Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
« Miku me ryshfet », armiku i shoqërisë shqiptare
Publikuar më 26 shtator, 2015 në orën 22:08 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe miku dhe ryshfeti përshkruhen si më poshtë :
- « Ai me të cilin kemi miqësi; ai që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një i njohur, me të cilin kemi lidhje të ngushta, njeri i afërt ».

- « Para ose diçka tjetër që i jepet falas nën dorë një nëpunësi ose punonjësi në detyrë që të bëjë një punë a një shërbim jashtë ligjit ».

Në qoftë se fjala mik është plot kuptim ashtu si në rastin e përshkrimit që i bëhet në fjalorin e gjuhës shqipe, ajo do të ketë një tjetër kuptim në rastin e këtij shkrimi. Ishte një shkëmbim me Julian Dedën në një rrjet social që më nxiti të shkruaj mbi këtë temë, shumë e përhapur në jetën e përditshme shqiptare, ku talentët, njerëz me potencial dije apo zanati, e kanë shumë të vështirë të rezistojnë përballë « talentëve ».
Cfarë do të thotë kjo?
Një lloj specie « talentësh » duke e ditur fare mirë që s’kanë asnjë talent (aftësi), por kanë para (s’po hyjmë më thellë për origjinën e këtyre të ardhurave), e blejnë atë me « mik », dhe këtu fjala e vërtetë mik ndërmjet parasë apo njohjeve transformohet në një lloj virusi që arrin të deportojë në venat e shoqërisë shqiptare dhe ta infektojë fare lehtë atë.
Ju që jetoni në Shqipëri mund ta keni konstatuar akoma më mirë se unë që shumë aksione ose veprime realizohen me anë të « mikut ». Po marr disa shembuj për të diskutuar rreth kësaj teme. Në Shqipëri futet « mik » për:
- të zënë një vend pune në administratën publike: Sa drejtorë janë emëruar në administratën publike pa dhënë provat e tyre ? Eshtë e domosdoshme që të futet patjetër konkurimi për të zënë një vend punë në administratë, sepse është e vetmja mënyrë për të bërë dallimin mes të aftëve dhe paaftëve, por kjo gjë s’po ndodh akoma. Në Francë kjo ekziston prej vitesh dhe që të zësh një post për një periudhë të gjatë duhet të konkurosh dhe patjetër të fitosh.

- të hyrë në universitet dhe për të marrë një diplomë : Askush s’mund ta mohojë që një pjesë e studentëve paguajnë « mikun » për të hyrë në filan universitet me emër, dhe spo flasim për ata që blejnë diplomat pa shkuar në leksione, ose kur shkojnë, prezantohen me duar në xhepa. Gjatë studimeve të mija në Francë nuk kam parë një student të vijë pa libra ose të mungojë më shumë se tri herë gjatë vitit shkollor. Universitetet franceze kanë rregulla të rrepta. Tri mungesa pa arsye dhe viti shkollor digjet. U kape duke kopjuar, pesë vjet i dënuar të mos pranohesh nga asnjë lloj universiteti. Kurse « mikun » harrojeni, vetëm aftësia inkurajohet. Të diplomohesh në Francë është një sfidë e vërtetë, kurse për « talentët » në Shqipëri është fare e lehtë, akoma më shumë për zyrtarët e lartë. Sa zyrtarë të lartë kemi në Shqipëri që kanë marrë nga dy – tre diploma këto vitet e fundit, e kuptoni ju diploma që të bëjnë njeri të « zgjuar», diploma « me emër » si juridik, shkenca politike, ekonomik.


- për tu shëruar, mjekuar: Lutemi zotit të mos sëmuremi në Shqipëri, që një i afërt të mos na sëmuret, se të shkundin ekonomikisht. Duhet të njohësh kirurgun, apo të gjesh një « mik » ndërmjetës, pastaj të bësh pazar me të sikur të jemi kafshë (kushton kaq, nuk bëj dot ulje etj) dhe më në fund të lë të kuptosh që ke « shans – nder » që të operon. Nga kirurgu, zbret te infermieret që të rrjepin, s’të bëjnë një shërbim, një gjilpërë pa dhënë një bakshish. Në rregull, rrogat s’janë mbase në nivelin e duhur, por çfarë faji ka populli ! Po shteti pse nuk reagon, flas këtu për spitalet publike ? Dhe meqë po flasim për shëndetësi, e bëri Edi Rama falas ?! Ishte një premtim i tij para dy vitesh më duket.

- të fituar një tendër në punimet publike: Eshtë e çuditshme dhe anormale kur dëgjon që një pushtetar i atribuon tenderin firmës së tij apo firmës së mikut. Kësaj i thonë vetë vendos e vetë vulos. A respektohet ligji ? Ka transparencë në vendimet që merren ? Kam punuar në administratën publike franceze dhe kam atribuar tendëra, por gjithçka analizohet : metoda e punës, ekipet, buxheti, programi etj, dhe vetëm pas kësaj analize zgjidhet më i afti, dhe u shpjegohet të gjithë konkurentëve të pazgjedhur arsyet përse nuk e fituan tenderin (mangësitë e tyre) dhe u dërgohet në të njëjtën kohë edhe dosja e fituesit për ti bindur. Ndodh kjo në administratën publike shqiptare?
Kjo puna e « mikut me ryshfet » duhet marrë seriozisht sepse mbetet një problem tepër shqetësues dhe nevojitet të luftohet në mënyrë absolute. « Miku » dembelizon shoqërinë tonë (Mos e vrit mendjen vëlla se gjejmë një mik, dhe kjo çështje zgjidhet për dy sekonda) dhe dekurajon të aftët (Nuk ia vlen të merresh më këtë punë motër, është luftë e humbur). Ndërsa në të njëjtën kohë, të paaftët, « talentët » që administrojnë, drejtojnë vendin as nuk rilindin Shqipërinë dhe as nuk e çojnë atë në drejtimin e duhur. Me mikun në thonjza do të jetë shumë e vështirë të progresojmë dhe akoma shumë më e vështirë të futemi në Bashkimin Europian. Ky tip « miku » nuk është gjë tjetër veçse armiku i shoqërisë shqiptare.

Aurenc Bebja

France

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 1,132 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi