NEOFASHISTI DAÇIÇ, GËNJEN NË SY BOTE! |
Publikuar më 27 gusht, 2015 në orën 01:27 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Mbledhja e paradoditshme e Këshillit të Sigurimit e OKB-së, qiti në shesh edhe një neofashist të njohur serb, i cili, në sy të të gjithë përfaqësuesve të shteteve të botës, gënjeu botërisht, duke thënë, citojmë: “Prizreni në shekullin 14 ishte kryeqyteti i Serbisë…” Mbledhjen e KS të OKB-së e përcollëm drejtpërdrejt, në TV.
Fjalimi i Daçiçit në KS të OKB-së, është edhe një dëshmi shtesë se ai u tregoi të gjithë përfaqësuesve të shteteve të botës se gënjeshtra është argumenti i tyre (i serbëve) më i madh, dhe i vetmi, sepse, ai gënjen botën në sy, duke deklaruar gënjeshtra të pakripura, gjatë gjithë fjalës së tij para anëtarëve të KS të OKB-së. Po, cilët janë ata njerëz dhe përfaqësues të shteteve të botës që do t’i besojnë gënjeshtrës se tij dhe do ta përtypin atë të pastudiuar?...
Natyrisht, pas fjalimit të tij provokues, përçmues e neofashist, pritej edhe kundërreagimi i Ministrit të Jashtëm dhe Zv./Kryeministrit të Parë të Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili, me gjakftohtësi, i tha në sy bote se shteti i tij, Serbia, kishte bërë gjenocid dhe etnocid në Kosovë, duke ia kujtuar se “Serbia është ajo që ka kryer krime në Kosovë”. Madje, ç‘është edhe më e keqe, në kurriz të qytetarëve të pafajshëm të Kosovës, në kurriz të shqiptarëve, ku nuk u kursyen as gra e fëmijë, as pleq e plaka, as gra shtatzëna, por, u bë gjenocid ndaj tyre vetëm pse qenë shqiptarë dhe nuk e duronin më këmbën fashiste të Serbisë gjakatare të Sllobodan Millosheviçit&Co dhe as do ta durojnë atë këmbë fashiste e kriminale të pasardhësve të tij “demokratë”, siç u tregua Daçiç në Mbledhjen e KS të OKB-së.
Të deklarosh në sy bote se “Prizreni në shekullin 14 ishte kryeqyteti i Serbisë…”, nuk është asgjë tjetër vetëm se t’i tregosh botës dhe çdo përfaqësuesi të shteteve sovrane të KS të OKB-së se ke rrjedhur nga trutë, se ke marrë në thua në tru tëndin, dhe je bërë si ato disqet e prishura të gramafonit, ku zënë n’thua në të njëjtin vend, siç zënë serbët në Kosovën e pushtuar shqiptare, ku, herët a vonë, do ta thyejnë qafën e tyre, të shtrirë, pushtuese!...
Daçiçit duhet t’i rikujtohet e thuhet publikisht se Prizreni, nuk ka qenë kurrë as qytet i Serbisë, e, lëre më kryeqytet, këtë e di çdo njeri normal. Këtë e di e gjithë shkenca botërore. Por, që ta dijë Daçiçi, duhet t’ia kujtojmë se kryeqytet i Shqipërisë Etnike ishte Nishi (Nisus, Naisus, që do të thotë Nisë, Nisi, Nisa), të cilin e ka pushtuar Serbia dhe i ka fshirë shqiptarët autoktonë nga faqja e atij dheu shqiptar, duke ushtruar gjenocid e etnocid të paparë ndaj tyre, që nga viti 1876, 1912 e këtej. Madje, gjenocidin dhe etnocidin e saj të paparë në kurriz të shqiptarëve, e ka përkrahur gjithmonë edhe nëna e saj (e Serbisë), Rusia Cariste e Putino-Medvedevëve.
Daçiç, krahas gënjeshtrave të thëna në Mbledhjen e KS të OKB-së, ka kërkuar nga shtetet anëtare që Kosova të mos lejohet të anëtarësohet në UNESCO, duke thënë se “këtë nuk e lejon as Rezoluta 1244.”
Daçiç, ka thënë se ai ka lindur në Kosovë, duke u orvatur që t’u shesë dushk për gogla anëtarëve të KS të OKB-së, duke u përpjekur vazhdimisht, me paramendim, ta fshehë të vërtetën e hidhur se prindërit e tij kishin ardhur si kolonistë në Kosovën e pushtuar shqiptare, ku, ishin vendosur në Prizren, duke ua marrë tokat shqiptarëve, ku kishte lindur edhe Daçiçi!...
Mjafton që u pa në sy bote, se Daçiçi gënjen publikisht, pikërisht, në Mbledhjen e KS të OKB-së, ku, edhe kësaj radhe e tregoi neofashizmin e tij antishqiptar, duke i mohuar me naze përpjekjet e shqiptarëve për t’u liruar nga këmba e Serbisë pushtuese e fashiste dhe nga këmba neofashiste e Daçiçit serbomadh!...
Burojë, më 24 gusht 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 65 vizitorë |
Lexuar:
789 herë
|
|
|
|
|
|
|