Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pushteti i të paturpshmëve
Publikuar më 29 shtator, 2015 në orën 01:47 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është e tmerrshme për historinë e një vendi nëpër çfarë etape po kalon, kur pushteti ka mbetur tek të paturpshmit, tek ata qe shtëpinë e tyre e vjedhin çdo ditë, e demolojnë, e shkretojnë deri në atë masë, sa më nuk mbetet fije ngrohtësie për të. Shtëpia e pleqve po mbaron, po mbaron ndofta edhe kujtesa e duhur, e ngrohtë për të, edhe për të bijtë e saj, për miqtë dhe për të gjithë ata që këtë vend e shikuan me një fije drite e shprese, me pak gjasat për ndryshim sepse e kanë marrë pushtetin të paturpshmit, maskarenjtë, grabitqaret dhe vrasësit.

Duhet pranuar se shpallja e pavarësisë nga Serbia, u shndërruan nga dal në çështje (bajraktarllëku), kush do ta shpallë i pari dhe se kush mbase do ti hyjë me zor faqes të historisë, pa çka se ajo histori pranon edhe shpallje të vonuara. mbase edhe mund të bëhej edhe tej e vonuar për rrethanat politike të kohës. Ndofta për të ardhur deri të shpallja e pavarësisë më parë, do të duhet kapërcyer, nëpërmjet paralajmërimit përfundimtar të deklaratës se G. Bushit në Tiranë. Po të mos nxitonte G. Bushi në Tiranë, për shpalljen e Kosovës si të pavarur, ndofta, ky proces, akoma do të ishte i hapur nga sensasiviteti i lartë antishqiptar.

LDK-ja, sikur ishte e gatshme dhe donte ta shpallte më herët pavarësinë, por për këtë do të duhej edhe miratimi i PDK-së, e cila nuk ishte e interesuar, që këtë proces të pavarësisë ta mbyllë në mandatin e LDK-së. Orvatej dhe e donte me çdo kusht qe pavarësia te shpallej në koherencën e saj, madje edhe me qëllim donte ti përvijohej datave të mundshme, duke e kërkuar edhe të ashtuquajturin konsensus me faktorët ndërkombëtar.

Ndërsa, konfigurativisht LDK-ja, e pamjaftueshme nuk mund ta bënte e vetme këtë shpallje në mandatin e saj, i duhej konsensusi i madh politik, sepse edhe në natyrën e shpalljes dukej se kishte ca dyshime, se mos shpallja nuk përmbushte edhe parapëlqimet ndërkombëtare. Ndaj në këtë atmosferë mos konsensusi politik dhe dyshimesh, një shpallje e ngutur dukej e pa mundshme, gjë qe i shkonte gjithsesi ne favore PDK-së, e cila ishte e angazhuar dhe përgatitur që ta marrte pushtetin në zgjedhjet e ardhshme.

Vdekja e Presidentit Rugova, megjithëse e dobësoi fortë në logjikën e mbështetjes popullore, e bëri këtë parti të mos e fuqishme edhe në zgjedhjet e ardhme, kjo i gëzonte pa masë kundërshtaret e tyre, ata tashmë ishin në dhe PDK-ja.

Zgjedhjet e lira, e me bisht turpi, sollën PDK-në pushtet, arsye të shumta, madje pa shkas mund ti nxirren ç’derës , ata faktor që sollën PDK-në, në pushtet. Kjo ardhje e PDK-së në pushtet, si njëfarë bartëse e krahut të luftës, do ta merrte përsipër procesin e shpalljes së pavarësisë, do ta bënte nxitim të saj historik, pa shkuar më tej bllokadës qe i kishte shkaktuar vetë LDK-së. As PDK-ja, e vetme më në fund, s’mund ta bënte këtë shpallje, po të mos llogaritej në subjektet e tjera, e veçmas në LDK-në!...

PDK-ja, me çdo kusht do të duhej të llogariste në urtësinë e LDK-së, dhe në intencën e një mashtrimi të mundshëm të saj, që të arrinte ta shpallte pavarësinë e vendit.
Pra, shikuar në logjikën e politikës i gjithë ky proces për shpalljen e pavarësisë së vendit, po pësonte në kalkulime e, llogari personale të individëve të caktuar. Duhet pranuar se kalkulimet dhe llogarit personale të disa krerëve politik, më shumë mund ta lëndonin të ardhmen e vendit, nëse fundi për të, nuk do të mund të arrihej marrëveshje e plotë, për ta shpallur pavarësinë bashkërisht.

E më shumë se PDK-ja, në këtë shpallje të pavarësisë do të duhet të kishte merita LDK-ja, ngase ky proces po të mos finalizohej edhe këtë herë, do zvarrit tej mase dhe se gjasat mund të zbeheshin akoma më shumë, duke pritur mandate e mandate të tjera të volitshme në zgjedhje.
Kuvendi e shpalli pavarësinë e vendit, dhe u nxirren vendime të rëndësishme, por që në fund këto vendime do të duhej të jetësoheshin, me një vullnet tjetër dhe jo më atë qe shpërfaqej proceseve të rëndësishme të vendit.

Hashim Thaçi, po përfitonte lehtësisht merita në vend, merita për të cilat nuk diskutohej fare, nëse mund ti përvetësonte ato. Madje, ky Hashim Thaçi mbi këto merita e, koncesione të dhimbshme për vendin, kishte luksin të nxirrte flamurin e tij, për ta bërë edhe një flamur shtetëror, pa çka se ky flamur nuk përmbante ndonjë rëndësi dhe ndonjë histori, sa për tu ngjallur respekti. Akoma dhe sot alternativa mbete një falangë e pa respektuar.

Duhet pranuar se pas këti akti të madh të pavarësisë, rrodhen të tjerat procese, që në fakt nuk i zbardhen dritë kurrë Kosovës, sepse me udhëheqjen e PDK-së, ndodhi devalvimi i shtetësisë, e i gjithë pavarësisë. Më ditë e për diell tashmë mund të shihet se vendi, nuk e benë dot jetën si një shtet normal, e as si pavarur.

Është e tmerrshme për historinë e një vendi nëpër çfarë etape po kalon, kur pushteti ka mbetur tek të paturpshmit, tek ata qe shtëpinë e tyre e vjedhin çdo ditë, e demolojnë, e shkretojnë deri në atë masë, sa më nuk mbetet fije ngrohtësie për të. Shtëpia e pleqve po mbaron, po mbaron ndofta edhe kujtesa e duhur, e ngrohtë për të, edhe për të bijtë e saj, për miqtë dhe për të gjithë ata që këtë vend e shikuan me një fije drite e shprese, me pak gjasat për ndryshim sepse e kanë marrë pushtetin të paturpshmit, maskarenjtë, grabitqaret dhe vrasësit.

Kam shumë miq, bashkatdhetar që nuk kanë ngurrim ta thonë: Nuk më shkohet më ne atë vend, nuk më bënë qejfi, nuk me jap ngrohtësi, vend i zorit po bëhet.

Qeveria e vdekur në shërbim të një shteti të vdekur. Ku secili përkushtohet që të korruptoj gjithë aq, të kriminalizoj edhe at pak jetën shtetërore, me faktin që ky shtet nuk është më strehë e tyre, ku mund të ndërtohet e ardhmja e tyre e lumtur, por vetëm e vuajtjeve dhe varfërisë së pafund.
Këti pushteti të pamoralshëm i doli maksima sheshit “bëje atë që mundesh, fshehuri apo hapur, se nuk ka kush që të dënoj, pasi të kesh marr në duar, gjithë dizgjinët e ligjit”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 350 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi