Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NDJEKËSIT TANË
Publikuar më 25 gusht, 2015 në orën 23:42 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndjekësit tanë ishin beogradosaurët dhe prishtinosaurët e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Serbisë e të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, të cilët e kanë ushtruar dhe specializuar mjaftueshëm profesionin e tyre “patriotik” dhe “shqiptar” të ndjekësve. Ata, tok me profesionet e tyre ndjekëse u katapultuan, siç qenë, llaçumi (udbashë dhe kosistë), në LDK&Co e saj “patriotike” e “shqiptare”. Prandaj, sot, mund t’i quajmë, pa hezituar fare, beogradosotosaurë dhe prishtinosotosaurë të LDK-së, të cilët, nën mbikëqyrjen e të gjitha udhëheqjeve “shqiptare” e ndërkombëtare (e, edhe disa udhëheqësve shqiptarë), po e torturojnë dhe terrorizojnë një popull, popullin shqiptar dhe intelegjencën e tij që nuk pajtohet me rrugën e tyre “patriotike” e “kombëtare”, plotësisht të pakrye.

Është me rëndësi që opinioni shqiptar ta dijë kë ndjeknin ndjekësit tanë (“patriotë” e “shqiptarë”), në pushtetin antishqiptar serbojugosllav të Prishtinës? Ndjekësit tanë “shqiptarë”, deri dje i ndoqën shqiptarët më të mëdhenj dhe intelegjencën shqiptare që nuk pajtohej kurrë me pushtimin serbojugosllav të Kosovës shqiptare dhe të viseve të tjera shqiptare, të pushtuara nga Jugosllavia e Titos, të cilat vise shqiptare ai i copëtoi në tri republika jugosllave dhe në një krahinë socialiste autonome, në Krahinën Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”, e cila, edhe sot e kësaj dite, ndjekë e vë në jetë politikat antishqiptare të Beogradit, me beogradosotosaurët dhe prishtinosotosaurët “kosovarë” të politikave “patriotike” e “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co!...

Ndjekësit tanë ishin “Gjarpinjtë e gjakut” të Bacë Adem Demaçit, të cilët patën dhe kanë kokë, këmbë e bisht gjarpinjsh serbojugosllavë, të maskuar në Beograd e të tillë ecin edhe nëpër Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Tiranë e gjetkë, e flasin shqip, dhe, fatkeqësisht, ata gjarpinj, si dhe bijtë e bijat e tyre sot, i fshehnin, siç po i fshehin dhe sot, këmbët, kokën dhe gjuhën prej syve tanë shqiptarë, duke u orvatur të na bindin se janë aq “shqiptarë të mëdhenj” sa as Zoti nuk është aq shqiptarë sa ata dhe bijtë e tyre paci(t)fistë e kozmopolitanë(Bah!) Dhe, ne, sot, po e shohim për dritë Dielli se koka e tyre po vjell më shumë helm, se këmbët e tyre janë fort të padukshme dhe gjuha e tyre është bërë një nëperkë e zezë “kosovare”, antishqiptare! Ata, po i fshehin me finokëri kokën, këmbët dhe gjuhën e gjarpinjve para ndërkombëtarëve, si (para)ambasadorë të trefishtë të Melkizedekut dhe po shkruajnë edhe “libra”, si “Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori i Melkizedekut”, etj.; sikur të ishin ata të vetmit trashëgimtarë të përjetshëm të Kombit e Atdheut, ata e këta etër nostalgjikë të Beogradit e të “jugovivës”dhe bijtë e tyre beogradosotosauristë e prishtinosotosauristë, antishqiptarë sa as shkiet e Beogradit nuk na dalin më antishqiptarë se LDK-istët&Co(Sic!)…

Ndjekësit tanë, prej ndjekësve tanë UDB-asho – KOS-istë e shqiptaro-titistë, akrobatizuan në ndjekës tanë “demokratikë”, të “Sigurimit të Atdheut”, të “QIK”-ut, të “SIA”-s, të “SHIK”-ut, etj., të cilat agjenci “kombëtare”, edhe sot, më shumë luftojnë mesvete (grupi kundër grupit tjetër), për interesa të tyre personale, meskine e lukunore dhe për interesa të grupeve të tyre “patriotike” e “kombëtare”, sesa për interesa të Kombit e Atdheut Shqiptar, në të cilët thirren pa pushim!... Po, kush dhe cili pos ndjekësve tanë e çoi luftën e lavdishme shqiptare në këtë derexhe? Kush dhe cili e poshtëroi në këtë mënyrë e në këto përmasa, sa të qeshë një botë e tërë me ne, për fajet e tyre (të ndjekësve tanë) ekskluzive, sepse, ata janë ndjekësit tanë edhe sot, ndjekësit e luftëtarëve veteranë të UÇK-së dhe shantazhuesit e luftës për bashkim kombëtar e për Shqipëri Etnike.

A ka ndjekja e tyre brirë, për t’u parë për ‘mallakda’? Apo, nuk mjafton të shihet kur ata ndjekës tanë, sikurse dje, edhe sot po i lënë shqiptarët pa vende pune, po ua tjetërsojnë pasurinë e tyre kombëtare, të cilën po e “shesin” për një kafshatë bukë, madje, po ua mohojnë e nuk po ua japin as 20% (njëzetpërqindëshin) mizerabël, që u takon. Edhe ata që ishin të punësuar, me vendime të përhershme pune, me nga 20, 30 vjetë e përpjetë përvojë pune, po i përjashtojnë nga puna, me vendime politike, “patriotike” e “kombëtare”, që ç‘ke me ta, sa të pa(tej)kalueshëm janë për veprimet dhe veprimtarinë e tyre antishqiptare, “patriotike” e “kombëtare”! A po e shihni ju sa të pa(tej)kalueshëm janë ata që po i fshehin këmbët, kokën, bishtin dhe gjuhën e gjarpinjve (pro)jugosllavë? Ata që babë e babëgjysh i patën në shërbime antishqiptare, bijtë e të cilëve fshihen pas “veprave” si “Këmbët e Gjarprit” dhe “Ambasadori i Melkizedekut”, etj.

Zinxhiri i ndjekësve tanë ishte tepër i gjatë dhe i gjerë, i shtrirë, horizontalisht dhe vertikalisht, në tërë Jugosllavinë antishqiptare të Titos, nëpër të gjitha shtresat, kategoritë dhe institucionet shoqërore dhe jashtë tyre dhe ai zinxhir përbëhej prej “burrave të mirë” shqiptarë, siç i quanim ne asokohe “shqiptarët” që punonin e kotërrlëmshoheshin kryebisht në zinxhirin antishqiptar të Beogradit e Prishtinës “patriotike” e “shqiptare”. Ai zinxhir i ndjekësve tanë vetëm sa është sofistikuar edhe më në pushtetin “shqiptar” të Prishtinës zyrtare, antiUÇK-iste.

Ndjekësit tanë, qenë dhe mbetën përgjithmonë me Jugosllavinë antishqiptare të Fadil Hoxhës&Co, ndërsa, ne, zgjodhëm, me vetëpërcaktim e me vetëdëshirë, një udhë tjetër, më të vështirë, por, më fisnike, krejt shqiptare. Zgjodhëm udhën e Shqipërisë tonë dhe të pishtarit të saj sypatrembur, Enver Hoxha!... Ndërsa, ndjekësit tanë qenë përcaktuar me kohë, u rreshtuan andej kah ishte më lehtë, kah kishin përfitime më të mëdha personale e familjare, u bënë me Jugosllavinë pushtuese të Titos… Na ndoqën, persekutuan e torturuan në njëqindmijë mënyra, me gojë, me dru e me ligj(Sic!)… Ashtu si u erdhi në kuti më mirë!... Se, asokohe, vetëm dy udhë kishim: O të rreshtoheshim me shtetin tonë Amë, Shqipërinë, o me Jugosllavinë antishqiptare të Titos, ku u rreshtuan vullnetarisht ndjekësit tanë!...

Po, kë ndiqnin “njerëzit tanë”, të gjithë pushtetarët e Titos, UDB-asho – KOS-istët shqiptaro-titistë të Prishtinës, se? Po, ata të Shkupit, të Podgoricës, të Preshevës?... Ata ndiqnin shqiptarët, sidomos, ata shqiptarë e atdhetarë që himnizonin Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Enverhoxhistët shqiptarë, në trojet e pushtuara e të copëtuara shqiptare, quheshin dhe nuk kanë pushuar të quhen “irredentistë”, “separatistë”, prishës të “Bashkim-Vëllazërimit” dhe të rendit kushtetues të RSFJ-së e të Krahinës Socialiste Autonome të “Kosovës dhe Metohisë”!... E, dorë e kujt paskan qenë dhe paskan mbetur ata “patriotë” e “shqiptarë” që na ndiqnin dikur hap pas hapi, e, nuk ka pushuar të na ndjekin as sot, për ta proklamuar e shpallur veten, kolektivisht, më shqiptarë se ne?...

Por, një gjë duhet mbajtur mend fort: Ata që përgatitën luftën liritare e bashkimtare të shqiptarëve me Shqipërinë Mëmë, qenë pikërisht enveristët shqiptarë të trojeve të pushtuara shqiptare, dhe, jo, kurrë, shqiptaro-titistët dhe këlyshët e tyre që po i manipulojnë e shfrytëzojnë “udhëheqësit” dhe “prijatarët” e “UÇK”-së!...

Kam fituar bindjen e plotë se në ndjekës tanë u shndërruan edhe ata që i përgatitem ne (enveristët), edhe ata të diasporës, që i kontrollonte e kushtëzonte Serbia, Jugosllavia dhe krahinoristët e “Republikës së Kosovës”, për ndonjë dokument zyrtar a lejeqëndrimi jashtë RSFJ, për të qenë krah i tyre, qoftë pasaportë a diçka tjetër që u mundësonte lëvizje të lirë e të “pakontrolluar” jugosllavisht, jugoserbisht a shqiptaro-titistçe!... Mos u shndërruan në ndjekës tanë ata që punuan me letra të Jugosllavisë jashtë dhe bijtë e tyre në trojet e pushtuara shqiptare?... Shihni, deri ku mund të shkojë dyshimi i bazuar kombëtar!...

Unë, dhe të gjithë shqiptarët-shqiptarë në trojet e pushtuara shqiptare (besoj thellësisht), nuk kemi luftuar për t’i vënë në pushtet dhe nëpër pozita shoqërore shqiptaro-titistët UDB-asho – KOS-istë&Co, ndjekësit tanë, ata “patriotë” e “shqiptarë” që na ndoqën dje, as këta që po na ndjekin sot!... Nuk kam luftuar, që t’i shohë sot në pushtet ndjekësit e mi dhe tuajt, censorët e mi dhe tuajt, plaçkitësit e mi dhe tuajt, gjakpirësit e mi “shqiptarë” dhe tuajt, të gjithë “patriotët” dhe “shqiptarët” që u kyçën dhe punuan vullnetarisht në zinxhirin antishqiptar të Jugosllavisë së Titos e Serbisë së Millosheviçit (në UDB dhe KOS), për interesa të tyre personale, familjare (lukunisht) dhe për interesa të pushtuesit… Nuk kam luftuar (Politikisht e kombëtarisht), tërë jetën time, që t’i shohë në pushtet ndjekësit e mi e tuajt, “patriotët” dhe “shqiptarët” e Lidhjes së Komunistëve të “Kosovës dhe Metohisë”(LKKM), ata që vranë Shaban Palluzhën e Mehmet Gradicën dhe Shtabin e Luftës së Drenicës, në Terstenik, dhe ndoqën bashkëluftëtarët e tyre deri në vdekje. Nuk kam luftuar që t’i shohë në pushtet bijtë e tyre besnikë dhe larvat e tyre të pasojshme që po e shkatërrojnë Kombin dhe Atdheun!...

Nuk kam luftuar, e bësoj fort se as ju që e ndieni veten plotësisht shqiptarë, që t’i shoh e t’i shihni, si në një kor të akorduar mirë, për çdo natë në TV-të “tona”, bujarbukoshët (lexo: bujarbukuroshët), nexhmedinspahinjtë, halilmatoshët, migjenkelemendët me hordhitë e tyre barbare, antishqiptare!... Nuk kam luftuar që t’i shoh në pushtet ndjekësit tanë të përjetshëm: nazmirrahmani-noviçët, sabrihamititoviçët, da/m/utdemakuçkoviçët e içërit e viçërit e tjerë (pro)jugosllavë!... Ndjekësit tanë, janë një ushtri e tërë nofkash, emrash e mbiemrash të njohur e të panjohur, që flasin shqip e mendojnë serbisht edhe sot e kësaj dite!...

Thjesht dhe shqip: Nuk kam luftuar që të jenë në pushtet ndjekësit tanë! Ndjekësit e mi dhe tuajt! Sepse, ndjekësit tanë, të djeshëm e të sotëm, nuk e meritojnë asnjë pushtet shqiptar, në asnjë fushëveprimtari të jetës shoqërore shqiptare!...

Burojë, 23 gusht 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 66 vizitorë
Lexuar: 437 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi