Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Historiani Xhufi: “Zajednica”, një “gjëmë e madhe” për shqiptarët
Publikuar më 28 shtator, 2015 në orën 19:13 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjatë tryezës së zhvilluar sot në Tiranë nga Lëvizja Vetëvendosje, edhe historianë shqiptarë, si Pëllumb Xhufi, dolën kundër projektit të Zajednicës duke e quajtur atë “një gjëmë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën”.

Xhufi tha se ka shumë motive për tu shqetësuar, duke filluar që nga kuptimi racor e deri te rreziku që në të ardhmen “Zajednica” mund të kërkojë të zgjerohet me komuna shqiptare, pasi kompetencat janë.

"Shumë gjëra po ndodhin jashtë vëmendjes, jashtë interesit qytetar, të institucioneve, mes tyre dhe kjo gjëmë e fundit, që unë do ta quaja vërtet gjëmë, siç është marrëveshja e gushtit me Serbinë. Më shqetëson shumë fakti që të drejtat që u jepen komunitetit serb në këtë marrëveshje. Këto kanë një karakter ekspansiv dhe problemi është se u njihet e drejta që kjo Zajednicë të pasurohet me komuna të reja në të ardhmen. Po me çfarë do zgjerohen? Ka ndonjë komunë që ka ngelur me shumicë serbe në Kosovë që nuk bën pjesë në Zajednicë? Jo! Rezultati i fundit i kësaj është kompaktësimi i komunitetit serb. Dihet rezultati ku do dilet dhe çfarë do kërkojnë më tej serbët", tha Pëllumb Xhufi, historian.
/kp/

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 570 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi