Kosova një teatër tragjikomik! |
Publikuar më 02 gusht, 2015 në orën 18:34 ( ) |
Avdi Ibrahimi | Opinion | |
|
|
Fati i Kosovës plagëmadhe, është edhe më tej një teatër tragjikomik, tragjikomike është edhe Kuvendi i Kosovës që nesër ditë e hënë date 3 gusht 2015, në ora dhjetë do të mbajë seancën për riprocedimin e amandamenteve kuhtetuese që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Që ka mbështetjen nga trinia, PDK-LDK-LISTA SERPSKA, ndërsa e kanë kundërshtruar tri partite shqiptare, VETVËVENDOSJA-AAK-NISMA.
Mbase tejet tragjikomike është edhe pritja e pafund e zgjidhjes së çështjes shqiptare.
Por, këtë se ka menduar kurrë qytetari shqiptar pas tri luftërave çlirimtare, pas atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën, pas atyre që mbetën pa gjymtyrët e trupit, pas atyre që u masakruan mizorisht nga foshnja e deri te plaku, nga barbaria ushtarake serbe.
Sikur u harrua derdhja e gjakut nëpër shekuj nga sundimtar të huaj, sikur u harrua ku ishim dje dhe çka duam sot, dhe çfarë të ardhme duhet ndërtuar, sikur u harrua intelektualizmi kombëtar, dhe u hodh vrapi pas krijimit të liderëve të rrejshëm, si dje, ashtu edhe sot, sikur u harrua se jemi të vonuar dhe, vonesat po na kushtojnë shtrenjtë, jo! jo! s’duem më humbë më, mjaft kemi humbur, mjaft na kanë shfrytëzuar të huajt, NUK DUAM GJYKAT SPECIALE NE QË LUFTUAM PËR LIRI E TË DREJTA KOMBËTARE.
Kjo mi kujton vargjet e Migjenit në poezinë e tij revoltuese thoshte:
S’duem për hir,
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit,
që të vajtojmë prap këngën e trishtimit,
këngën monotone, të pa shpirt, të skllavnis.
E tillë është pafytyrësia e klasës sunduese politike PDK-LDK, dhe, ndërkombëtarëve në Kosovë.
Nga kjo Vetë-Qeverisje janë bërë premtime të rrejshme gjatë fushatave elektorale të më hershme, kjo kronologji mashtrimesh po duket edhe gjatë këtyre muajve të fundit për GJYKATËN SPECIALE, e cila do duhej themelohej në Serbi, se regjimi serb, ka kryer krime e gjenocid ndaj popullit të pafjshëm shqiptar.
Pse duhet edhe pas lufte populli ynë, të jetoi me një përkeqësim të mirëqenies së qytetarit shqiptar?!
Pse, është bërë poshtërimi, degradimi i luftëtarit të lirisë?!
Ky devijim u bë në dëm të çështjes shqiptare nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut dhe, liderëve tanë servile.
Padrejtësia e radhës që po bëhet ndaj UÇK-së dhe popullit, që e mbështeti luftën e saj të drejtë, ku në ndihmë na doli edhe NATO. Kjo lufte speciale mbase po bëhet, për pushtet dhe jo për shtet.
Andaj me të drejtë ju Organizata të dalura nga lufta çlirimtare, Vetëvendosja-AAK-Nisma, dhe plot subjekte tjera jo qeveritare kanë dalë hapur kundër Gjukatës Speciale. Sepse kur popullit i mohohet sovraniteti shtetëror, liria dhe e drejta për vetëvendosje, imponimi me dhunë i kësaj Gjykate nuk është e drejtë. Këta sundues të padrejtë, kanë sjellë mjerimin social, shëndetësor, degjenerimin politik moral, këta kanë vjedhur bukën tone, mirëqenien tone, me mundin dhe djersën e qytetarit shqiptar, janë pasuruar, janë veshur me lukse tepër të shtrenjta, ndërsa populli po vuan edhe për bukën e gojës, e tani po ja sjellin edhe një fatkrqësi atdheut me këtë fare Gjykate Speciale.
Me këtë ju pushtetar të pandërgjegjshëm, me ata ndërkombëtarët, po na e vjedhni lirin e fitur me gjakun e derdhur të dëshmorëve, mjaft na vjedhët pasurin tone kombëtare, tani po na e vidhini shpresën tone, shpresën tone të tanishme dhe atë të ardhmen.
Me gjitha këto drama e tragjedi, shqiptarët për habi nuk shfaqin një revoltë të fuqishme kundër kësaj të keqeje të madhe. Ndoshta mijëra shqiptarëve kjo paudhësi politikë po u zien përbrenda por që nuk u duket në horizont ku ata jetojnë të nëpërkëmbur dhe nuk i pyet askush.
Ka të atillë që nuk munden!?
Ka të atillë që nuk duan!?
Ka të atillë që s’dinë të bashkohen për të protestuar kundër kësaj paudhësie e pabesie të udhëheqësve politik në vend.
Ka të atillë që mblidhen për të protestuar kur u preket sedra dhe interesi personal, por, nuk mlidhen e nuk bashkohen ku preket interesi nacional.
Deri kur kështu?!
Tani është koha e vetëdijesimit të qytetarit shqiptar.
Forcat progresiste dhe atdhetare, duhet të punojnë pa u lodhur për ta ndryshuar këtë gjendje tragjikomike, që të arrihet me çdo kusht Bashkimi Kombëtar Shqiptar, le të buçasë zëri i bijve të shekullit të ri vetëm një komb dhe një Shqipëri.
Me, 02 gusht 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
Lexuar:
605 herë
|
|
|
|
|
|
|