Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AROMË LIRIE NË PREKAZIN E PËRFLAKUR
Publikuar më 28 shtator, 2015 në orën 00:14 ( ) Avdi Ibrahimi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në, Prekazin e përflakur, në Prekazin e heroizmave të mëdha, në Prekazin e Skënderajt, ngrihej Kompleksi memorial “Adem Jashari” këtu të shumtën e rastëve është ndalesa ime. Kushdo që viziton këtë fshat nderon dhe respekton këtë vend të shenjtë, që ne kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Në fakt është ky heroizmi i familjes Jasharaj, me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, që historisë më të re i kishte lënë këtë emër. Kjo gjë ia shtonte madhështinë që mbulonte Prekazin heroik.

Më duket se të gjithë vizitorët heshtin kur i afrohen shtëpive të Jasharëve nga ku duken të bëra shoshë muret dhe pullazet e shtëpive, nga predhat dhe plumbat e ushtrive pushtuese serbo-malazeze… dhe sejcili nga vizitorët do të ndiente një druajtje kur i shikon? Në faktë populli shqiptar ndihet krenar me legjendarin dhe familjen e tij, sepse ata u bënë emra të shquar në historin e lavdishme të popullit shqiptar.
Një ndjenjë e çuditshme prekte zemrën time, sa here që vizitoja këtë tempull të shenjtë të shqiptarisë, mrekullohesha nga kjo natyrë e bukur e tokës shqiptare. Lulishtarët përkujdesëshin aty për lulet e trandafilat shumëngjyrësh, rrezet e Diellit shndrrisnin mbi mermerët e bardhë e të kaftë të heronjëve dhe heroinave të atmëmëdheut ShqipëriKosovë, era e mire e gjithë atyre luleve e drunjëve të natyrës, të përziera sëbashku, krijonte një aromë lirie në Prekazin e lavdishëm.
Ecja nëpër rrugët e gjëra të shtruara në pllaka betoni që të çonte të varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe familja Jashari, ngjan në një tempull të bukur e të shenjtë, aty bëhen nderime në shenjë respekti dhe adhurimi nga pelegrin të ndryshëm, për komandantin legjendar… komandantin legjendar të madhë… njerëzit nga mbarë bota e quajnë i Madhi komandanti legjendar… që këtë titull ia ka vënë ai me vepra konkrete vetës së tij!
Pastaj mendova se ç’do mendje mund të davaritet, të ngatërrohet, të përmbyset, ashtu siç mund të ketë ndodhur në anijën e shpëtimit të Nuhit.
Kështu zgjohet mendja e njeriut. – Legjendari ynë sëbashku me heronjtë dhe heroinat shqiptare do të na ruajnë TROJET SHQIPTARE, ngase kjo është lavdia e tyre e pavdekshme… ata janë mbrojtësit tanë…ata na tregojnë si duhet rrugtuar të bashkur gjithë shqiptaria në të ardhmën e afërt… natyrisht se do ndeshemi edhe me stuhitë… që për fatin e atmëmëdheut tone ShqipëriKosove e viset tjera shqiptare, të vendosë vetë populli shqiptarë… assesi të mos lejojmë të bluhemi nga nofullat e të huajve!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 447 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi