Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Certifikata si copë buke
Publikuar më 29 shtator, 2015 në orën 01:49 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pothuajse sikur çdo proces tjetër në Kosovë që niset e përfundon mbrapsht edhe procesi i verifikimit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte filluar mbrapsht, e natyrisht që edhe fundi po i vjen i mbrapsht.
Viktimë e gjithë këtyre "marifeteve" natyrisht që ishin, janë dhe do të jenë vetëm veteranët e ndershëm, pra, ata që ndershëm u lindën, ndershëm u rritën, ndershëm luftuan dhe që ndershëm jetojnë.

Ky proces nuk do të ndodhte sikur të ishin të ndershëm edhe ish eprorët e këtyre veteranëve. Ngase ky proces ndodhi vetëm për fajin e ish eprorëve të pandershëm, të cilët i filluan padrejtësitë që nga koha e luftës.
Ish eprorët e pandershëm, të cilët u ngritën duke u thirrur në shoqëri, në miqësi e në afërsi të rrejshme me Adem Jasharin dhe të cilët në ditët kur Adem Jashari me Familje po bënte historinë më sublime të Kombit Shqiptar, ishin futur " n'birë t'minit", dolën në sipërfaqe menjëherë pas rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Ata filluan shpejt t'i krijojnë vetes favore të shumta (kam shkruar në shkrime tjera për veprimet e tyre andaj i kthehem procesit të verifikimit).
Pas shumë presionesh e shumë vuajtjesh të veteranëve të ndershëm, atyre iu thanë se duhet bërë verifikim që të dihet se kush ka luftuar e kush jo dhe veteranët që kishin nevojë për një copë buke duke qenë të përvuajtur pranuan çdo sfidë.
Ky proces erdhi për të ndriquar të vërtetën e cila ishte errësuar nga vetë ish eprorët e UÇK-së, të cilët ishin me ndikim dhe jo pak në numër.
Ata që kishin njollosur Luftën e UÇK-së duke iu shitur/dhuruar statuse të luftës njerëzve të ndryshëm, tash kishin mision tjetër, misionin e pastrimit të gabimeve të veta.
Mirëpo, ata ish eprorë të cilët kishin njollosur luftën, misionin për pastrimin e gabimeve të veta e shndërruan në mision të legalizimit të asaj të keqe që ia kishin bërë Luftës së UÇK-së, duke legalizuar kështu veteranë të rrejshëm, invalidë e dëshmorë të rrejshëm.
Veteranët e ndershëm, duke qenë të lodhur nga padrejtësitë e parreshtura ndaj tyre erdhën në pikën "më mirë pak se hiç".
Ish eprorët e pandershëm u kënaqën, ngase kështu "i përmbushën" apetitet e veteranëve të ndershëm.
Ish eprorët e pandershëm u kënaqën, ngase i përmbushën edhe apetitet e veta dhe të veteranëve, invalidëve e dëshmorëve të rrejshëm.
Veteranët e ndershëm i vështroja sot me dhimbje se si e shihnin certifikatën VETERAN LUFTËTAR sikur një copë buke për familjet e tyre.
Ishte vërtetë e dhimbshme kur i dëgjoja ata tek bisedonin mes vete dhe i kërkonin njëri tjetrit: "a ke mundësi t'mi huazosh pesë euro për të dalë në fotografi se duhet me i dorëzu dokumentet për pension.
Por ishte vërtetë e padurueshme për mua tek i shihja duke dalë në skenë për të pranuar certifikatën VETERAN LUFTËTAR disa njerëz që asnjëherë nuk kanë marrë armën në dorë për t'ia bërë "BAM" armikut.
Ishte edhe më e papranueshme për mua kur një ish eprorë i tha publikisht ish vartësit të tij "ti je i vogël për mua", andaj u ngrita dhe i thash atij eprori se sot jemi të barabartë dhe nuk je më komandant.
Ishte e papranueshme për mua kur ish eprori kryesor, i cili bënte shpërndarjen e certifikatave, kishte gojën plotë ligj e duart plotë certifikata që janë dhënë në mënyrë të kundërligjshme.
Është i papranueshëm dhe jo i dinjitetshëm për një VETERAN LUFTËTAR pensioni prej 170 euro në muaj, megjithatë faji për këtë pa të drejtë i adresohet Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngase për këtë fajin kryesor e kanë ish eprorët e pandershëm që shitën/dhuruan statuse sipas interesave të tyre duke e rritur numrin dhe duke e bërë të papërballueshëm për buxhetin e vendit.

Gëzim SARAÇI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 417 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi