kanë patur një histori të bujshme luftërash për mbrojte e të sulmeve, në kuadrin e të cilave u zhvilluan tre përplasjet e mëdha, e këto do të ishin përplasjet e mëdha me Republikën e fuqishme të Romës, në vitet 229, 228-227, dhe 170-167, p.e.s. Pas këtyre betejave, ilirët hynë në sundimin romak, të cilat do të zgjasnin 5 shekuj. Kjo është sot e ditur.
Edhe nën këto kushte të veçanta dhe robëruese ilirët e ruajtën identitetin e tyre kombëtar dhe arritën që të ngriheshin në kokë të Romës për të sunduar prej atje Perandorinë Romake, për çka na vijnë në histori të gjatë disa perandorë ilir, pra rreth 30 perandorë, të cilët kanë ardhur si bashkëpunim i ilirëve dhe i romakëve, me gjuhën zyrtare latine. Ishte në radhë të parë një romantizëm i fortë latin, por ilirët i nxorrën nga vetja strukturat e Perandorisë, deri në shekujt III e IV të erës sonë, ndër të cilët na vinë më të famshmit, Diokleciani dhe Konstandini i Madh.[16]
Në vitin 395 provincat ilire vinë në përkatësinë e Perandorisë Bizantine, e cila ishte themeluar që më parë, në vitin 330, nga Konstandini i Madh, dhe e ndarë në dy pjesë, të Romës dhe Konstatinopojës, pra krishtërimit katolik dhe ortodoks.
Afër 10 shekujve të tjerë fati i Ilirisë Jugore mbeti i lidhur ngushtë me hitorinë e kësaj perandorie. Por, ne po i numërojmë këto vite të sundimit dhe jetëgjatësisë së rëndë të këtyre perandorive, të cilat dhanë shumë përpjekje për t`a zvogëluar e për ta ndarë kombin pellazgo-ilir, në arbanë të shkombëtarizuar dhe shqiptarë:
1) Pushtimi Romak, që vie nga viti 168 p.e.s. deri në vitin 395, territori ynë i madh, prej brigjeve të Danubit, nëpër Greqi, Adriatik e deri në Detin e Zi, atëherë u zvoglua shumë dhe në mënyrë vajtuese. Nga sulmet e njëpasnjëshme të viseve Ilirisë së Veriut, nga të ashtuquajturit sllavë, bullgarë e hungarezë, mbeti vetëm Iliria e Jugut. Ndër këto vende thrako-ilire, Dakia (Rumania e sotme), e populluar nga dako-getët, popullsi thrako-ilire u romanizua në një pjesë të madhe dhe e humbi gjuhën e vet, pellazgo-ilire dhe shqipe. Gjuha e saj, në këto treva, u bë një gjuhë artificiale, në mes të latinishtes dhe të mbetjes së gjuhës së përparme thrako-ilire, ku disa thonë vetëm të "thrakishtes", por të cilat edhe sot deshifrohen përmes shqipes. Që në mbërritjen e romakëve Iliria e Jugut mbeti gjallë dhe hyri në letargjinë e thellë, që zgjati rreth pesë shekujsh. Dhe, ne, po i numërojmë këto vite: 168 p.e.s. deri në vitin 396 të e.s. bëjnë afërsisht 563 vite robëri.
2) Pushtimi Bizantin, që erdhi si pasojë e ndarjes së Perandorisë Romake në Lindje dhe Perëndim, prej vitit 395 deri në vitin 1347, që i logarit i famshmi Arif Mati, janë afërisht 952 vite robëri e re, në tjetër formë. Sipas logarisë sime, janë 395 të epokës sonë apo pas lindjes së Krishtit e deri në pushtimin otomanë, me 1453, kur Sulltan Mehmeti i II-të e rrëzoi Perandorinë Bizantine, pra 1058 vite, kryesisht të mbajtjes me dhunë fetare kozmopolite të krishterimit ortodoks.
Përsëri kanë humbur shumë vise të Ilirisë apo duke u shkombëtarizuar e duke ndërruar gjuhë e kulturë dhe kaluar në kombe të tjera të Evropës.
3) Pushtimi Otoman, që erdhi prej marrjes së Perandorisë Bizantine, me 1453, e deri në vitin 1912, që pranohet një "pavarësi" për shtetin e cunguar më shumë, në një "shqipëri" që mezi morri frymë egër e dhimbshëm dhe ajo është ndarë edhe nëpërmes të 5 shteteve armiqësore përrreth, por mbeti gjallë Shqipëria e vogël, me flamurin e saj, që e mbante nëpër duart e veta, shqiponjën që ishte me dy krerë, në Evropë, Azi të Vogël e Afrikë të Veriut. Pra, nga viti 1453 e deri në vitin 1912 bëjnë 559 vite. Nga Arif Mati i kemi të logaritura prej vitit 1479 e deri më 1908, kur është mbajtur në Manastir të Maqedonisë, "Kongresi i drejtëshkrimit të gjuhës shqipe", dhe atëherë është quajtur Pashallëku i Manastirit, që ka qenë i kombit shqiptar, dhe këto bëjnë 429 vite, përfundimisht 1944 vjetë.[17]
Si rrjedhojë e vetme, sipas meje, bëjnë 2180 vite të robërisë, të shkatërrimit, të shpopullimit e të ndjekjes, për të mos qenë askund të regjistruar si pellazgo-ilir, arban-arbëror, arbëresh, albanë dhe shqiptarë, jo sikur logarit Arif Mati.
Via Egnatia që e lidhte pra Durrësin, Shkupin e Nishin, në njëren anë; Ohrin Kosturin, Selanikun dhe Konstandinopojën (sipas Kostandinit të Madh) në tjetrën anë, sot Stambolli, luajti një rol vendimtar në mes viseve pellazgo-ilire.
Durrësi, i njohur si metropol i Ilirikut dhe porti kryesor i këtyre viseve ia dha perandorisë bizantine edhe një perandar të vetin, Anastasin e I-rë, që ka sunduar prej vitit 491 deri në vitin 518,[18] i cili e ka siguruar mbarëvajtjen në këtë rrugë.
Më vonë, ky territor i Ilirikut, ia dha perandorisë Bizantine një sundimtar tjetër të veçantë, Justinianin (527-565), i cili shkëlqeu me Kodin e Ligjit Civil, thënë në gjuhën latine Corpus Juris Civilis, të shkruar në mes viteve 528-534, që është shpallur në vitin 534, dhe është baza e ligjeve juridike evropiane dhe një ndër veprat më të shkëlqyera e më të rralla të tij.[19]
Ai ishte më i famshmi e më i fuqishmi ndër perandorët bizantinë dhe e kishte prejardhjen prej fshatit Taurin, afër kështjellës Bedriana, Shkupi i sotëm, i cili ishte kryeqytet i Dardanisë.[20] E tërë Evropa e di çështjen teorike dhe juridike dhe vetë biografinë e Jusitnianit, por botohet nëpër qindra libra e revista më zë të botës dhe pothuajse askund nuk thuhet asgjë për biografinë konkrete.
Bota shkencore bëhët sikur nuk di se ai ka qenë ilir, dhe sikur bota evropiane dhe e botës së gjërë e fsheh këtë fakt të pamohueshëm. Por, po lëmë këtë fakt, në mesin e qindra fakteve që bota shkencore nuk do t`i njohë. Kjo botë shkencore vazhdon t`i pështjellojë nëpër emra, gjuhë e kulturë të rrejshëm të historisë, dhe nuk dëshiron të na njohë si pellazgë, ilir, arbër, alban e shqiptarë.
Shkrimet e historianëve antikë dhe të atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët kanë qenë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejtë Perëndimit. Madje, vetëm gjermanët po t`i marrim, dalin se janë iliro-thrakë. Bashkë me popuj të tjerë nga ajo anë, janë të prejardhjes pellazgo-trojano-iliro-thrake. Fiset kryesore, në të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglosaksët, normanët, langobardët, etj. P.sh. Gotët janë një fis i rëndësishëm që ka luajtur rol të madh në krijimin e kombit gjerman dhe janë quajtur albanë.[21]
Kësaj radhe nuk do të lëshohemi më me këtë vepër të çështjes shqiptare. Do t`i themi për çështjen tonë disa gjëra me rëndësi. Ndër të tjera, do të përmendim nënvizimet e Arif Matit, në veprën e tij, "Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen", i cili thotë se gjatë pushtimeve romake, bizatine e turke, ilirio-shqiptarët u mbajtën gjallë dhe u rizgjuan nga malet e larta dhe luftuan për çështjen e tyre të madhe kombëtare apo lanë gjurmë të vjetra e të ruajtura, dhe në forma të ndryshme, qoftë nën pushtimet dhe me pushtimet e huaja.
Duhet shënuar se tokat shqiptare ishin të pushtuara dhe të plaçkitura e të copëzuara disa herë, madje rrënjësisht, por kombi i vjetër pellazgo-ilir e shqiptar nuk është nënshtruar asnjëherë dhe nga kjo rrjedhë përjetësia etnike, gjuha dhe kultura, të cilat e kanë ruajtur të pandërpresë këtë lidhje pellazgo-shqipe.
Kombi ynë pak i ka ndjerë ndikimet e huaja, edhe kur kanë bërë përpjekje përmes gjuhëve dhe ky është i vetmi rast i veçantë në Evropë, që duhet t`i kthehen edhe shkencat evropiane dhe ta pranojnë këtë fakt relevant.
Shqiptarët apo pellazgo-ilirët, ishin mësuar tashmë me këtë topitje dhe patën vendosur të bënim më tepër "jetë cubash" në vendin e tyre të paarritshëm, qoftë të shkëputur tërësisht nga edhe nga shoqëria, por duke patur gjuhën e kulturën mijëvjeçare, ligjësi zakonore dhe një organizim të palëkundur.
Kjo gjë nuk do të ndalonte të jetonin ndërkohë në fushat e malet përrreth të atyre qyteteve të qeverisura me administatën perandorake romake apo bizantine dhe ka të ngjarë se ndonjëherë gëzonin edhe ndonjë pushtet të administratave perandorake apo thjeshtë të përfitonin nga pak nga dashamirësia e pushtetit vendor perandorak. Të tërhjequr nëpër skutat dhe fushat malore apo të maleve të pamposhtura ata jetonin njëfarë autonomie, rajone të vogla e të pavarura dhe nuk kanë hequr dorë nga pavarësia e vërtetë e tyre. Përkundër faktit që iliro-shqiptarët u shkombëtarizuan në emër të besimit nëpër fetë e ndryshme apo nëpër perandori që kanë qenë atëbotë më të denjë, sepse pellazgo-ilirët patën rënë nën sundimin e huaj, të cilët e duanin një shtet të madh e të asimiluar nga pikëpamja kombëtare dhe të vendosnin në vend të kësaj fetë e tyre, populli pellazgo-ilir ka dhënë shumë perandor me rrënjë të veten, pra iliro-shqiptar, nën pushtimin romak, bizantinë e osman, i cili ka zgjatur rreth 2180 vite. Mjaftë ka nxjerrë prej vetes perandorë romakë e bizantinë, dy papë, një pafundësi gjeneralësh, guvernatorësh, piktorësh, skulptorësh, arkitektësh, dhe fisnikë jo më pak të shquar.
Në pjesën më të madhe të saj ka qenë një siguri e pacënuar e kulturës dhe e gjuhës së folur; të dokeve e zakoneve thjeshtë iliro-dhqiptare. Shpirti i tyre dhe krenaria janë shfaqur për t`u bërë ballë kërkesave urgjente për t`i dërmuar armiqtë e për të mos i lejuar që ta nënshtrojnë përfundimisht. Së pari duhet të luftojë për vete, të mbrojë trojet dhe varret e të parëve, të lëna trashëgim, sikurse për të mbrojtur vlerat e tyre tradicionale.[22]
Nga fundi i perandorisë romake dhe epokës së bizatinëve janë shtuar sulmet barbare të ardhura nga Lindja: hunët, avarët, alenët, altaikët, sllavët, bullgarët, e hungarezët, etj, që po i përmendim vetëm më të njohurit e këtyre, ku të parët janë marrë prej Arif Matit, vepra e përmendur, të njëjtat faqe, ndërsa altaikët, nga fisi Kashkai, përdoret këtu përherë të parë dhe janë turq-persianë.[23]
Fiset e tilla u shpërdanë nëpër Gadishullin Ilirik dhe tmerrshëm na luftonin, madje edhe bullgarët. Tokat tona u rrënuan dhe u grabitën, të larë në gjak, duke i marrë për vete aq sa mundnin të merrnin, duke na quajtur se "ishim barbarë", pa gjuhë e kultur, që "paskemi ardhur prej Shqipërisë", etj. thjeshtë rrena skllupe.
Po e themi edhe njëherë se katër tezat që ka nxjerrë Elena Kocaqi, për ndikimin e pellazgo-ilirëve, pra shqiptarëve të sotëm, janë këto:
1. Popullsia që ka banuar Evropën prehistorike dhe antike ka qenë e origjinës pellazgo-ilire.
2. Origjina pellazgo-ilire është e kombeve antike evropiane, duke përfshirë atë romake dhe parahelene.
3. Origjina ilire është origjina ilire e shumë kombeve të evropës.
4. Shqipja apo dialektet e saj ka qenë gjuha që ka foluar popullsia evropiane nga janë krijuar gjuhët ervropiane.[24]

Brahim Ibish AVDYLI

Referencat:

1]. Prof. Dr. Kristo Frashëri, "Etnogjeneza e shqiptarëve", Botimet M&B, Tiranë 2013, faqe 24.
2]. Muzafer Korkuti, "Parailirët, ilirët, arbërit, një histori e shkurtër", Botimet Toena, Tiranë 2003, 10-11.
3]. Shikoni veprën e Aref Mathieut, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", Plejad, Tiranë 2008, faqe 156.
4]. Marenglen Verli, "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli", Botimpex, Tiranë 2007, faqe 9.
5]. Po aty, shiko faqen 157 të librit të cekur të Aref Mathieut.
6]. Po aty, shiko faqet 158-159 të librit të cekur.
7]. Marenglen Verli, e njëta vepër, po aty, faqe 9.
8]. Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme", faqe 160.
9]. Po aty, faqe 160-161.
10]. Po aty, faqe 161.
11]. Shprehja e Tacite (Tacidit) është marrë nga libri "Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumeteve historike", nga grup autorësh, Vëllimi I, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 5.
12]. Mejdi Bej Frashëri, "Tre vëllazënit e Arbërisë", faqe 300-333, nga libri "Maqedonia shqiptare, në dritën e teksteve dhe dokumeteve historike", nga grup autorësh, Vëllimi I.
13]. Prof. Dr. Kristo Frashëri, "E vërteta mbi shqiptarët e Maqedonisë dhe shtrembërimet e Enciklopedisë së Shkupit", faqet 24-46, të librit "Maqedonia shqiptare...", nga grup autorësh, Vëllimi I.
14]. Mejdi Bej Frashëri, "Tre vëllazënit e Arbërisë", vepra e caktuar, 301-302.
15]. Marenglen Verli, "Kosova, sfida shqiptare në historinë e një shekulli", faqe 9.
16]. Po aty, Marenglen Verli, faqe 9.
17. Shikoni librin e Aref Mathieu,"Shqiptarët (historia dhe gjuha)- Odiseda e një populli parahellen", Plejad, Tiranë 2007, faqet 115-116.
18]. Shiko librin e Marenglen Verlit, faqe 10 apo faqen time, http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2e/.
19]. Shiko edhe njëherë librën e Marenglen Verlit dhe faqen time http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2e/.
20]. Shiko faqen time http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2e/.
21]. Shikoni më mirë librin e Elena Kacaqit, "Albanët, Pellazgo-Iliro-Shqiptarët me famë Botërore", Plejad, Tiranë 2008, faqet 64-65.
22]. Shikoni faqet e Aref Mathieut,"Shqiptarët (historia dhe gjuha)...", 116-117, të cilat janë rrumbullaksuar.
23]. Shikoni artikullin e Fahri Xharrës, "Shakajka serbe dhe origjina e serbëve", http://www.gazetaditore.com, e datës 9 maj 2013, apo të cekur në faqen time të internetit http://www.brahimavdyli.ch/serbia-ka-qenë-okupatore/.
24]. Shiko librin e Elena Kocaqit, "Roli i pellazgo-ilirëve në formimin e kombeve dhe gjuhëve europiane", Emal, Tiranë 2009, faqe 5, ose në faqen time të internetit, http://www.brahimavdyli.ch/serbia-ka-qenë-okupatore/.



















Tokat ilire u zvogeluan edhe nje here. Harta gjate Bizantit -1076


















Gazetari amerikan Edward Marow






















Gjeneza e vjeter e shqiptareve

















Meneda dardane-ilire e Tetoves 520-500 p.e.s. Muzeu britanik
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 910 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi