Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Janullatosi nuk e njeh zotin Rama si Kryeministër të Republikës së Shqipërisë
Publikuar më 28 gusht, 2015 në orën 01:14 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, çka është tërësisht një çështje e brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë reagimi zyrtar i Athinës dhe i kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë Anastas Janullatos, i cili u nis fill drejt Athinës për të takuar kryeministrin dhe presidentin grek dhe për t’iu ankuar për prishjen e kishës në fjalë.

Nga faqet e internetit vjen ky informacion:
“Kisha e Dhërmiut është kthyer në çështje dite në Greqi pas vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e saj. Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos. Tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht prishja e Kishës në Dhërmi” (Citohet sipas: “Kisha e Dhërmiut alarmon Greqinë, takim Janullatos-Cipras”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 25 gusht 2015).

Nuk është hera e parë që Janullatosi sfidon hapur autoritetet shqiptare, duke shpërfillur Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nëntë vjet më parë dhe pikërisht më 26 qershor 2006, unë pata botuar në internet një artikull me titull: “Janullatosi, kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri”. Si shkas për atë artikull patën shërbyer zhvarrimet në Kosinë të Përmetit për të blerë eshtra shqiptarësh dhe për t’i deklaruar si eshtra ushtarësh agresorë grekë, me qëllim ngritjen e varrezave të tyre në jugun e Shqipërisë, siç edhe ndodhi faktikisht. Në atë artikull, ndër të tjera, unë shkruaja:
“…zhvarrimet në Përmet janë një vepër sa e pistë aq edhe e poshtër e filialit të kishës ortodokse greke në Tiranë dhe personalisht e kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri, Anastas Janullatosit. Prifti sahanlëpirës i Janullatosit, Vasil Thomollari, është veç çakalli që merret me zhvarrimet e Përmetit, kurse ujku i eshtrave të zhvarrosura është kreu i shovinizmit grekokaragjoz në vendin tonë Janullatos. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve…
Në çështjen e zhvarrimeve në Përmet gazetat shqiptare merreshin me priftin injorant Vasil Thomollari dhe jo me kryeujkun e eshtrave të zhvarrosura, Anastas Janullatosin, i cili, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” - selinë qeveritare të kryeministrit Kostas Karamanlis, pikërisht atje ku është hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet. Pikërisht për këtë kryeujk të eshtrave të zhvarrosura, shtypi dhe kanalet televizive shqiptare nuk guxuan të bënin as komentin më të vogël”.
Pra, asokohe Janullatosi, duke shpërfillur krejtësisht Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Moisiu, të cilët nuk i njihte si dy autoritetet kryesore të shtetit shqiptar, shkoi menjëherë t’i qahej kryeministrit grek Karamanlis për zhurmën që u bë për zhvarrimet në Përmet.
Të njëjtën gjë po bën edhe tani Janullatosi për problemin e kishës së Shën Thanasit. Sikur Janullatosi të ishte me të vërtetë kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë, për çdo shqetësim që atij mund t’i lindte brenda grigjës ortodokse shqiptare, normalisht, ai duhej t’i drejtohej Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani. Por Janullatosi, siç e vërtetoi në vitin 2006 dhe siç po e vërteton edhe tani me fakte konkrete, nuk është kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë. Përkundrazi, ai është kryepeshkop i filialit të kishës shoviniste ortodokse greke në Tiranë. Sepse, për turpin e klasës politike të Tiranës dhe për turpin e mbarë shqiptarëve të besimit ortodoks, Janullatosi në një filial të tillë e ka kthyer kishën ortodokse të Shqipërisë, të cilën dikur e pati themeluar Noli ynë i madh dhe, në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu, i pati siguruar asaj pavarësinë e plotë nga kisha kriminale greke dhe nga patrikana shoviniste e Stambollit.
Vajtja me të shpejtë e Janullatosit në Athinë dhe takimi i tij me Ciprasin dhe me Pavlopulosin, dëshmon pa asnjë mëdyshje se Athina shoviniste, të ashtuquajturën kishë të Shën Thanasit e quan kishë greke dhe Himarën, me të gjithë fshatrat e bregut, e konsideron zonë “minoriteti”.
Në rastin kur Kryeministri Rama ca kohë më parë përmendi mundësinë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fletushka greke, me emrin “Kathimerini”, zëdhënësja e thekur e qeverisë greke, deklaroi pa pikë turpi:
“Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupton që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian” (Citohet sipas: “Edhe nga Greqia “gozhdim” Ramës për bashkimin kombëtar”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 28 prill 2015).
Sipas kësaj gazetë-paçavureje greke, edhe grekët e jugut të Shqipërisë na populluakan “territor grek” që mund t’u “bashkuakan me Greqinë”! Harron kjo paçavure greke se territoret shqiptare kufirin jugor e kanë në Artë e në Prevezë, të cilat, së bashku me Janinën, Kosturin, Filatin, Konicën, Paramithinë e të tjera emërvende shqiptare të trevës së Çamërisë, për ne janë simbole kombëtare. Athina shoviniste e ndien tërmetin që po vjen e afrohet dalëngadalë pas ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se Shqipëria një ditë të bukur do të bëhet me Zot në Krye të Kombit dhe Çamëria do t’i ribashkohet trungut amë.
Fletushka-paçavure greke “Kathimerini” paska edhe kuturinë ta kërcënojë kryeministrin Rama se po luaka, demek, me zjarrin për faktin që është shprehur për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ç’është e vërteta, Kryeministri Rama nuk ka luajtur me zjarrin. Përkundrazi, ai ka shprehur një aspiratë mbarëshqiptare për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në raport me Republikën e Shqipërisë, me zjarrin ka luajtur gjithmonë shteti grekokaragjoz, i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, paçka se vazhdon të mbajë të pushtuar një pjesë të mirë të trojeve tona etnike që përfshihen në krahinën tonë etnike të Çamërisë. Me zjarrin ka luajtur gjithmonë Athina karagjoze: dhe ky është zjarri i gënjeshtave, i hileve, i hipokrizisë, i mashtrimit, i pabesisë, i pafytyrësisë në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian dhe sidomos ndaj kreditorëve të huaj, një zjarr ky që po zbulon faqe botës se cila është fytyra e vërtetë e kësaj prostitute të Evropës që u ka grabitur kreditorëve të shumtë 350 miliardë dollarë dhe tani rri e vërtitet si zorra në prush.
Kryeministri Rama, disa ditë pas ardhjes në pushtet më 23 qershor 2013, gjatë një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).
Në një artikull me titull “Një ogur i mirë për demokracinë”, të botuar në internet më 07 korrik 2013, unë pata shprehur me gjithë zemër dëshirën që zoti Rama, si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, të lërë emër në histori. Në aspektin e marrëdhënieve me fqinjin e jugut, Kryeministri Rama e ka vetë në dorë për të lënë emër në histori për tri çështje themelore, duke pasur edhe bashkëpunimin e ngushtë të opozitës.
Së pari, të largojë nga Shqipëria Janullatosin, i cili, në çdo hap të veprimtarisë së tij, e ka vërtetuar dhe vazhdon ta vërtetojë në praktikë, si në rastin zhvarrimeve në Kosinë, ashtu edhe në rastin e kishës së Shën Thanasit, se është emisar i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë dhe mbron vetëm interesat e tij, në dëm të interesave tona kombëtare.
Së dyti, ta detyrojë Athinën shoviniste të abrogojë me se s’bën ligjin e luftës, për të cilin poeti Luan Çipi, në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” (01 maj 2015) shkruan në vargje:
Mirë greku nuk po tundet,
Ruan ligjet e ish-mbretit,
“Rilindja”, si nuk po shkundet,
Pse si del për zot shtetit?
Së treti, të vërë në rrugën e zgjidhjes politike përfundimtare “Çështjen Çame”: rikthimin e popullsisë së Çamërisë në trojet e veta etnike, duke gëzuar të gjitha pronat e trashëguara brez pas brezi.
Pikërisht zgjidhja e këtyre tri Çështjeve Themelore për Republikën e Shqipërisë, do të bëjë të mundur që Kryeministri Rama të lërë me të vërtetë emër në histori, si një personalitet i shquar i kombit shqiptar. Por emri në histori nuk lihet, duke reaguar si “varfanjak hesapi” në twitter në adresë të Athinës: “nuk pranojmë tutelë”.

Tiranë, 26 gusht 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 608 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi