Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beqir Elshani: Dy skica
Publikuar më 01 shtator, 2015 në orën 08:26 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
NDARJA E GJAHUT NË QEVERI

Sipas fabulës së Ezopit të famshëm "Luani, dhelpra dhe ujku" për ndarjen e gjahut të përbashkët, në të cilën ujku e pëson, meqë gjahun nuk e ndau sipas dëshirës së mbretit të kafshëve – luanit, edhe pse e kishte ndarë në mënyrë parimore, duke i caktuar secilit pjesën e tij, ashtu siç ishin marrë vesh në fillim të gjahut. Prandaj ujku gjeldetin ia ndau dhelprës, siç thotë populli, princit të shpezëve, dashin e ndua për vete, që ujku pak dallim kishte me forcën dhe guximin e luanit si mbret, megjithatë kafshën më të madhe – kaun ia ndau luanit.

Përvoja na mëson, sepse ndonjëherë edhe luani me pamundësi të gjuajtjes së kafshëve, detyrohet të largohet me barkun thatë. Prandaj si autor i këtij shkrimi, mua më vjen mirë që në fabulën e Ezopit ujku ka zënë vendin e merituar si personazh parimor. Mirëpo mbretit të kafshëve, luanit, nuk i kishte pëlqyer ndarja e gjahut, prandaj ishte zemëruar dhe ujkun e përplasi përtokë. Kështu veproi luani, në mënyrë që të gjitha kafshët në pyll të frikohen dhe të tregojnë respekt ndaj tij. Prandaj edhe parlamenti shtetëror kur e ka parë bishtin e ujkut duke lëvizur djathtas-majtas, që ishte shenjë paralajmërimi për të mos e pësuar fatin e ujkut, u detyrua të marrë mësim. Këtu trimëria nuk ndihmon, duhet gjetur zgjidhje diplomatike për shpëtimin e lëkurës, ashtu siç e shpëton edhe luani lëkurën para tufës së madhe të buajve. Prandaj dhelpra për të mos e pësuar fatin e njëjtë të ujkut, gjahun e ndau në të mirë të mbretit të kafshëve - luanit: gjeldetin ia dha për mëngjes, dashin për drekë dhe kaun për darkë. Duket qartë që luanit i pëlqeu ndarja e gjahut nga ana e dhelprës diplomate, jo vetëm si grykës i ushqimit që ishte, por edhe si mbret me autoritet i të gjitha kafshëve sipas traditës që kishte. Natyrisht që luanit kau i madh me mish kalorik i mjaftonte, bile edhe i tepronte, por ai bir kafshe donte të tregonte sundimin e tij absolut. Pastaj nëse mishi i gjelit ishte i shijshëm po aq edhe i mjaftueshëm për barkun e dhelprës, për luanin ishte si një krodhe.
Kjo formë e ndarjes së gjahut mund të zbatohet edhe sot në pushtetin e një vendi sipas diplomacisë bashkëkohore, në të cilën pjesën më të madhe dhe më të mirë e merr kryetari, dashin kryeministri dhe gjeldetin e merr ministri i punëve të jashtme. Mirëpo një fëmijë, që të kujton përrallëzën e Andersenit, i cili kishte treguar për mbretin lakuriq, pyeti se çka merr populli. Dihet, populli e merr bajgën për plehërimin e tokës për të siguruar bukën e gojës, por edhe për të paguar taksën shtetërore, përndryshe makina e qeverisë nuk ecën me ujë, por me mish gjedhi, dashi dhe gjeldetin e pjekur në furrë.
Uroj të jem gabim; prandaj ata njerëz që dinë të ndajnë gjahun më mirë se unë, janë të mirëseardhur në redaksinë albaniapress!

PUSHTETI SIPAS GOJËDHËNËS ROMAKE

Sipas gojëdhënës romake tregohet se kur djemtë e Tarkvinit Superb, të cilët i shoqëronte Bruti, e pyetën orakullin e Delfit se cili prej tyre do të sundojë Romën, orakulli i përgjigjet se pushtetin do ta marrë ai që do ta puthë i pari nënën. I vetmi Bruti i kishte kuptuar si duhet fjalët e orakullit, ndaj kur u kthye në Romë, e puthi tokën - nënën e të gjithëve. Kështu pas dëbimit të Tarkvinit Bruti zgjidhet konsull i parë në Romë. Ngjashëm kishte vepruar edhe ish-kryetari i shtetit, Ramiz Alia, fill pas rënies së komunizmit në Shqipëri, vendosi se cili prej djemve në Shqipëri do të puthte nënën, mund të zgjidhej kryeministër i shtetit. I vetmi çapkën që i kishte kuptuar si duhet fjalët e Ramiz Alisë, kishte qenë doktor Sali Berisha, prandaj kur Berisha hyri në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u gjunjëzua dhe e puthi Nënën Parti, dhe menjëherë u zgjodh kryeministër i shtetit. Kjo ishte një ngjarje historike sipas legjendës romake, kurse ngjarje shkencore sipas fiziologjisë së njeriut është puthja në faqe që angazhon disa muskuj. Një ndër shkaqet që një puthje të ndihet e këndshme, është që pjesa e sistemit nervor në gjuhë të jetë e ndjeshme në tërë trupin e njeriut. Një tjetër shkak është që lëkura e buzëve të jetë e hollë dhe e ndjeshme. Ai apo ajo që me buzë puth faqen e tjetrit, përdor 12 muskuj, kurse për puthjen e zjarrtë me gjuhë veprojnë 34 muskuj në fytyrë, në të cilën puthja normale përbën ujë, albumine, pastaj yndyrë, dhe krejt në fund përbën kripë dhe lloje të ndryshme bakteresh. Nuk ka asnjë dyshim që puthja e karrieristëve për pushtet përdorë të gjitha muskujt në fytyrë e në gjuhë me të gjitha preparatet kimike, pa harruar angazhimin e sistemit nervor, me anën e së cilës zbardh dhëmbët, dhe krejt në fund, tund gishtat e fitores ashtu siç e tund qeni bishtin.

28. 08. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 1,244 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi