Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në vazhdim të përgjigjes së një pyetjeje
Publikuar më 24 shtator, 2015 në orën 00:37 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në disa faqe interneti të datës 20 shtator 2015 ishte botuar analiza e zotërisë Rexhep Shahu, me titull “Ku janë 200 mijë varre ushtarësh serbë në Shqipëri!?”. Në analizën e vet ai i kishte dhënë një përgjigje shteruese kësaj pyetjeje, të cilën e lexova me shumë kërshëri
Në vazhdim të analizës së tij, po mundohem të them diçka, si përgjigje shtesë ndaj pyetjes në fjalë.

Ato varret e “200 mijë serbëve të vrarë” në Shqipëri, pavarësisht se nuk ekzistojnë, do të shpiken. Mund të hamendësohet se kryepeshkopi serb Irinej mund të ndërmarrë ndonjë pelegrinazh në zonat e Kukësit dhe të Dibrës për blerje eshtrash të të vdekurve shqiptarë që janë varrosur s’dihet se kur dhe për t’i paraqitur në publik si eshtra ushtarësh serbë. Sepse Irinej e ka të çelur shtegun në biznesin e tregtimit të eshtrave në Shqipëri. A nuk e filloi Janullatosi biznesin e blerjes së eshtrave të të vdekurve të Kosinës në Përmet? I mbushi arkat me eshtra shqiptarësh të vdekur dhe deklaroi se ato janë eshtra ushtarësh grekë që qenë vrarë në luftën italogreke. Dhe mandej filloi ngritja e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve në nderim të ushtarëve agresorë grekë, të cilët në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në përplasjen me trupat italiane, patën kryer krime të rënda kundër popullit shqiptar në jug të vendit. Dhe Tirana zyrtare, mbarë klasa politike shqiptare, e përfaqësuar në parlament, rrinte e bënte sehir, sikur Shqipëria e Jugut nuk ishte trualli i saj amtar. Madje parlamenti në fjalë, pa asnjë votë kundër, pati votuar për ngritjen e atyre varrezave në Këlcyrë e gjetiu, a thua se ishte fjala për ndonjë territor të huaj. Ky ishte një akt i lartë tradhtie që kreu parlamenti shqiptar ndaj truallit amtar. Sepse ato varreza, manastire dhe memoriale i duhen shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke, për t’u treguar bashkëkombasve të tyre edhe pas 2 mijë vjetësh se Shqipëria e Jugut është tokë greke, se atje ka një dëshmi të gjallë: janë varrezat, manastiret dhe memorialet që janë ngritur dy mijë vjet më parë. Sepse grekët dhe serbët, punojnë me perspektiva mijëravjeçare, nuk punojnë si shqiptarët dhe si politikanët mercenarë që kanë në krye, sipas parullës: puno sot, ha sot. Jo, grekët dhe serbët ecin në jetë sipas parimit: puno sot që të hashë edhe pas dy mijë vjetësh. A nuk ka deklaruar kryepeshkopi serb Irinej se “ne do të kthehemi në Kosovë, qoftë edhe pas dy mijë vjetësh”?!
Pra, edhe serbët duan të vënë në jetë në Shqipërinë e Veriut të njëjtin skenar që zbatoi Athina shoviniste në Shqipërinë e Jugut përmes Janullatosit, emisarit të saj politik në Tiranë: të ngrenë varreza, të ndërtojnë manastire dhe memoriale në nderim të ushtarëve agresorë serbë, në mënyrë që t’u thonë breznive të tyre pas dy mijë vjetësh se Shqipëria e Veriut është tokë serbe, çka dëshmohet nga prania atje e varrezave, e manastireve dhe e memorialeve serbe. Qëllimi është i njëjtë edhe për grekët, edhe për serbët: në Evropën Julindore nuk ekziston komb kompakt shqiptar, por edhe nëse ekzistojnë ca të ashtuquajtur shqiptarë, ata duhen asimiluar apo duhen detyruar të largohen për në dhera të huaj.
Veç kësaj, serbët, duke e pasur në xhep klasën politike qeverisëse shqiptare, me shpikjen e varrezave për ushtarët serbë në Shqipërinë e Veriut, kërkojnë të arrijnë edhe një objektiv tjetër: t’u vënë kapak masakrave të përbindshme që kanë kryer në Kosovë gjatë një periudhe mbinjëshekullore, të mos kërkojnë ndjesë para opinionit publik ndërkombëtar për ato masakra, të mos paguajnë dëmshpërblime për të gjitha ato shkatërrime që bënë gjatë viteve të luftës së fundit dhe mandej t’u thonë mbarë shqiptarëve:
“Edhe ne kemi vrarë shumë shqiptarë, edhe ju keni vrarë shumë serbë. Tani jemi të larë, s’kemi ç’i kërkojmë ndjesë njëri-tjetrit”.
Pra, masakrave dhe shkatërrimeve mbinjëshekullore që serbët kanë kryer kundër shqiptarëve, Beogradi kërkon t’u vërë kapakun sipas asaj fjalës së urtë: “më rrove, të rrova, brisku është i berberit”.
Dhe Beogradi s’e ka të vështirë t’i arrijë objektivat e veta në Shqipërinë e Veriut, ashtu siç nuk e pati të vështirë Athina t’i arrinte në Shqipërinë e Jugut. Sepse mercenarizmin e klasës politike shqiptare, qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë, e ka të siguruar me kohë e me vakt.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 556 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi