Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Me emër, me vepër dhe me varr për bashkimin kombëtar!
Publikuar më 01 shtator, 2015 në orën 08:48 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo ishte ligjërata inauguruese dhe përmbyllëse e Akademikut Mark Krasniqi për të gjithë studentët dhe kolgët e tij, si dhe për të gjithë shqiptarët anembanë Shqipërisë Etnike.

*** Çdo alternativë tjetër, të lërë në “baltën e gjallë”, në humnerën e pafund dhe në zjarrin e pashuar të errësirës dhe të robërisë shumëshekullore të sundimtarëve dhe të varrezave të huaja...

Akademik Mark Krasniqi-simbol i pavdkeshëm i Bashkimit Kombëtar
Këtë e vërtetoi jo vetëm vepra e tij shkencore, patriotike dhe atdhetare jetësore shqiptare (95-vjeçare), por edhe Amaneti shpirtëror i fundit i tij: “Më varrosni pa priftërinj. Dua që varrimi të jetë civil, pa ceremoni fetare, Nuk dëshiroj të ketë të pame” ka thënë ai. Por, ka pranuar që në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të ketë ceremoni përkujtimore”. (http://www.gazetaexpress.com/lajme/fjalet-e-fundit-e-fundit-te-akademik-mark-krasniqit-dua-varrim-pa-ceremoni-fetare-125944/28/08/2015/).

Ky Amanet iu plotësua Akademikut tonë të dashur dhe, për jetë të paharruar, Mark Krasniqi, i cili, më 30 gusht 2015 u varros në varrezat e Perishtinës pa ceremoni fetare ( ashtu sipas Amanatit të tij me gojë dhe me shkrim), me lapidarian e stolisur me SIMBOLIN E SHENJTË KOMBËTAR-SHQIPONJËN DYKRENAREE TË SKËNDERBEUT dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, me ceremoninë dhe me nderimet më të larta kombëtare shqiptare.
– I lehtë i qoftë dheu i SHQIPËRISË ETNIKE!

Emri, vepra e tij njerëzore, shkencore, kombëtare atdhetare, si dhe AMANETI i tij i fundit dhe VARRI VETËM ME SHQIPONJË SHQIPTARE, do të mbesin PËRMENDORE E GJALLË E BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR.

Amaneti i madh, vepra dhe lapidari me shqiponjë i Akademikut Mark Krasniqi-të bashkuar edhe në varr!

Nuk ka asnjë dyshim se, Mark Krasniqi, me vepër dhe me varr, e çoi në vend, e përmbushi AMANETIN historik shekullor të pavdekshëm kombëtar shqiptar të patriotit të madh, Vaso Pashë Shkodranit:
“MOS SHIKONI KISHA E XHAMIJA SE FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”!
(Vaso Pasha)

Edhe varrimi pa ceremoni dhe pa simbole fetare i Akademikut të mirënjohur mbarëshqiptar Mark Krasniqi, dëshmoi vlerën patriotike për bashkimin e kombit dhe të atdheut shqiptar-Shqipërisë Etnike.

Ky shembull konkret i shkencëtarit dhe i patriotit të shquar shqiptar, Akademik Mark Krasniqi, para gjithë kombit shqiptar, porovoi se me shpirt, me zemër, me ideal, me dituri, me vepër dhe me kontribut jetësor-95-vjeçar, ishte pasues i vërtetë i Rilindësve shqiptarë dhe besënik i palëkundshëm i amanetit historik të pavdekshëm të patriotit shqiptar, Vaso Pashë Shkodranit : “MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA SE FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA.”

Pra, në fillimin shekullin XXI (viti 2015), Akademik Mark Krasniqi është intelektuali dhe patrioti i parë shqiptar në botën shqiptare, që nuk e tradhtoi, por e përbushi Amanetin e pavdekshëm patriotik të Vaso Pashë Shkodranit, së pari kombi dhe atdheu i shenjtë i lirë dhe i bashkuar shqiptar, pastaj ceremonitë fetare. Shumë aksiomë racionale dhe e pranueshme, po çfarë duhet predikimi fetar, kur nuk e komb dhe atdhe!

Shembulli i Akademikut Mark Krasniqi, është jo vetëm testament, por edhe leksion me peshë shumëdimensionale se si duhet të mendohet, të veprohet dhe të sakrifikohet për lirinë dhe për bashkimin kombëtar shqiptar, pa e gënjyer, pa e mashtruar dhe pa e mohuar vetëvetën, sepse vetëm kjo rrugë dhe ky shembull i ndritshëm kombëtar shqiptar i Vaso Pashë Shkodranit dhe i Akademik Mark Krasniqit, na shpie që të lidhemi, ta duam dhe të bashkohemi me njëri-tjetrën, jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën e tjetër të mashimit.

Ky është një mësim dhe testament i madh i së kaluarës, i sotmes dhe i së ardhmes sonë për të ruajtur rrënjët, lozën, gjuhën, gjakun, kulturën, atdheun dhe kombin tonë shqiptar.

Kjo është detyra dhe përgjegjësia e çdo shqiptari dhe shqiptareje, që e do kombin dhe atdheun e vet të lirë dhe të bashkuar, edhe në gëzime, edhe në pikëllime, edhe në luftë, edhe në paqe, edhe në varr.

Shembulli shumëdomethënës i Akademikut Mark Krasniqi, sheshit provon se me rrena, me shtirje, me hipokrizi, me demagogji, me përçraje, me “fiskultura” politike, partiake, fetare, me mashtrime, me tradhti dhe me pabesi të ndryshme vetëm që të “ecën pazari”, ditën shqiptar, patriot dhe demokrat, e natën “melez” e shejtan në shërbim të së keqes, të shitjes dhe të tradhtisë së interesit të kombit dhe të atgdheut shqiptar, nuk shkohet në parajsë, as nuk mund të bëhet kurrëfarë bashkimi kombëtar, as i Shqipërisë së copëtuar etnike (1878-2015).

Së fundi, me sjellje narcisoide, arrogante, prepotnete, mashtruese, shpifëse, gënjeshtare, shpërfillëse, antihumane, antivëllazërore dhe anticivilizuese, si dhe me vepra deklarative (boshe) antikombëtare dhe shkombëtarizuese, duke punuar dhe, duke u lutur për të tjerët (jo për vetëvetën-bashkimin e gjithë kombit dhe të Shqipërisë Etnike), nuk mbrohen e as nuk ruhen KRYEVLERAT-KOMBI DHE ATDHEU SHQIPTAR.

-Sjellja, sytë, mendja, puna dhe vepra jonë e përbashkët, pikësëpari, duhet të përqëndrohen në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar: “Ti Shqipëri më ep nderë, më emrin shqiptar” (Naim Frashëri).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 575 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi