Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
10 PYËTJE PËR ZOTËRI JUSUF BUXHOVIN
Publikuar më 16 shtator, 2015 në orën 14:49 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët e Kosovës sot të verbuar pas pasurisë dhe kolltukëve, duan qe të përfitojnë para dhe poste pa zgjedhë mënyrë as mjete, por secili në mënyrën, dhe mundësin e vet. Krahas kesaj duan qe edhe veprimtarin për qeshje kombëtare ta vjedhin në mënyrë tinëzare. Po e zëmë pushtetarët e Kosovës të pa prekshëm fitojnë ma se shumti, nga se i kontrollojnë të gjitha klanet mafioze, dhe krimet e organizuara. Kriminelet e klasës së mese e kanë mbështetjen e kriminelëve pushtetarë, nga se paguajn haraç bosëve të tyre mafioz, bëjnë çmos qe edhe meritat e të tjerëve t’i adresojnë në bagazhët e tyre. Turp i madh, por për fat të keq turpi nuk e vret asënd.

JUSUF BUXHOVI
Për hirr tësë vertetës dhe qe opinioni të jetë i informuar, dhe më afër realiteti, doemos duhet cekur tani për tani vetëm disa detale duke u shtruar pyetje dëshmitarëve të kohës, pastaj pasojnë përgjigjjet e argumentuara. Dikush kishte me thënë se pse po shkruaj për vehten time? por qe nuk po du qe të përfitoj asgjë, por nuk do të lejoj qe dikush të përfiton pa berë asgjë, e ata qe bënë shum, për shkak të modestisë se tyre i mbulon pluhuri histerik. Tani Pasojnë pyetjet e para për ish sekretarin e LDK-së Jusuf Buxhovi si deshmitarë i kohes, dhe se isha për çdo dit në kontakt më të, dhe Dr. Ibrahim Rugoven, por edhe me kryesin e LDK-së si Milazim Krasniqin Ibrahim Berisha, Fehmi Agani i ndjerë, Xhemajli Mustafa indjerë, Ali Aliuë, dhe shum të tjerë.

1. Zotëri Jusuf Buxhovi , Kush ishin të parët qe filluan t’i mbledhin nënshkrimet e para për themelimin dhe masovizimin e LDK-së në vitin 1989/1990?

2. Kush e hapi derën dhe dritaret kur shtëpia e shoqatës se shkrimtarëve u mbush me gaz lotsjellës, nga policia serb. Dhe kush e theu drynin e derës për të hy brenda?
3. Kush i dha parat e para ndihmë LDK-së Dhe sa?

4. Kush tha jo një herë nuk marrim ndihme, sepse mund të etiketohemi?

5. Kush tha po dhe çfarë beri ai?


6. Si sekretar i LDK-së cilin e caktove për ta përcjell të madhin, dhe kryetarin Historik tani të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, dhe ku ishin atëherë Ramë Maraj, dhe Adnan Merofci, të cilët (secili për veten e vet) thotë së: ishte percjellsi dhe sigurim i parë i Kryetarit?

7. Cilin e caktove për ta percjellë autobusin, dhe Kush e ka përcjellë autobusin më të cilin do të udhëtonte delegacioni e parë intelektualëve shqipëtarë i Kosovës i përberë prej 15 vetave për në Beograd, për të vazhduar fluturimin të nesermën në mengjes për në SHBA në muajin prill nese nuk gaboj të viti 1990?

8. çka e porosite një javë më parë atë personin i cili duhej t’a percilte autobusin me eliten e mkosovës?

9. Çfarë ndodhi më të arritur në Beograd?

10. Kënd e caktove qe t’i shoqëroj Kryeredaktorin e një gazete Vjenez, dhe fotoreporterin nga Minheni?

Lexues të nderuar
Paraprakisht u kërkoj falje për datat qe nuk kam mundësi për t’i cekur, për faktin se gjatë burgosjes time me 22 shtatorë 1990 me është bastis banesa, dhe me është marrë i tërë dokumentacioni i im, Video kamera, Fotoaparati dhe gjithashtu ditari me të dhënat e sakta nga policia serbe, por fatmirësisht ka shumë detale qe nuk mund t’i mohon asnjeri nga anëtarët delegacionit.
Për t’i ikur debatit dhe replikave të shkruara, pyetjeve po i përgjigjëm unë vet, kurse pala tjetër nëse është e interesuar, do të dalim publikisht nëpërmjet mediumeve elektronike nga se kam edhe shum për të folur.
Ja edhe përgjigjet:
1. Nder të parët qe dolën t’i mbledhin nënshkrimet për themelimin dhe masovizimin e lidhjes demokratike të Kosovës, si lëvizje mbarë shqiptare të Kosovës isha edhe unë Musa Bajraktari. Fillimisht janë organizuar mbledhjet e nënshkrimeve në Prishtinë në disa pika ma frekfrentuese qe ishin atëherë si P.Sh. brenda pallatit të sporteve atëherë “Boro dhe Rimizi”, pastaj para atëherë shitores se koneksionit “BEKO” perballë Avalles, etj. Pastaj unë me veturën time kam shkuar nëpër fshatra të komunës se Pejës pikërisht në Radavc ku me të madhe më ndihmuan bashkëvendasit e mi si Qërim Pelaj atëherë punëtorë i arsimit dhe shum të tjerë nga fshatrat për rreth. A nuk është kështu Zotëri Buxhovi.

2. një natë kur nuk më kujtohet data, për faktin e lartpërmendur, policia e Jugosllave e kishte hapë derën e shoqatës se shkrimtarëve ku ishte edhe selia e LDK-së, dhe e kishte mbush lokalin me gas lotsjellës, dhe e kishte mbyll derën më dry. Derën e hapem na disa aktivist të pa lodhshëm ju p.sh. qe ishit atëherë Sekretarë i LDK-s, unë Musa Bajraktaraj, Ramadan Maloku (atëherë një veprimtarë i dalluar), prezent ishte edhe Dr. Ibrahim Rugova i ndjerë. Dera u hap me ndihmën e një montuesit të Gomave të kerreve të cilin unë e kish në automobilin tim Llada 1300 de lux me ngjyrë të bardh. E ajrosëm lokalin, dhe filluan aktivitetet, A Nuk është kështu zotëri Buxhovi.

Pergjigjet ne ë pyetjet: 3. 4, 5. Viteve të 90-ta prapë pa datë, nga arsyet e lartpërmendura vendosa qe ta ndihmoj LDK-në dhe t’i jap 10000 Dm për nevojat e LDK-së si lëvizje e gjithë shqiptarëve të Kosovës. iu drejtova Dr. Ibrahim Rugovës më këto fjalë: Vendosa qe ta ndihmoj LDK-ën edhe materjalisht, kujt të ja dorëzoj këto para 10000 DM? Ai me është përgjigj me këto fjalë: nuk do të marrim ende ndihma, sepse mund të na etiketojnë, kurse ju Jusuf Buxhovi ishit prezent dhe ndërhyre duke me thënë: po, po, merri këto fatura dhe paguaje: rrymën, ujin, dhe telefonin për shkak se ishin ndërprerë për shkak të borxhit, kurse parat tjera merre këtë xhirollogari të shoqatës “ Migjeni” në Lubjanë, dhe dergoj atje, dhe kur të na duhen mund të terhiqen. Me duket se kryetar i asaj shoqate ishte në atë kohë Naim Maloku. Ashtu edhe veprova, a është kështu zotëri Buxhovi? Me duhet ta ceku se ma vonë gjatë bastisjes se banesës time pasi qe me burgosen me 22 shtatorë të vitit 1990 ato fletëpagesa ishin për policin jugosllave edhe një shkak për burgosjen time nga se unë isha njeri nga ata qe po e financoj irredentizmin shqiptarë.

6 . Zotri Jusuf Buxhove Ju si sekretar i LDK-së me pate thënë se unë Musa Bajraktari duhet qe ta formoj një ekip për ta përcjellë Kryetarin Dr. Ibrahim Rugova, a është keshtu? Në ato kohëra mund t’i quaj shumë të vështira, të pakët ishin ata qe merrnin një guxim për një përgjegjësi kaq delikat, andaj nuk erdhi askush qe të merrte një përgjegjësi kaq delikate, pastaj ju Zotëri Buxhovi me caktuat mua qe për çdo ditë në mëngjes ta marrë kryetarin e nderuar nga banesa e tij në Lakërishtë, dhe ta qoj në selinë e LDK-së dhe anasjelltas. Dhe unë këtë punë e kam bërë me përkushtim dhe ndërgjegje të lartë deri në burgosjen time me 22 shtatorë të vitit 1990. A është kështu zotëri Buxhovi. Andaj nuk qëndrojnë deklaratat e “zotërinjve” Ramë Maraj, dhe Adnan Merofci (të cilët, secili për vehten e vet) së kinse ata na paskan qenë përcjellësit dhe sigurimi i parë i Dr. Rugovës, kurse unë për këta persona nuk kam dëgjuar fare për aq kohë sa unë kam qenë aktiv në Prishtine, pra deri ne burgosjen time.

7. Delegacionin e parë të përbërë prej 15 intelektualesh shqiptarë të Kosovës qe udhëtuan me autobus për në Beograd, për të vazhduar të nesërmen në mëngjes fluturimin për në Amerikë e kam percjellëunë unë zotëri Buxhovi, a është kështu? Kjo ka ndodhë në muajin prill të vitit 1990 kur unë e kam përcjelle me veturën time Llada 1300 de lux me ngjyrë të bardhë. Ja edhe detalet. Në muajinn Prill të vitit 1990 Ju zotëri Buxhovi më porositet qe ta gjej edhe një bashkudhëtarë për ditën e caktuar ta përcjell autobusin e firmës “Lasta” të Beogradit, me të cilin duhej të udhtonte delegacioni i lartpërmendur, i kryesuar nga kryetari Dr. Ibrahim Rugova. Terë javën kërkova një bashkudhëtarë, por fatkeqësisht nuk gjeta asnjë person qe merrte guximin qe të udhëtonte me mua në përcjellje të Autobusit. Një natë para se duhej të udhëtoj delegacioni, unë të lajmërova zotëri Buxhovi se nuk gjeta bashkudhëtarë qe mund të vij me mua, dhe ju me pyetet se a mundem un vetëm ta përcjell autobusin me të cil duhej të udhëtonte delegacioni, unë të thash se po mundem, A është keshtu zotëri Buxhovi. Të nesërmen në mëngjes para orës 8 dola për tu takuar me delegacionin para Hotel Grandi prej nga duhej të niset autobusi në ora 8. Në Autobus duhej të hipte edhe Halil Matosh i cili ishte gjithashtu anëtarë i delegacionit, por nuk kishte vend për te në autobus, atij ju i that se duhej të vinte me mua më kerr, por ai nuk pranoj të udhëtonte më mu, në anën tjetër shoferi nuk e lejonte ndejën në këmbë në autobus, dhe ai duhej të vendoste: ose të mbetet pa shkua në Amerikë, ose të vinte më mua me kerr.
Tani ndodhi diçka për fa të Hallil Matoshit. Rexhep Qsja nuk erdhi në atë mëngjes për të ju bashkuar delegacionit, ai kishte udhëtuar qe ma parë për në Beograd, por qe Ju Zotëri Buxhov nuk ishit në dijuni se Rexhep Qosja kishte udhëtuar për në Beograd, andaj Halil Matoshi u ul në karrigen e zbrazët të Rexhep Qosjës, pastaj ju me propozuat qe un të pres edhe 10 Minuta në mënyrë qe nëse vjen Qosja, ta marr atë në veturën time. Por Rexha nuk erdhi, dhe unë pas 10 minutave u nisa për ta zanë autobusin a është kështu zotëri Buxhovi. Autobusin e zura diku përtej leskofcit, prej nga pastaj e përcolla deri në Beograd. Në hyrje të Beogradit për shkak të komunikacionit të dendur, dhe semaforave të shpeshtë e u ndava prej autobusi pa deshiren time, madje une e kisha adresen e hotelit ku ishte rezevuar fjetja. e parkova automobilin në një vend parkimi, dhe shkova në hotel. E pyeta recepcoerinerin për delegacionin dhe rezervimet, ai me njoftoj se delegacioni ka qenë këtu, por e kan qlajmeruar rezervimin, dhe kanë shkuar por nuk e di se ku. U ula perjashta dhe po mendoja se çfar duhet të bëj tani, nderkoh i verejta se ata vini të më takojnë mua. U bashkangjita më delegacionin, dhe unë gjithnjë kam qen i preokupuar ta mbroj Kryetarin në rast nevoje.
Me duhet të ceku se në braz e kam pasë ne brez një allti të kalibrit 9 mm të shkurter, për të cilen në Prishtinë të pata pyet zotëri Jusuf se a ta marr armen me veti, por ju me sugjeruat qe mos ta marr, sigurisht për shkak të siguris time, por me gjithate rrezikova dhe mora. Bashkë me delegacionin shkuam në një hotel tjeter emri i të cilit nuk me kujtohet, por me kujtohe se atë natë në atë hotël isht organizuar aheng, sigurish darsem ku jehnte kenga dhe muzika për vallëzimi, kurse une për shaka ju pyeta se a mos jemi të ftuar në dasëm, nga se valonte edhe flamuri Serb me katër C. A është kështu zotëri Buxhovi? Në tavolinen ishim të ulur Dr. Ibrahim Rugova, ju zotëri Bugjovi, Unë, dhe Prof. Idriz Ajeti. pas darkes u sistemuan nëpër dhoma të fjetjes. Une kam fjetë në një dhomë me tre krevata me ju zotëri Buxhovi dhe me Kryetarin e nderuar. Në mengjes ju kam percjellë deri në aeroportin e Surqinit, dhe kam pritë deri sa keni kaluar doganen, pastaj jam këthy dhe e kam vazhduar rrugen për në Prishtinë. A nuk është kështu zotri Buxhovi?
Me duhet ta ceku edhe një detal, Në ajroport Dr. Hajrulla Gorani, dhe Dr. Rexhep Qosja mi dhan qilsat e banesave të tyre qe i kishin marr me veti për të ua këthyer familjarve të tyre, dhe ashtu edhe veprova. Atë ditë duke u kthy nga Beogradi, në Lubq ishte thirrë një tubim nga Adem Demaqi. Kishte shum njerëz të tubuar por edhe rrugët ishin për plot polic të cilt më ndaluan, dhe më pyeten se ku kisha qenë, altin e kisha në brez, por me humbi friga, u thash se kinse kisha qenë në Prokuple për të blerë ngjyrë për ngjyrosjen e automobilit tim të cilin e kisha pakez të dëtuar sepse nuk ka në prishtinë, mirpo unë e kisha ngjyren të cilen e kisha blerë në Prishtinë në gepekun e kerrit, me urdheruan qe ta hapi gepekun, e panë se ngjyra ishte aty, e mbylla gepekun dhe me than në gjuhen serbe shko dhe mos u ndal këtu, ma në fund mbrina në Prishtinë. Kjo ishtë vetem një epizodë e shkurter nga veprimtaria e ime. Nuk munda të rri në heshtje, nga se nuk u durun më rrenat e shume pseudoveprimtarve, të cilet zun pozita pa e berë asnje pordhë për Kosovën. Tani pason pytja për shume të tjerët, e psosaqerisht për Ramë Maren dhe Adnan Merofci se ku ishin ata gjat Kësaj kohe. Për fund duhet cekur se kur e pyta një veprimtarë dhe anëtarë i atëherëshe të kryesis se LDK-së s e kur kanë ardhë këta të dy në LDK, ai me ësht pergjegje: Atëherë kur i ka derguar UDB-ja.

Musa Bajraktari

13. 09. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 672 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi