Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kriminalizimi i shoqërisë kosovare me mbështetjen e donatorëve
Publikuar më 01 shtator, 2015 në orën 08:43 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Problemi nuk është se ndihmat e mëdha të jashtme nuk e dhanë efektin e pritur ose të menduar, sepse tek e fundit shtetet donatore mund të arsyetohen se ne nuk u kemi faj pse nevojtarët tuaj kur i bënë pesë pare me ndihmat tona u munduan të na shkelin edhe neve, por te injorimi i qëllimshëm dhe i pa shpjegueshëm i ankesave për keqpërdorime. Kjo mbase e përforcon bindjen se qëllimi i ndihmave, nëse gjykohet sipas efektit përfundimtar, paska qenë ngritja e një mafie e cila do të bëhet shkas për spastrim etnik të popullsisë në baza ekonomike.

Edhe pse mision i ndihmave nuk ka qenë i tillë, ne duhet të gjykojmë në bazë të rezultateve. Nëse SHBA, Gjermania, Zvicra, dhe Suedia na thonë se ato ishin paratë tona dhe kemi mundur të mos ua jepim fare, përgjigjja jonë duhet të jetë se gjithë këtë maskarallëk që u bë në Kosovë nuk ua kemi pasur borgj. Përveç kësaj, përgjigjja për ankesat e shteteve donatore se çka u bë me milionat që ua ka kemi si ndihmë, është se pse ju nuk keni reaguar me kohë por i keni satanizuar dhe përndjekur denoncuesit duke i shpallur njerëz të poshtër dhe të rrezikshëm? Ose, pse nuk reagoni tani për atë kohë?

Ne nuk duhet t’i besojmë deklaratave dhe qëdrimeve zyrtare të shteteve donatore se çka u bë me gjithë ato ndihma dhe pse Kosova erdhi në këtë situatë të pashpresë. Duhet të gjykojmë vetëm në bazë të ngjarjeve që kanë ndodhur dhe rezultateve, e jo edhe në thashethemet në mesin e qytetarëve se janë vjedhur shumica e ndihmave dhe fondeve. Kur ka evidencë atëherë edhe shpjegimi për dështimin është më i arsyeshëm, por shpjegimi duhet të shkoj më tutje tek organet mbikëqyrëse të agjencive donatore të cilat nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë korrigjuese dhe ndëshkuese.

Burgoset për falsifikim të doktorraturës, kosovarët mendojnë për vjedhjen e milionave në KEK!

Një punonjës gjerman i angazhuar si drejtor menaxhues i KEK-ut i quajtur Xho Trashler, kishte zhvatur 4,3 milionë dollarë. Drjetësia në Gjermani e kishte dënuar me tri vjet e gjysmë burg jo se ka vjedhur ndihmat në Kosovë, por se e kishte bërë një doktorraturë fals. Shumë më jo serioz se gjermanët është Inspektori i Përgjithshëm i USAID-it, ndoshta nga shkaku se Kosovën e cilëson si një hiç në kuadër të veprimtarisë së USAID-it në shumë shtete të botës. Kur agjencitë shtetërore për zhvillim nuk kanë pasur ndonjë mbikëqyrje për keqpërdorimin e ndihmave, atëherë nuk i zihet shumë për të madhe edhe keqpërdorimeve që janë bërë nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë si UNDP, Banka Botërore, e institucione tjera. UNDP-ja për disa vite e ka zbatuar një projekt për ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve në institucionet e Kosovës. Se çka u thotë UNDP-ja nuk duhet t’i besoni. Duhet t’i besojmë syve tanë se çfarë kriminalizimi i institucioneve të Kosovës është bërë dhe kush është fajtorë. Ndaj denoncimit të shumë keqpërdorimeve me fondet e BE-së, SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara, organet mbikëqyrëse prej nga vijnë organizatat donatore kanë mbetur të heshtura, ndërkaq denoncuesve të krimeve nga Kosova kjo u ka kushtuar shumë. Ky është fakt që tregon se shumica e ndihmave të jashtme kishin edhe qëllime kriminale. Ndonëse këtë nuk duan ta pranojnë, gjërat që shihen në terren e vërtetojnë këtë zhvillim të arrestuar.

Natën e ndajnë shtratin, ditën fondet e OSI-t!

Me fondet e huaja private si të Institutit për Shoqëri të Hapur (OSI – Open Society Institute) është vepruar në formë edhe më të dëmshme se të atyre nga SHBA, BE, dhe Kombet e Bashkuara. OSI në Kosovë përfaqësohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) ku drejtor ekzekutiv është Luan Shllaku. KFOS-i i jep fonde Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ku drejtoreshë e projekteve është Suzana Arni e cila për t’u kamufluar kurrë nuk e përdorë zyrtarisht mbiemrin e saj të martesës sepse është gruaja e Luan Shllakut.Ky lloj nepotizmi makabër në një institut që pretendon të promovojë shoqërinë e hapur dhe multietnike, ta çon gërdinë prej hipokrizisë së tij. Ku po do shoqëri më të hapur dhe më multietnike kur natën e ndajnë shtratin ndërsa ditën fondet e OSI-t? Ka kohë që Ombudspersoni i OSI-t është informuar për këtë praktikë në Kosovë, por duket se vetë e ka zgjedhë këtë formulë. E ne ankohemi dhe duam t’i shpallim luftë nepotizmit nëpër institucionet e Kosovës! Me rëndësi për qytetarët e Kosovës është t’i dijnë komplotet dhe intrigat e Luan Shllakut që i gjasojnë shumë dispozitave që i përmbajnë dokumentet konspirative si Protokollet e Pleqve të Mençur të Zionit. Ombudspersoni i OSI-t ishte dashur të merr masa ndaj kësaj dukurie nëse deklaron se misioni i tij është shoqëria e hapur, por nuk po merr, madje duket se në heshtje ua ka lëshuar kryet për komplote pikërisht kundër shoqërisë së hapur. Paradoksale, apo jo?

Kosova si donator i shteteve të zhvilluara!

Paradoksi tjetër është se gjersa Kosova raportohet si pranuese e madhe e ndihmave dhe fondeve financiare, pas shpalljes së pavarësisë financat filluan të marrin drejtim të kundërt, nga institucionet e Kosovës për të ashtuquajturit këshilltarë të huaj. Vetëm Ministria e Ekonomisë dhe Financave gjatë mandatit sa udhëhiqej nga Besim Beqaj, kishte paguar mbi 20 milionë euro nga buxheti i Kosovës për këshilltarët e huaj. Se çka këshillonin ata këshilltarë dhe çfarë të mire na sollën me mençurinë e tyre, askush nuk e di, pos atyre njerëzve vendorë që e kishin qëllimin e qartë – shpëlarjen e parave. Numëroni dhe përshkruani rastet tjera të shpëlarjes së parave nga mafiozët vendorë për llogari të mafiozëve të huaj.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,345 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi