Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Konkurs diplomatik” i Thaçit, kërkohet një Vili Brant në Serbi!!!
Publikuar më 30 gusht, 2015 në orën 10:05 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi e çoi në vend besën politike të Bajram Rexhepit, minoritet serb “AUTONOMI THELBËSORE”!!!

*** Dhuratë e çmueshme dhe e papritur kjo për Beogradin dhe për “doshlakët” serbë në Republikën e Kosovës.

*** Arritja e Marrëveshjes së ZSO-së nuk është befasi, por vetëm konfirmim dhe vulosje e përmbushjes së premtimit të palës shqiptare për njohjen e autonomisë minortitetit serb në Kosovë (2007).


Mirëpo, në vend se të ripohohet kjo e vërtetë e Bajram Rexhepit për njohjen e “autonomisë thelbësore” serbëve në Kosovë, ministarat e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri “buldozerët diplomatikë” të Kosovës, pohojnë të kundërtën se gjoja me përfundimin e kësaj Marrëveshjeje “Serbia e ka njohur Kosovën”!?
Këtë “diplomaci elastike” të tandemit Thaçi-Tahiri, e mbështesin me fanatizëm, edhe partizanët e zjarrtë tyre si në Kosovë, ashtu, edhe në Shqipëri (kryeministri aktual Rama, ish-kryeministri Berisha, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Basha me PD-në) se gjoja kjo Marrëveshje “nuk rrezikon sovranitetin” e Kosovës. Përkundrazi, kjo “dardhë me bisht të gjatë” është në funksion të rrënimit të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës, ndryshe ustavobranitelët e Kushtetutës serbe (2006), do ta refuzonin këtë Marrëveshje, e cila në thelb përligj vetëm interesat nacionale dhe shtetërore hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë ndaj Kosovës.

-Tani pas arritjes së këtij “pakti” kapitullues me ustavobranitelët serbomëdhenj: Nikoliq, Vuçiq dhe Daçiq, nuk ekziston nevoja të gjendet asnjë Vili Brant në Serbi, sepse serbomëdhenjtë kanë realizuar projektin e tyre strategjik, janë plotësisht të kënaqur, duke fituar statusin special autonom për minoritetin serb në Kosovë. Tani, me të arritur objektivin e tyre gjeopolitik, ustavobranitelët e Kushtetutës (2006) sipas së cilës “Kosova është Serbi”, nuk kanë nevojë më, që të gjejnë ndonjë Vili Brant në Serbi, sepse, tanimë kanë mbarar punë me Thaçin (të cilin, sipas ustavobranitelëve, e pret procesi gjyqësor i Gjykatës Speciale) , i cili ka meritat kryesore për përmbushjen dhe për konfirmimin e premtimit të ish-kryeministrit të tij, Dr. Bajram Rexhepi, se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, serbëve, do t’u njihet “autonomia thelbësore”.

“Bravo” i qoftë Thaçit, që çoi në vend besën e dhënë të bashkëpartiakut të tij, Bajram Rexhepi, cili qysh në qershor të vitit 2007, pati deklaruar se: “Jemi të vetëdijshëm se, do të jetë problem integrimi i veriut në sistemin e Kosovës, por oferta jonë është që, njerëzëve, të cilët jetojnë në veri të Ibrit, t’u njihet AUTONOMIA THELBËSORE brenda Kosovës së pavarur.” (// http://www.evropaelire.org/content/news/983712.html; http://vesti.krstarica.com/vesti-dana/redzepi-kosmetu-nezavisnost-autonomija-za-sever/24.06.2007).

Pavarësisht nga efekti negativ politik i kësaj deklarate, ish-kryeministri i Kosovës, si burrat e moçëm me besë, u dha premtimin “doshlakëve” serbë, se me t’u shpallur Kosova shtet i pavarur, atyre do t’u njihet statusi special “Autonomia thelbësore brenda Kosovës së pavarur.”
Pra, kush di të lexojë “gramatikën politike” të “honekerëve” të rinj të Kosovës, duhet të kuptojë se kjo është esenca e përmbajtjes së Marrëveshjes së ZSO-së-autonomi politike mbi Planin e Ahtisarit dhe mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).

Ky është kompromisi dhe pajtimi i përkohshëm me shqiptarët në Kosovë derisa minoriteti serb të fitojë “minishtetin” e vet, ose të shkëputet tërësisht nga Kosova, e t’i bashkohet Serbisë.
Nuk ka asnjë dyshim se me këtë Marrëveshje famëkeqe në interesin politik dhe gjeopolitik të Serbisë, ustavobranitelët dhe “honekerët” arritën “kompromis historiko-politik-diplomatik”, që një ditë të afërt, Kosova të FEDERALIZOHET ose të COPËTOHET nga Serbia, ashtu sikurse ndodhi me “Republika srpska” në Bosnjë e Hercegovinë (BeH).

Kjo është ide shumë e vjetër, që ka të bëjë me zgjdhjen e çështjes së sllavëve të Jugut në Ballkan, të gjithë të bashkuar nën “kurorën” e Monarkisë së Serbisë-Piemontit sllav në Ballkan.

Këtë ide të rrezkishme dhe të dëmshme për Ballkanin dhe për Evropën, me kohë, qysh para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, e pat kuptuar drejt vetëm presidenti amerkian Woodrow Wilson dhe Arqiduka i qeverisë së Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand (të cilët së bashku, pas vizitës që i bëri Franz Ferdinand në Amerikë, kishin gjetur gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e drejtë të “ çështjes sllave” në Evropën Lindore, por për invaduesit serbë dhe aleatët e tyre evropianë me Rusinë në krye, ishte e papranueshme. Ky ishte shkaku dhe motivi kryesor politik dhe terrorist i Serbisë, që e vrau Archidukën austriak, sepse ishte kundër idesë dhe platformës së Projektit të Serbisë së Madhe, të gjithë serbët brenda Monarkisë serbe) i Perandorisë Austro-Hungareze, i cili, gjatë një vizite zyrtare që i bëri Sarajevës, me rastin e “inspektimit të trupave ushtarake perandorake në Bosnjë e Hercegovinë, të cilën Austro-Hungaria e kishte aneksuar më 1908”, edhe e pagoi me kokë së bashku me bashkëshortën e tij, Sofia në atnetatin politik serb, të kryer nga terroristi Gavrilo Princip në Sarajevë, më 28 qershor 1914, të organizuar, të planifikuar dhe të kryer nga “Dora e zezë” e Dragutin Dimitrijeviqit(APIS) me seli në Beograd të Serbisë.

Të kërkohet një Vili Brant në Serbi, është njësoj sikur të kërkosh njohjen e Kosovës nga Shesheli!

Në këtë rast nuk do të mund të ndihmonin, as Konrad Adenaur, as Vili Brant, as Helmut Shmit e as Helmut Kol, sepse ky kompromis politiko-tregtar i njënashën krejt serb, është aq i keq dhe, aq i dëmshëm për interesin nacional dhe shtetëror të shqiptarëve në Kosovë, saqë asnjëri prej këtyre kancelarëve gjermanë, kurrë nuk do të pranonte një Marrëveshje të tillë si zgjidhje për popullin gjerman dhe Gjermaninë, duke sakrifikuar atributet shtetërore të Gjermanisë, për ndonjë “kod telefonik” të fituar nga Gjermania Demokratike Lindore e Erich Honekerit prosovjetik.

-Eh, tash, pas këtij kapitullimi politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror, kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi ka të drejtë, që ka shpallur “konkursin diplomatik” për gjetjen e ndonjë Vili Branti në Serbi, i cili, do të ndërmjetësonte në pajtimin e Serbisë dhe të Kosovës, duke kërkuar falje publike të përbotshme, për shkak se Serbia ka bërë krime në Kosovë.

Ky farë “konkursi diplomatik” i hashimëve, do të duhej të shpallej, qysh para 16 vitesh (1999-2015), para se të lidhej “pakti politik” me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për njohjen e “autonomisë thelbësore” serbëve në Kosovë, më 25 gusht 2015.

Prandaj, pas kapitullimit të politikës dhe të diplomacisë së Prishtinës zryatre me nënshkrimin e asaj Marrërveshjeje, në Serbi nuk mund të gjendet më “për pykë të sajës” asnjë Vili Brant dhe asnjë Dimitrije Tucoviq, sepse “Ustavobranitelji”: Tomislav Nikoliq (president), Aleksandar Vuçiq (kryeministër) dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Serbisë, ia kanë arritur qëllimit, që t’i qetësojnë serbët me zgjidhjen e statusit politik të minoritet serb në Kosovë, duke u siguruar atyre autonominë e plotë ( të drejtën e vetëvendosjes së brendshme) në përputhje me ligjet dhe me Kushtetutën e Serbisë (2006), sipas së cilës “Kosova është Serbi”!?

-Sa “diplomaci e thellë” kjo, ustavobranitelët e Serbisë dhe “honekerët” e Kosovës arritën “marrëveshjen historike” “kompromisin reciprok politik” në Bruksel (25.08.2015),-Mitrovicën Veriore Serbisë, kurse Kodin e ri telefonik (383) Kosovës. “Bravo”, tender i pranueshëm ky për ustavobranitelët e Serbisë dhe për “honekerët” e Kosovës.
Sipas këtij “pazari pa hanxhiun”, tash paska ngelur të bëhet vetëm pajtimi dhe përqafimi i viktimës me agresorin pushtues dhe gjenocidal serb(1989-1999) !?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 743 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi