Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
THEMELOHET SHOQATA "LËVIZJA"
Publikuar më 02 gusht, 2015 në orën 18:36 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Prishtinë (1 gusht 2015), u mblodhën shumë veprimtarë dhe drejtues te dikurshëm të LPK-së dhe themeluan Shoqatën "Lëvizja". Ideja për themelimin e një Shoqate (shoqërie) të LPK-së kishte lindur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LPK-së. Agush Buja, Adnan Asllani, Ibish Neziri, Zarije Bajrami e disa shokë tjerë të LPK-së kishin riaktualizuar idenë dhe nevojën e themelimit të një shoqërie (shoqate) dhe kishin bërë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të sotëm themelues. Përmes rrjeteve sociale dhe përmes mjeteve të informimit ishin ftuar të gjithë (ish) anëtarët e LPK-së që të merrnin pjesë në këtë Kuvend themelues.

Lëvizja Popullore e Kosovës mori përgjegjësinë historike para kombit dhe para botës për organizimin e Luftës së armatosur kundër pushtuesve të tokave të Shqipërisë. Për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj të pushtuara LPK-ja themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj UÇPMB-në dhe UÇK (Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare) për çlirimin e Maqedonisë shqiptare nga pushtuesit sllavë. Është meritë e padiskutueshme e LPK-së që në çastin e duhur historik mori VENDIMIN për luftë kundërpushtuese-çlirimtare. Lufta çlirimtare e LPK-UÇK-së fitoi mbështetjen e mbarë kombit shqiptar. Ajo fitoi edhe përkrahjen e Fuqive të Mëdha demokratike dhe ushtarake: të SHBA-së, të Evropës dhe të NATO-s.

Tendencat e qarqeve të caktuara, jo fortë shqiptare (jugokosovare) dhe të disa qarqeve armiqësore për ta nxirë, për ta përbaltur dhe për ta dënuar këtë organizatë kombëtare-çlirimtare (LPK-UÇK-në) janë të pranishme edhe sot e gjithë ditën. Kjo është njëra nga arsyet që e bën të domosdoshëm krijimin e një Shoqate-shoqërie që do t'i mbledh, do t'i ruaj, do t'i kultivojë, do t'i mbrojë, do t'i promovojë dhe do t'i afirmojë vlerat liridashëse, kombëtare, përparimtare dhe demokratike të LPK-së, e cila ishte trashëgimtarja dhe përbashkuesja e përpjekjeve dhe e luftrave shekullore të popullit shqiptar për liri e bashkim në një shtet të vetëm, në një Shqipëri...
Megjithatë, në themele të kësaj nisme dhe të Shoqatës “Levizja” është domosdoshmëria dhe nevoja e kombit shqiptar, sidomos e brezave të rinj dhe e brezave që do të vijnë, për t'i njohur këto vlera liridashëse të LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar, këto vlera demokratike dhe këto ideale që u bënë burim i pashterrshëm atdhedashurie, përkushtimi, angazhimi dhe veprimi për ruajtjen e qeniesë sonë shqiptare në krahinat e pushtuara të Shqipërisë nga Serbo-malazezo-maqedono(sllavo)-grekët. Ne, veprimtaret dhe drejtuesit e dikurshëm të LPK-UÇK-së (UÇPMB-se, UÇK) kemi kosideruar dhe konsiderojmë, sikur edhe mbarë kombi shqiptar) se dëshira mbarëshqiptare ende nuk është realizuar (përplotësuar) dhe se çështja shqiptare në Iliri ende nuk është zgjidhur... Prandaj, kombi shqiptar në Iliri, posaçërisht brezi i ri, ka nevojë dhe të drejtë të patjetërsueshme që të njihet me vlerat e LPK-UÇK-së, me veprimtarinë, me përpjekjet, me luftën, me heroizmin dhe me sakrificën e tyre... Porosia e dëshmorëve të LPK-së (UÇK-UÇPMB-UÇK-së) dhe të kombit është e qartë dhe detyruese: përpjekje, veprim, mençuri-dituri, organizim dhe luftë të pakompromis për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet të vetëm në Iliri (Ballkan). Në kohën kur "miq" e armiq po amgazhohen për një Kosovë pa shqiptarë (deshqiptarizimin ose "jugokosovarizimin" e Kosovës...), krijimi i kësaj Shoqate ishte kërkesë e pakapërcyeshme për ne... Kjo Shoqatë do të merret edhe me mbledhjen dhe përpunimin (sistemimin, studimin) e dokumentacionit të shumtë, të shkrimeve, të kujtimeve, të veprimtarisë së organizatës dhe të dëshmorëve dhe heronjve të saj, duke nisur nga Kryeheroi dhe Kryekomandanti, Adem Jashari, i cili ishte anëtar i LPK-së, dhe i shumë dëshmorëve, heronjve dhe drejtuesve politik e ushtarak të LPK-UÇK-së...

Kuvendi i sotëm themelues miratoi edhe një deklaratë për opinionin publik dhe zgjodhi një Këshill të Përkohshëm drejtues për përgatitjen e Kuvendit të Parë Zgjedhor, i cili do të mbahet me 28 Nëntor të këtij viti. Këshilli i Përkohshëm drejtues zgjodhi Kryetar të Përkohshëm, veprimtarin dhe njërin nga drejtuesit e mirënjohur të LPK-së, Adnan Asllanin... Këshilli i Përkohshëm drejtues kërkon dhe pret mbështetje nga të gjithë anëtarët, veprimtarët dhe drejtuesit e dikurshëm të LPK-së. Për Shoqatën "Lëvizja" nuk ka dallime krahinore, partiake, ideologjike a fetare. Kjo ishte edhe platforma kombëtare e LPK-së. Të gjithë ata që patën fatin e madh historic dhe njerëzor që të jenë pjesë e LPK-së jo vetëm që janë të mirë se ardhur, por kanë detyrim që t'i bashkohen këtyre përpjekjeve të bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Shoqata "Lëvizja" nuk ka synim dhe as qëllim garën për pushtet. Ajo nuk do të jetë Shoqatë partiake dhe as nuk do të bëhet "instrument" i ndonjë partie politike, por do të përpiqet dhe do të “luftojë” për njohjen, promovimin dhe përvetësimin e idealeve dhe të vlerave kombëtare liridashëse, përparimtare e demokratike të LPK-së nga shoqëria shqiptare... Besoj që përkrahjen e Shoqatës do ta marrin dhe do ta kenë të gjithë veprimtarët e dikurshëm të saj dhe të gjithë të rinjtë e të vjetrit që përpiqen, luftojnë dhe përfaqësojnë këto vlera në partitë, në institucionet dhe në shoqërinë tonë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,046 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi