Ate çka nuk mundi Serbija me e fituar më luft në Kosovë, (kuptohet falë NATO-s), ja dhan Isa dhe Hashimi në paqë. Me kujtohen shum mirë fjalet e Bil Klintonit gjatë vizitës se tij në Stankovec kur tha Citoj: “Nuk guxon askush qe të ju detyron qe të pajtoheni me serbet, dhe Serbinë.
Isa Mustafa ( Mutafa ) Dhe Hashim Daniloviq alias Thaqi, tani po e trgojnë servilitin, dhe besnikrin e tyre ndaj barbarve dhe barbarisë serbe dhe malazezë në kohen kur është nevoja qe të bashkohemi me të gjitha forcat kombëtare dhe mbarëkombëtare, dhe të bëjmë luftë diplomatike, dhe po qe se paraqitet nevoja edhe me armë t’i mbrojmë të pakten kufijt e tanishem, pastaj të kërkohet edhe përmisimi i gabimeve të qellimshme të Evropës “demokratike”qe të na i këthej trojet tona stergjyshore të cilat kjo Evropë kinse demokratike ua fali Serbisë, Malit të zi, Greqisë dhe Maqedonisë gjatë shekullit të fundit. Bashkimin e trojeve, dhe kombit tani na e shohim si një domosdoshmeri të kohes ma të nevojshme se kurrë ma parë për ta shpetuar qenjen tonë kombëtare. Pisllëqet tradhtarëve të kombit të taborreve kriminele të Hashim Daniloviqit alias Thaqi, dhe Isa Musatafa, e ndihmuan Serbinë qe të krijoj Serbinë e vogel në Kosovë, e cila do ta ketë për dëtyrë parësore qe ata t’i realizojn kerkesat e Serbisë. Pra, sa herë qe serbisë i duhen trazirat në Kosovë për interesat e saja, e aktivizon tani Republiken e vet serbe në Kosovë. Na Pjesëtarët e Partisë Republikane të kosovës do t’i bashkangjitemi të gjitha atyre forcave qe i kundershtojnë nenshkrimet e dy krykriminelve të Kosovës në dëmë të Kosovës. Në këte rast apeloj në radhë të parë parlamentarët në parlamentin e Kosovës qe në asnjë mënyë, për asnjë qmim mos ta miratojnë dokumentin e nenshkruar nga Hashim Danilloviq alias Thaqi, dhe Skender Hyseni qe përcakton kufirin me Malin e Zi dhe ate pos tjerash për tri shkaqe kryesore: -1. Tani për tani ky kufi i propozuar nga mjerani Murat Meha, e demton Kosoven si “shtet”, dhe pronat private të shqiptarëve të brezit kufitarë, si dhe shqiptarve tjerë qe i kanë kullosat e tyre verore në ato bjeshshkë për rreth 12000 Km.2 (katror). -2. Mali i Zi mban nën okupim të eger edhe shumë teritore, dhe vendbanime shipëtare si: Ulqin, Tivar, Tuz, Podgoricë, Hot, Grudë, Plavë, Guci, Beranë, Rozhaj dhe shum vende tjera qe tani nuk po i përmendi.
-3 Mali i zi si pjesë e Serbojugosllavisë muar pjesë bashk më kriminelet e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë në masakrat e ndryshme nëpër Kosovë. Ky nenshkrim i ministrit të punëve të jashtme Hashim Danillovic alias Thaqi, i biri i polarit, dhe i ministrit të punëve të brendshme Skender Hyseni është tradhti kombëtare, dhe qe nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur opozita do të vijë në pozitë nuk do të ketë vlerë, dhe neshkruesit e çfardo dokumenti ne dëmë të Kosovës një ditë do ta merr denimin e merituar nga vet populli.
Musa Bajraktaraj
Për Partinë Republikane të Kosovës
Prishtinë
28. 08. 2015
|