Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR SERBET AUTONOMI, NDËRSA LUGINËS TË TRASHTË E SULOS!
Publikuar më 27 gusht, 2015 në orën 01:23 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mospërfshirja e problemit të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe BE-së nënkupton anashkalim e këtij problemi dhe mosmarrje me të.
Përkundër, se ky problem tashmë është i ngrirë, edhe pse në të kaluarën jo të largët, për veç Referendumit të vitit 1992 dhe dokumenteve tjera politike kishte edhe tentime radikale për zgjidhjen e tij, sidomos lufta e UÇPMB-së gjatë viteve 2000-2001. Vetëm kjo luftë e kishte detyruar Serbinë, por edhe faktorin ndërkombëtare që sado ku do të ulen dhe të merren vesh për problemet e këtij rajoni.

Por, me përfundimin e saj ishte nënshkruar një Marrëveshje e Paqes në Konçul të Bujanocit në vitin 2001 për kinse ndaljen e konfliktit dhe vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e problemeve të rajonit me mjete paqësore.

Beogradi kishte arritur të ndal konfliktin, por më vonë do të arrij edhe të anashkalojë tërësisht detyrimet ndërkombëtare që i kishte për sipër. Kështu, kjo Marrëveshje mbet vetëm në letër, pa ndonjë zbatim konkret.

Kjo kishte ardhur jo vetëm si pasojë e politikanëve të Luginës, të cilët fill pas luftës filluan të “luftojnë” në radhë të parë për interesa të tyre të ngushta individuale, për punësime familjare, për zgjedhjen e tyre si deputet në Parlamentin serb, për përfitime me firma të ndryshme serbe, por edhe për interesa të ngushta të grupeve të tyre politike. Beogradi duke e parë “betejen” e kësaj politike jo vetëm që i anashkaloi problemet e shqiptarëve, por e rëndoi edhe më shumë këtë rajon, sidomos me militarizimin e plotë të tij. Ky rajon tashmë është rajoni më i militarizuar në Evropë dhe është shndërruar në zonë permanente të krizës, të cilën Beogradi mund ta përdorë kur të dojë për qëllime të tyre politike dhe të tjera.

Ndërsa, në anën tjetër edhe Bashkësia ndërkombëtare duke parë sjelljet e politikanëve naivë dhe të korruptuar të Luginës, por edhe sjelljet jo serioze dhe indiferente të Prishtinës dhe Tiranës, të cilët nuk e shtruan asnjëherë drejt problemin e Luginës në agjendën e tyre politike. Tirana dhe Prishtina këtë problem ua kishin lënë politikanëve lokal të Luginës, Serbisë dhe Bashkësisë ndërkombëtare. Problemi i Luginës në fokusin e tyre ishte vetëm atëherë kur kishin nevojë këta për përfitime ditore politike, por edhe materiale dhe të tjera.

Prishtina dhe Tirana as sot e kësaj dite problemin e Luginës nuk e kanë në tryezë të tyre. Rasti i takimeve të Brukselit, përkundër kërkesave të vazhdueshme politike që kishte populli i luginës ndaj politikanëve të Kosovës që të shtrojnë edhe problemin e tyre për diskutim, kjo nuk u morr parasysh. Ky problem nuk u përdorë as një kundëragument i kërkesave serbe për të ashtuquajturën Asociacion i komunave serbe, me të cilën serbët fituar shumë të drejta, të drejtën për vetë organizim politik, kryetar, kuvend, flamur, buxhet, etj, ndërsa shqiptarët e Luginës mbetën aty ku ishin më parë. Ata kanë një të ashtuquajtur Këshill Kombëtar i Luginës, i cili nuk ka kurrfarë kompetenca, përdoret vetëm si dekor për pikë politike të Serbisë. Aty disa politikan të Luginës marrin rrogë dhe nganjëherë takohen me ndonjë diplomat të huaj sa për të pirë ndonjë gotë dhe asgjë më shumë. Ata shkojnë në Beograd dhe ndonjë vend tjetër më shumë për t’i bërë vetit ndonjë qejf se sa për të zgjidhur ndonjë problem të njerëzve të rajonit.

Kjo neglizhencë e politikës shqiptare ka sjell Luginën në gjendje edhe më të rëndë duke e shndërruar në një zonë të paperspektivë për njerëzit e saj. Nga ky rajon tashmë janë larguan me mijëra banorë të saj dhe ky largim sot e kësaj dite ende po vazhdon, sidomos të rinjtë duke kërkuar fatin e tyre në ndonjë vend të Evropës dhe gjetiu.

Andaj, problemi i Luginës në radhë të parë është problem i vet shqiptarëve dhe për këtë nuk mund që gjithmonë të jetë fajtorë “dikush tjetër”. Shikuar nga prizmi i bisedimeve të fundit në Bruksel mund të nxirret konstatimi se përpjekja serbe nxori “autonominë për serbet”, ndërsa shqiptarët e Luginës edhe dhanë shumë për çështjen shqiptare, por edhe luftuan për çështjen e tyre, por në fund kjo iu shpërblye me të trashtë e Sulos. Lugina vazhdon të mbetet “problem i ngrirë” nga “politika e saj e ngrirë”, por me pasoja për ardhmen, por sa do të zgjas kjo nuk e dinë askush!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 563 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi