Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi e pohoi të vërtetën Në KS të OKB-së në Nju-Jork, se Serbia bëri gjenocid në Kosovë!
Publikuar më 24 gusht, 2015 në orën 01:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** “Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Evropës”. (Bill Clinton)

-Këtë të vërtetë të pakontestueshme dhe të pamohueshme, se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë (1998-1999), qysh para 16 vitesh, para gjithë botës e ka pohuar edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton (shpëtimtari i Kosovës), duke nënvizuar se: “ The Kosovo crisis was a genocide in the heart of Europe“.(Robert Jackson, The Covenant, Oxford University Press, London, 2000, p.281).

Dorën në zemër, kjo e vërtetë mbi gjenocdin serb në Kosovë, do të duhej të ishte objekt debati si për qeveritë e deristome të Kosovës, ashtu, edhe për OKB-në, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe për Tribunalin e Hagës, jo statusi i minoritetit serb, as i pronave e as i manastireve serbe, sepse këto nuk janë të rrezikuara nga askush në Kosovë.

Një “temë” e këtillë e “diskriminimit” të minoritetit serb dhe të kishës së tyre ortodokse në Kosovë, është gënjeshtra më e madhe dhe më turpshme, e shpifur në kohë paqeje në Kosovë nga ana qarqeve politike, shtetërore dhe kishtare të Serbisë (1999-2015), me qëllim që të ndikohet te faktorët dhe institucionet e bashkësisë ndërkombëtare (OKB dhe BE), që të revidojnë politikën dhe qëndrimet e tyre ndaj shtetit të ri të pavrur të Kosovës, në favorin e politikës kolonialiste serbomadhe, gjë që e gjithë kjo fushatë politiko-propagandistike dhe diplomatike e Beogradit zyrtar dhe e Moskës (edhe pas pavarësimit të Kosovës, 17 shkurt 2008) po “justifikohet” duke u thirrur në respektimikn e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, sipas së cilës, Serbisë si sukcesore e ish-RSFJ-së, i njihet e drejta mbi Kosovën si “pjesë e saj”.

Amnistohet gjenocidi serb, trillohet “spastrimi etnik” nga shqiptarët në Kosovë!?

“Amputimi” i kësaj akuze perfide dhe të rreme, në adresën e shiptarëve të Kosovës, është fabrikuar në “kuzhinën politike” të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, sikurse shumë shekuj më parë, duke mos ndryshuar asgjë në strategjinë dhe në taktikën teorike dhe praktike për shfarosjen e shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesën e saj lindore të Shqipërisë Etnike (1878-2015).

Kjo politikë antishqiptare e qeverisë dhe e Kishës politike serbe, nuk është kurrfarë befasie për shqiptarët e Shqipërisë Etnike, por është edhe një mashtrim, edhe një gënjeshtër, edhe një manipulim më shumë, edhe për opinion publik serb, edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim që Serbia, të mos thirret në përgjegjësi penale ndërkombëtare për shkak të kryerjes së gjenocidit të saj në Kosovë (1998-1999).

Sa më sipër, ndërrimi i tezave dhe i argumenteve të qëndrueshme, që në mënyrë të dokumentuar e provojnë kryerjen e gjenocidit serb në Kosovë, gjithashtu, është në funksion të përpjekjeve dhe të luftës se ethshme propagandisitike, politike dhe diplomatike serbomadhe të Beogrqadit dhe të KOS-it, që Kosovën ta “rikthejnë” nën suzerenitetin mbretëror-komunist të Serbisë kolonialiste (1912-1999).

E gjithë kjo luftë për zhbërjen e atributeve shtetërore të Republikës së pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008) po zhvillohet në trekëndshin Beograd-Moskë-Nju-Jork.

Ky është fatalitet dhe paradoks i papranueshëm për drejtësinë, për të drejtën ndërkombëtare dhe për rendin e ri juridik pozitiv ndërkombëtar. -Në vend se Serbia të ivestigohet dhe të ndëshkohet për tri gjencidet e saj, të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1991-1999), kjo po trajtohet si “viktimë”, jo si agresor!?

Kurrë nuk ka pasur, as nuk ka “spastrim etnik” të minoritetit serb, por gjenocid dhe kolonizim të Kosovës nga ana e Serbisë së Madhe (1878- 2015)!

-Kjo është e vërteta, të cilën serbomëdhenjtë dhe Serbia së bashku me Kishën Ortodokse Serbe, kurrë nuk e kanë pranuar para bashkësisë ndërkombëtare, por në vijimësinë shekullore, gjithmonë kanë falsifikuar dhe ndërruar tezat historike, politike, propagandistike dhe diplomatike shkencore, duke ndërruar rolin e viktimës dhe të agresorit. “Viktimë” e quajnë vetën e tyre, kurse “agresor” i quajnë shqiptarët!?

Këtë gënjeshtër dhe falsifikat historik shekullor të agresorëve dhe pushtuesve serbomëdhenj, së fundi, në kohën më të re, gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999), para Evropës dhe para gjithë botës, e përgënjeshtruan tri gjenocidet e Serbisë së Madhe kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.
Pra, kjo është e vërteta se agresor dhe pushtues gjenocidal me bagazh dhe me hipotekë shekullore, ishte Serbia dhe serbët, kurse viktima, ishin kroatët (Kroacia), boshnjakët myslimanë(Bosnja) dhe shqiptarët(Kosova).

Hashim Thaçi në KS të OKB-së, tha: “Serbia ishte agresore, shqiptarët viktimë”!

Këtë të vërtetë, se serbët ishin agresorë dhe se Serbia bëri gjenocid në Kosovë (1998/1999), e pohoi edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara( 21 gusht 2015) me rastin e shqyrtimit të Raportit të rregullt për Kosovën, të paraqutur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, duke vënë në në dukje se “ Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ushtria e këtij shteti ka bërë krime gjenocidi në Kosovë; janë dhunuar mbi 20.000 gra; ka shkatërruar mbi 300 objekte fetare, ka djegur mbi gjysmën e Kosovës në vitet 1998-1999 ka shpërngulur me dhunë mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës. Lufta e Serbisë kundër Kosovës është bërë me përfshirjen e ushtrisë, policisë dhe njësiteve paraushtarake dhe është mbështetur edhe nga intelektualët serbë. Thjesht dhe qartë kjo luftë e Serbisë ishte një fashizëm i pastër.” (http://www.kohajone.com/index.php/kosove/thaci-ne-okb-lufta-e-serbise-nje-fashizem-i-paster//21/08/2015).

Kjo e vërtetë e pakundërshtueshme, e pohuar nga Hashim Thaçi, me çdo kusht, do të duhej të ishte objekt shqyrtimi, edhe në shkallë vendore ( të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës), edhe në shkallë evropiane (BE, OSBE), edhe në atë ndërkombëtare (OKB), jo të përfillej politika dhe diplomacia intrigante, shpifarake dhe mashtruse, se gjoja në Kosovë (në kohë paqeje) “ sundon terror dhe spastrim etnik” ndaj minoritetit serb (1999-2015).

Përkundrazi, e vërteta është krejtësisht ndryshe (të cilën e di edhe BE-ja, edhe OKB-ja), sepse gjatë viteve 1999-2015, Beogradi zyrtar përmes strukturave të ndryshme kriminale të sigurisë, të policisë etj., kanë spastruar etnikisht pjesën veriore të Kosovës, duke i shpërngulur mbi 90% të shqiptarëve me dhunë, me terror dhe me grabitje të pasurisë së tyre.

Si rrjedhim i tolerimit të gjithë kësaj ndërhyrjeje të Serbisë në çështje të brendshme të Kosovës (1999-2015), tanimë, është krijuar një problem i ri politik-statusi i Kosovës Veriore, duke përfshirë, edhe gjysmën veriore të qytetit të Mitrovicës si “zonë serbe”, e rrethuar me “murin e berlinit”- “dhuratë” e stafit të UNMIK-ut, të drejtuar nga shefi i parë i tij, Bernard Kushner.

Tash e sa vjet debatohet për këtë çështje, për zbatimin e Rezolutës 1244, spas së cilës Kosova konsiderohet “ pronë legale” e Serbisë, për “ mohimin e lirive dhe të drejtave” të minoriteti serb në Kosovë, jo për pasojat dhe për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë.

Ja, kjo është politika iracionale dhe absurde, jo humanzimi, as drejtësia, Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe nga të tjerët, me çdo kusht po orvatet që agresionin dhe gjencidin e saj, ta fshehë dhe ta justfikojë në kurriz të viktimave shqiptare dhe të Kosovës së djegur shkrum e hi nga harangat çetniko-fashiste barbare policore, militare dhe paramilitare (1989-1999).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 578 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi