Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Politika dhe diplomacia e vonuar-garanci për falimentim
Publikuar më 03 shtator, 2015 në orën 01:12 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

” Tomorrow is always too late
We should never sit around and wait
Tomorrow is always too late
Get out there and do something today”

Politika “më mirë vonë se kurrë”, është me rrezik të madh për arritjen e efektit pozitiv përfundimtar të saj, posaçërisht kur pala kundërshtare realizon qëllimin e vet, sikurse që ndodhi me palën serbe, e cila në dialogun serbo-shqiptar, bërë në Bruksel, më 25 shkurt 2015, ia arriti që në dobi të autonomisë politike të minoritetit serb, të lidhë Marrëveshjen me palën negociuese kosovare për formimin e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë.

Reagimi imediat kundër këtij gabimi politik fatal, erdhi nga shqiptarët e Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjës: “-Edhe ne duam autonomi sikurse serbët në Kosovë”.
Këtë kërkesë të shqiptarëve të PBM-së, në mënyrë eksplicite dhe decidive e shpreh edhe kjo komunikatë reaguese e Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, ku ndër të tjera, thuhet:
“Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën e thellë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përkatësisht në realizimin e drejtave individuale dhe kolektive… Lugina e Preshevës duhet të ketë formën e organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, kulturës, planifikimit lokal, planifikimit hapësinor, ambientit ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit dhe shërbimet sociale. Andaj, Këshilli Kombëtar Shqiptar fton lidershipin politik të Luginës së Preshevës që të flasin me një zë dhe urgjentisht të ftohet Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë dhe në mbështetje të Referendumit 1 dhe 2 Mars 1992, Marrëveshjes së Konçulit 2001, Platformës së përbashkët Politike 2006 dhe kërkesës së vazhdueshme të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për reciprocitet për të ndërmarrë veprimet politike të domosdoshme dhe realizimin e të drejtës së vetëvendosje. Në këtë kuptim, ftojmë për mbështetje të pa rezervë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht formimin e një fondi urgjent për Luginën e Preshevës për këtë çështje. Gjithashtu, kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare të BE-së dhe SHBA-së me hapjen e zyrave në Luginën e Preshevës dhe vendosjen e një force fizike ndërkombëtare.” (http://lajmpress.com/lajme/kosove/71274-lugina-e-presheves-kerkon-autonomi-pas-marreveshjes-serbi-kosove.html

Në horizont, zgjimi i Realpolitikës

Ministrja E. Tahiri mbështet autonominë politike të Luginës së Preshevës, duke kërkuar reciprocitet me Serbinë për njohjen e lirive dhe të drejtave të pikacave kombëtare sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Ajo vuri në dukje se “Sa u përket të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dua të theksoj se situata nuk është e mirë, për shkak se vazhdon diskriminimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve nga qeveria serbe. Shqiptarët trajtohen aty, sikurse që, dikur trajtoheshin kosovarët para vitit 1999… Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk gëzojnë të drejtat legjitime të tyre për shkak të një politike diskriminuese, që pretendon dhe kërcënon perspektivën dhe standardin e tyre.”.( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/587506/TahiriSrbija-da-prihvati-zajednicu-albanskih-opstina-ZAO/02/09/2015).
Në këtë mënyrë të sinqertë dhe realiste, përgënjeshtroi deklaratat e mëparshme të saj, të kryeministrit Mustafa dhe të ministrit të Jashtëm, Thaçi, se minoritet serb në Kosovë, nuk i njihet kurrfarë autonomie politike (por vetëm kulturore) sipas lidhjes së Marrëveshjes për formimin e “Zajednicës” së komunave serbe brenda Republikës së Kosovës.

Vërtet, sikur Marrëveshja e “Zajednicës” serbe, të mos kishte qenë me përmbajtje të autonomisë politike, mirëfilli, Edita Tahiri nuk do të kërkonte kurrfarë reciprociteti me Serbinë.

Kjo kërkesë e arsyeshme e Ministres Tahiri, që edhe shqiptarëve të diskriminuar në PBM, t’u njihet e drejta për formimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare (BKSH), provon qartazi se çfarë përmbajtje ka Marrëveshja e arritur në Bruksel për formimin e “Zajednica srpskih opstina” (Bashkësia e Komunave Serbe) në Kosovë. Pra, fjala është për njohjen e autonomisë politike të minoritetit serb në Republikën e Kosovës, që kur të “përkthehet” në terminologjinë juridike dhe kushtetuese, do të thotë-AUTONOMI THELBËSORE MBI PLANIN E AHTISARIT DHE MBI KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Pas këtij gabimi fatal të Ministres, të kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm të Kosovës (Edita Tahiri, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi) në favorin e njohjes së autonomisë politike “doshlakëve” serbë në Kosovë, Ministrja Tahiri kërkon RECIPROCITET me Beogradin. Plotësisht ka të drejtë të ngulmojë në njohjen e një RECIPROCITETI të tillë me Serbinë, por këtë, tani, nuk do ta pranojë garniture udhëheqëse e qeverisë së Serbisë me kryemninistrin Aleksandar Vuçiq dhe me nënkryeministrin dhe ministrin e jashtëm Ivica Daçiq në krye, sepse ata kanë arritur objektivin e tyre strategjik sipas Kushtetutës së tyre të vitit 2006, ku Kosova figuron si “pjesë e Serbisë”, duke mashtruar palën negociuese kosovare, që të jipte pëlqimin për formimin e “Zajednica srpskih opstina” me autonomi politike mbi Planin e Marti Ahtisarit dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Pas kapitullimit të politikës dhe të diplomacisë kosovare në Bruksel, më 25 gusht 2015, me rastin e arritjes së Marrëveshjes “Zajednica srpskih opstina” në Kosovë, shumë mirë që qenka zgjuar nga “gjumi dimëror” Ministresha për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, dhe, me të drejtë iu ka drejtuar Beogradit zyrtar, se “atë që po kërkon për minoritetin serb në vendet e tjera, duhet t’ua sigurojë edhe minoriteteve që jetojnë në Serbi”. Në këtë kontekst, Tahiri ka fokusuar gjendjen e rëndë politike të shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, që edhe atyre, t’u njihet e drejta e formimit të “Bashkësisë së Komunave Shqiptare” nga ana e Serbisë, në përputhje me “standardet everopiane”. (http://www.blic.rs/Vesti/Politika/587506/TahiriSrbija-da-prihvati-zajednicu-albanskih-opstina-ZAO/02/09/2015).

Nuk ka dilemë se kjo kërkesë e Ministres Tahiri ka dy anë pozitive të “medaljes” së politikës pro et contra realiste, sepse në njërën anë, demantoi prononcimet e saj publike se gjoja lidhja e Marrëveshjes me palën serbe të Beogradit për themelimin e “Zajednicës” serbe në Kosovë, “nuk është politike, por kulturore…,dhe se me lidhjen e kësaj Marrëveshjeje dhe 4 marrëveshjeve të tjera, Serbia e ka njohur Kosovën”. Ndërkaq, në anën tjetër, tash, pas kapitullimit diplomatik, kërkon RECIPROCITET me Beogradin zyrtar (domethënë, ashtu, edhe siç kemi vlerësuar paraprakisht, fjala është njohjen e autonomisë pakicës serbe në Kosovë mbi Planin e Marti Ahtisarit dhe mbi Kushtetutën e Koosvës), që edhe ai, t’ua njohë autonominë minoritet shqiptar në Luginën e Preshevës, ashtu sikurse Prishtina zyrtare ia njohu autonominë politike serbëve të Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit, të arritur më 25 gusht 2015.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 529 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi