Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Asociacioni krijon korridor, korridori prodhon luftë!
Publikuar më 30 gusht, 2015 në orën 09:55 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo verë e nxehtë solli edhe cuname politike dhe po ngrit tensionin e qytetarëve, të cilët me të drejtë shprehin mospërfillje, mosmirënjohje, mllef, kundërshtimin etj. kundër dëmit që i shkaktohet trojeve tona, nga kjo garniturë politikanësh, që për interesin e djallit apo të birit, se për interesin kombëtar kurën e kurës, nënshkruan marrëveshjen e krijimit të Asociacionit të komunave serbe, jo vetëm në veriun e Kosovës, por në gjithë hapësirën e saj, dhe po krijojnë korridorin lidhës përmes Kosovës nga Serbia veriore në atë lindore dhe ky korridor prodhon luftë! Lexo, prodhon luftë! Element të cilin nuk e trajton asnjë analist e subjekt politik. Edhe po të mos ishte krijimi i këtij korridori, mjafton që të jetë në një pjesë të Kosovës, me afro 25% të territorit.

Shumë herë kam fol për emancipimin politik të qytetarëve, por e keqja, se nuk janë të emancipuar kuvendarët që morën mandatin nga qytetarëve për të nxjerr ligje që do ta bënin qytetarin të dinjitetshëm, që do ta paqësonin qytetarin dhe ai të merret me probleme të veta, e të mos mendojë, se cili cep i atdheut, i mbuluar me gjak dëshmorësh, po i dhurohet armikut.
Marrëveshja e arritur në Bruksel, e sugjeruar nga “miqtë”, nuk është asgjë tjetër pos një kapitullim lufte në tavolinë bisedimesh, e cila nuk le alternativë për beteja të ardhshme të kësaj nomenklatura politikanësh.
Vetë struktura deleguese në asamble, vetë mënyra e funksionimit të Asociacionit, vet kompetenca në shumë fusha vitale të shtetit, vetë përfaqësimi në organet më të larta shtetërore, vetë mundësit e pjesëmarrjes (lexo: ndërhyrjes) në Gjykatën Kushtetuese, vetë krijimi i buxhetit, shfrytëzimi dhe ndarja e tij, vet financimi i gjithë këtij stafi, japin mjaftë për të kuptuar se ka apo nuk ka kompetenca ekzekutive. Prandaj loja e fjalëve se nuk ka elemente ekzekutive jep për të nënkuptuar për lojën e pistë që është luajtur në emër të qytetarit.
Qytetari ka mundësi edhe të baraspeshojë asociacionin e komunave ekzistuese, në të cilat nuk kanë pranuar serbët të hyjnë, me këtë të posa formuar dhe t’i vënë gishtin kokës për të pyetur veten, pse serbët nuk e pranuan atë dhe pse nuk u morr si mostër ekzistuesja, por u deshtë të humbët gjithë ajo kohë, u deshtë të shpenzohen gjithë ato para?!
Kjo e mundëson forcimin e etnitetit serb në të gjitha fushat e jetës dhe me mjaft ndikim, në të gjitha struktura shtetërore. Po të lexohet mirë në mes rreshtave, ky asociacion do të zgjedh edhe kuvendarët e vet, të cilët do të bartin mesazhin edhe në Kuvendin e Kosovës, do të bartin mesazhin edhe në strukturat qeveritare e gjyqësore të Kosovës, do të bartin mesazhin, që do të paraqet një problem bukur serioz për një jetë normale, për një zhvillim ekonomi normal, për një strukturë policore e ushtarake funksionale në gjithë hapësirën e Kosovës dhe detyrimisht lind edhe nevoja për të marr veprime për tejkalim të problemeve, të cilat lindin si pasojë e mosfunksionimit të shtetit.
Edhe pa këtë Asociacion shteti nuk ishte në gjendje funksionale në gjithë hapësirën e vet, por tash është legjitimuar për mosfunksionalitet dhe atë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, që e bënë marrëveshjen më të fuqishme dhe nxjerr detyrime për zbatueshmëri nga pushteti.
Nëse deri sot ka pasur ndarje në subjekte politike, sot duhet bashkëvepruar për të marr mandatin qeveritarëve, që të paktën në emrin e së vërtetës, në emrin e së ardhmes, në emër të trashëgimtarëve, të bllokohet krijimi i këtij asociacioni, për të përfituar në kohë, për të analizuar se si të dilet nga kjo situatë e krijuar, sepse nesër kjo situatë mund të prodhojë luftë, duhet përpjekur t’i iket asaj me mjete politike sa nuk është vonë.
Qytetarët duhet logjikuar vet e jo të marrin të përtypur nga liderët e prijësit politik se si të veprohet, se si të tejkalohet kjo situatë shumë e disfavorshme për kombin, se kjo marrëveshje, nga kushdo që është mbështetur, qoftë edhe nga SHBA-ja, nuk na zgjidh problem, por ka krijuar probleme edhe më të mëdha se gjithë problemet që i kemi pasur deri sot pas lufte. Kjo situatë, nëse nuk ndërron, nesër do të detyrohemi të ndërmarrim veprime konkrete, sepse nuk jemi të gatshëm që në Qagllavicë të nxjerrim pasaporta për të shkuar në Prizren e anasjelltas, se ky korridor kobzezë do të mundësoj këtë veprim serb përmes territorit të Kosovës
Koha është për të vepruar!

Prishtinë, 26.08.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 575 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi