Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPTARET NUK KANË BËRË KRIME LUFTE NË KOSOVË NDAJ SERBËVE
Publikuar më 16 gusht, 2015 në orën 21:07 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kam shkruar edhe më parë në rrjetin social facebook, dhe në Web faqen “Albaniapress”, ku pos tjerash e kam trajtuar edhe edhe temen “ Krimet e luftës në Kosovë”. Tani në radhë të parë me doemos duhet përkujtuar opionit kombëtarë dhe nderkombëtarë shkurtimisht për prejardhjen e serbëve në gadishullin Ilirik, për faktin se Akademiket, ekspertet tonë te historisë, po e shtrmbërojn historinë për dy shkaqë: ose nuk e njofin historin, ose po turperohen nga serbet qe të hulumtohet e verteta.

Nuk është befasi qe serbet mos ta njohin historin e tyrë nga se ata gjithnjë kan spjeguar, dhe mesuar histori të falsifikuar. Nuk ësht edhe befasi qe atyre ju është perzi lamshi, dhe se as historianet serb nuk kan dijuni se cile është historia e vertetë e tyre. Para se të jap nje shpjegim të shkurter për prejardhjen e slavëve duhet cekur se duke filluar qe nga Pellazget, ilirët dhe tani shqiptarët kurr në historin e vetë nuk kanë qenë luftënxitës, agresor, pushtuës, apo barbarë, andaj si mundemi të jemë kriminel lufte. Nuk janë kriminel lufte ata qe i mbrojten trojet, dhe pragun e shtepisë nga kriminelet. Kriminel janë ata qe erdhen në trojet tona nga krahina polesje, e Bellorusisë se larget, më saktësisht nga moqalet e lugines se lumit pripet ku kan jetuar si të thuash sot për neser.

Dihet botërisht se serbet dhe përgjithësisht sllavet nuk janë popull autokton në këto hapësira, por dihet gjithashtu se shpërngulja e tyre ka qenë e dhunshme nga viset e lartëpërmendura. Për ardhjen e tyre në ballkan ( Gadishullin Ilirik) ka disa teza. Njëra nga ato teza është edhe ajo qe u tha ma lartë e historianit Tajar Zavallanit:
Vendbanimet fillestare të Sllavëve kanë qenë moçalet e luginës së lumit Pripet në një krahinë të Bjellorusisë që quhej Polesje. Sllavët jetonin si grupe primitivë, me regjim patriarkal dhe merreshin me pak bujqësi duke djegë pyjet, në toket e të cilëve mbillnin për një stinë, duke shfrytëzuar hirin si pleh.

Profesori çek, Dvornik, shkruan:
“Sllavët nuk kanë asnjë legjendë heroike që të kujtojë vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Historia e invazioneve sllave filloi nga fundi i shekullit VI pas Krishtit.”

Në një epokë të historisë që nuk dihet me saktësi, Sllavët filluan të dalin nga Polesja dhe të përhapen në Evropën e Mesme dhe Juglindore. Ata nuk ishin inisiatorët e këtij invazioni, por ishin skllevër dhe shërbyen si “mish për top”, masë mbrojtëse të Avarëve, Hunëve dhe Bullgarëve.

Historiani W. Temperly, shkruan:
“Sllavët nuk erdhën si një ushtri invaduese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë të shfaroje individë ose grupe të tërë nga invaduesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalosh dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake.”

Në fillim fushatat sllave në Ballkan patën një karakter të përkohshëm. Ata hynin në një vend, vrisnin, prisnin, digjnin, rrënonin e grabisnin sa mundeshin dhe ktheheshin pas maleve Karpate ku ishin vendos. Kështu, në vitin 580, një fuqi e përzier sllavësh dhe avarësh, rreth 100.000 vetë, u nisën nga gryka e Danubit dhe bënë kërdinë në Iliri dhe Thraki. Ata dogjën, plaçkitën e grabitën për 4 vite rresht. Një pjesë e tyre u tërhoqën me një pasuri të madhe, por shumica e sllavëve u ngulitën në trojet e pushtuara ilire. Këto epizode tragjike të invadimeve sllave në Ilirik arritën kulmin e tyre në vitin 617, kur pas vërshimeve të tyre masovike u vendosën përfundimisht në Ballkan, duke filluar sllavizimin gradual të tij.

Historiani i Bizantit, Prokopi, shkruan:
“Si një valë deti prej njerëzish, me burra, gra e fëmijë, ata u vërsulën në tokat e Perandorisë dhe kthyen në gërmadha dhe e zhytën në gjak Ilirinë, Epirin dhe Thrakinë, duke përparuar deri në thellësi të Greqisë së vjetër. Prej orës që skllavinët u turrën në tokat e Perandorisë, ata grinë dhe masakruan të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie e moshe që u ranë në duar. Kjo shfarosje me shumicë mbuloi në kufoma Ilirinë dhe Thrakinë, që sipas llogaritjeve ishin më shumë se 200.000 vetë, duke përfshirë edhe ata që u morën si skllevër.”

Historiani arbëresh nga Kroacia, Aleksandër Stipçeviç, për dyndjet dhe vendosjet sllave në Ilirik, shkruan:
“Mbarimi i kohës së vjetër dhe fillimi i kohës së mesme, vijoi në Ballkan si një ndër periudhat më të errëta. Gotët, Hunët, Avarët dhe popujt e tjerë barbarë sulmuan nga të gjitha pjesët, duke plaçkitur e shkatërruar çdo gjë që krijuan Romakët dhe Ilirët gjatë atyre shekujve të punës e të përparimit. Një qytetërim i zhvilluar filloi të zhduket nën goditjet vdekjeprurëse që i shkaktonin hordhitë barbare me tërbimin e tyre shkatërrues. Në fillim të shekullit VII fillon kolonizimi nga ana e popujve të ndryshëm sllavë, të cilët, pak nga pak, e pushtuan gati tërë vendin që dikur u takonte Ilirëve.”

Në këtë mënyrë Serbët e Bullgarët u vendosën në Ballkan, duke shtyrë popullsinë autoktone ilire drejt jugut, të cilët u quajtën Ilirë të Jugut dhe shtriheshin nga Kosova në Artë dhe nga deti Adriatik në Shkup. Pjesa veriore e Dardanisë u pushtua dhe u sllavizua nga Serbët, Popullsia sllave e përbërë nga serbët, kroatët, sllovenët e më vonë edhe bullgarët, që u formuan gjatë Mesjetës, ishin me besim fetar pagan.
Bazuar në keto të dhëna të argumentuara, pushtetaret tonë në vend se thirren në argumentë historike të pa mohueshme, ata i perulen armiqve shumë shekullor dhe ua plotësojnë kerkesat e tyre duke filluar nga percaktimi i kufijve, bashkimin e komuave artificiale serbe, autonomie zgjeruar për serbet e Mitrovices se veriut siç po e quajn tani e shumë tjera të cila do të jenë edhe shkak për një luftë të re të pa shmangshme në Kosovë nese duam ta ruaj qenjen tonë kombetare. Ate qe nuk duan ta bejrnë pushtetarët tonë servil të armiqve tonë shum shekullorë, do ta ben populli, i cili gjthnjë e ka mbrojt kufijt më gjak pamvaerësish përkrahjes se kësaj e Evropes kurvë e cila edhe tani tenton qe ti cungoj trojet tona në favor të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë.
Tani shfrytezoj rastin qe ta apeloj mbarë Kombin shqiptarë se rreziku po na vjen nga Sllavo-ortodoksët dhe nga kjo Evrope, e cila na ka dëmtuar në të gjitha koherat e historisë.

Musa Bajraktari

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 535 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi