Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REVOLUCIONI I DEMOKRACISË AUTETNIKE ËSHTË RRUGDALJA E VETME NGA QORRSOKAKU I PARTIVE TË AHTISARIT E TË TITOS !
Publikuar më 03 shtator, 2015 në orën 01:02 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Vetëm lufta për çlirim e për bashkim kombëtar i jep kuptim jetës së një populli të copëtuar e të sunduar nga armiqtë e tij dhe aleatet e tyre!

Por, është gabim që lufta për çlirim e për bashkim kombëtar të orientohet kundër marionetave vendore e jo kunder armiqve e aleatëve te tyre, të cilët në çdo kohë munden t´i zëvendësojnë marionetat e veta me marioneta tjera, dhe luftën tonë për çlirim e për bashkim kombëtar te prezantojnë si "luftë vëllavrasëse"!

Prandaj, duhet matur mire hapat për përmbysjen e këtij pushteti vasal dhe për zëvendësimin e tij me një qeveri patriotike, që i del zot kombit e atdheut duke u mbështet te kërkesat e popullit të vet e jo te kërkesat e diplomatëve të huaj te korruptuar.

A ka Republika e Kosovës kuadro për krijimin e një Qeverie patriotike?
Natyrisht se ka!

Ata gjenden te familjet patriotike jashtë partive politike, duke fillua nga Familja e Adem Shaban Jasharit e të shumë familje tjera të ish-burgosurve politikë e të ish luftëtarëve te UÇK-së, mes te cilëve ka shumë ekspertë të shumë lëmive shtetërore, që nuk kanë pranuar të angazhohen në parti politike, që luftojnë për pushtet si marioneta te sundimit kolonial te BE! Ka edhe shumë ekspertë të rinj të tjerë që janë jashtë partive politike dhe që janë patriotë! Nuk ka mbet Kosova vetëm në këto parti mafioze!

Natyrisht se Brukselit na i emëron presidentët e kryeministrat me Zarfe të diplomatëve mafioz, sepse vetëm të tille janë të dëgjueshëm edhe kur nga ata kërkohet te shkelen interesat nacionale!

Republika e Kosovës ka nevojë për një alternativ tjetër nga këto parti të Ahtisarit e të Titos! Ndryshe nuk dilet nga ky qorrsokak i partive politike!

Kjo arrihet vetëm me një Revolucion Demokratik i cili e përmbyse këtë regjim reaksionar ultrafashist të huaj dhe me zgjedhje demokratike drejtëpërsëdrejti e zgjedh Presidentin, i cili zgjidhet dhe shkarkohet nga populli, ndërsa dhe Presidenti e emëron dhe shkarkon Kryeministrin, ndërsa Kongresi, i përberë nga deputet e zgjedhur nga populli ne nivel te Këshillave Popullor te Komunave dhe te profesioneve (ku juristet, ekonomistet, mjeket etj. ne kongreset e veta i zgjedhin vet përfaqësuesit e vet), harton dhe miraton ligjet te cilat i dekreton Presidenti e Qeveria dhe te cilat vine ne fuqi vetëm me referendume popullore!

Kjo si po ndodh prej Konferencës se Rambujes e deri me sot, që me nënshkrime të individëve të impononin vendimet antikombëtare, është pa pranueshme dhe ilegale!

Abdullah Prapashtica

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 637 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi