Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ENVER HOXHA NUK ISHTE SIMBOL I KOMUNIZMIT POR SIMBOL I SHQIPTARIZMES DHE ANTIFASHIZMIT
Publikuar më 29 shtator, 2015 në orën 01:52 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Shoqeria shqiptare e boton dhe shperndan lirshem librin e Hitlerit, "Mein Kampf", qe ishte program i shfarosjes se njerezve, por nuk e duron Enver Hoxhen, qe s'i kishte bere keq kujt ne bote dhe qe ishte dhe mbeti simbol i shqiptarizmes dhe antifazhizmit...!!! Shoqeria shqiptare e duron dhe nderon simbolin e shovinizmit grek me gjithe mjekrren e tij, Janullatosin, por nuk po e duroka, sipas nje grushti bastardesh, shqiptarin dhe shqiptarizmen e kulluar te Enver Hoxhes, te cilin bota (qarqet serioze) nuk e akuzonin per komunizem dhe nuk e quanin komunist, por e akuzonin per nacionalizem dhe e quanin nacionalist...!!!)

Sot pash nje "proteste" te nje grupi shqiptaresh te lidhur me zingjire...! Me habita simbolika e zingjireve ne duart e tyre dhe po prisja te kuptoja per cfare po protestonin... Mendova se mos po i thonin Evropes dhe botes se nje pjese e madhe e kombit shqiptar ende po vuan nga zingjiret e roberise, ose se populli shqiptar i Kosoves ende nuk eshte i lire te levize si popujt tjere te Ilirise (Ballkanit) ne Evrope... Dhe kjo kishte njefare kuptimi, i jepte nje porosi botes-fuqive te medha. Madje po mendoja me vete: sa shqiptare te mire qenkan! Sa atdhetare keta burra qe qenkan kujtuar per bashkekombesit e tyre qe po vuajne nga zingjiret e rende te roberise greke, serbe, maqedone, malazeze! Mirepo, keto mendime kaq te mira nuk zgjaten me shume se disa sekonda... Mori fjalen njeri nga keta "babaxhanet" e lidhur me zingjire dhe nisi te villte vrere kunder Qeverise shqiptare qe po "lejoka" simbolet komuniste dhe, sidomos fotografite dhe emri i Enver Hoxhes, ne vende publike! Cfare burrash jane keta te mjere qe edhe 25 vite pas ndryshimit te sistemit politik e ekonomik dhe 30 vite pas vdekjes i tremben per vdekje emrit dhe fotografise se Enver Hoxhes?!! T'u thuash shqiptare ben hata-mekat. T'u thuash njerez ketyre "njerezve" me duket fyerje per ata qe jane njerez... Ne te gjitha sheshet e qyteteve te Republikes se Shqiperise (nje e katerta e Shqiperise), ne te gjitha sheshet e Republikes se kosoves, ne te gjitha librarite e njohura dhe ne te gjitha ekspozitate e librit u ekspozua dhe po shitet pa asnje kufizim libri i tmerrshem i Hitlerit, qe ishte program lufte dhe shfarosjeje, "Mein Kampf", me fotografine e njeriut qe eshte pergjegjes (sigurisht jo vetem ai...) per vdekjen e miliona njerezve ne kampet e perqendrimit dhe ne furrat me gas! Nuk kam pare ndonje shqiptar te protestoje kunder ketij simboli te vdekjes, te krimit, te shkaterrimit dhe te gjenocidit...!! Madje, iu be publicitet dhe marketing si rralle ndonje libri!! Me falni, por nese keta njerez kane qene ne burg (perseri me falni), eshte hera e pare qe me shkoi mendja se mos e kane merituar ate burg... Nuk besoj qe do te kishin kaluar me lehte ne France, ne Danimarke a ne ndonje vend tjeter demokratik-antifashiste. Mund te kishin kaluar me mire, ndoshta, ne Spanjen e fashistit Franko. S'ka si mos te habitet cilido shqiptar qe do dhe nderon gjuhe, kulturen, traditen, flamurin, kombin dhe Shqiperine (jo vetem Republiken e Shqiperise...) me keto paraqitje dhe fushata te "ambalazhuara" me antikomunizem, por ne thelbin e tyre jane thellesisht dhe gjeresisht antishqiptare. Si nuk i pengon keta maskarenj simboli i shovinizmit grek me mjekrren e tij neofashiste, Janullatosi, i cili me bekimin e Sali Berishes ka uzurpuar Kishen Ortodokse Shqiptare te Fan Nolit dhe te kombit tone?!! Nuk po i pengojne as simbolet e imperializmit fetar arabo-turk te manifestuara brutalisht permes minareve dhe xhamive qe nuk kane asgje shqiptare, pervec "xhematit"-besimtareve te tyre qe falen e luten ne ato xhami krejtesisht te huaja ne forme, ne gjuhen qe perdorin dhe ne permbajtje!! Nuk po i pengonjne keta maskarenj e bastarde te kombit tone as perpjekjet arabo-turke per t'ia imponuar gjuhen, kulturen dhe menyren e jeteses se tyre orientale popullit shqiptar (jo vetem ne shtetin shqiptar)!! Nuk po i pengojne as perpjekjet e Vatikanit (Italise) qe ta shtrij ndikimin e tij ne hapesiren shqiptare permes kishes!! Qarqe te caktuara politike, kulturore, mediale... shqipfolese ne Republiken e Kosoves nuk i pengon fare emri, fotografia dhe ideologjia e Titos (titizmi), mirepo keta jugokosovare i pengon dhe i tmerron fotografia dhe emri i Enver Hoxhes!! Se ku lexova keto dite dikend qe shkruante se "Enver Hoxha e donte Shqiperine per vete, ndersa Ismail Kadare e donte te hapur dhe per te tjeret"! E verteta eshte se Enver Hoxha e donte Shqiperine, as te vogel, as te madhe, sic thoshte vete Ai, por te bashkuar dhe per shqiptaret. Ai e donte Shqiperine te hapur per miqte dhe i priste krahhapur ata, por ai nuk lejonte kurre qe "miqte" (te huajt) te beheshin zoter ne Shqiperine e Tij dhe te shqiptareve... Sa per ate se si e donte dhe si e do Kadareja Shqiperine nuk po them asgje, sepse Kadareja eshte gjalle dhe i ka thene dhe mund t'i thote vet pikepamjet e tij per kete ceshtje.
Enver Hoxha ishte dhe mbeti simbol i shqiptarizmes dhe i kombit shqiptar, i Luftes Nacionaclirimtare dhe i antifazhizmit, i arsimimit, i zhvillimit, i perparimit dhe i ndricimit te popullit shqiptar ne Republiken e Shqiperise dhe ne mbare Shqiperine e kudo ku ka shqiptare. Enver Hoxha udhehoqi me sukses te plote Luften Nacionalclirimtare kunder nazifashisteve dhe sahalepiresve te tyre, duke fituar njohjen dhe respektin e aleateve anglo-amerikane, prandaj bashkepunetoret e djeshem te nazifashizmit dhe pjella e tyre, qe sa ishte gjalle Ai fshiheshin skutave si minjte e talles, sot, edhe pas nje cerek shekulli (25 vitesh) po kerkojne te hakmerren per humbjet e tyre ne kohen e Luftes se Dyte Boterore dhe gjate rimkembjes, ndertimit dhe zhvillimit te shtetit shqiptar... Enver Hoxha e mori drejtimin e shtetit shqiptar me 800 000 banore dhe e la (vetem pas 40 vitesh...) me rreth 4 000 000 banore, ndersa bashkepunetoret e nazifashizmit, te Jugoserbise, te Greqise e te dreqit e te birit, e moren "drejtimin" e shtetit shqiptar me rreth 4 milione dhe e pergjysmuan (e sakatuan) ne 2 milione sa ka sot pas 25 vitesh te sundimit te tyre barbar, duke i "dhuruar" shteti shqiptar vendin e pare per te shperngulurit! Kjo eshte shperngulja dhe ikja me e madhe e shqiptareve nga vendi i tyre, merite e Sali Berishes dhe bandes se tij demoanarkovandaliste! Enver Hoxha per 40 vite te qeverisjes dhe drejtimit te tij u kishte dhene shqiptareve, rajonit dhe botes nje shtet plotesisht te konsoliduar, i kishte dhene shqiptarit dhe shtetit te tij emer, nder dhe lavdi ne bote... Shteti shqiptar kishte zene vendin e merituar dhe kryelarte ne sistemin dhe ne marredheniet nderkombetare... Enver Hoxha dhe shteti qe drejtonte ai ishin bere simbol, burim frymezimi, shprese, inkurajimi dhe mbeshtetje e sigurte per shqiptaret dhe per Shqiperine e pushtuar nga serbo-greko-maqedono-malazezet, si dhe per shqiptaret anekend botes... Enver Hoxha dhe shteti qe ai drejtonte ishin bere pengese e pakapercyeshme per shovinistet fqinj qe kembengulnin per shtypjen, debimin dhe shfarosjen e shqiptareve qe kishin pushtuar (tri te katertate e Shqiperise), ishte ber pengese e pakapercyeshme per obskurantizmin qe prodhonin kleriket permes kishave dhe xhamiave dhe per interesa krejtesisht te huaja dhe antishqiptare... Prandaj, edhe urrejtja, mallkimi dhe fushata e ketyre shovinisteve dhe bashkepunetoreve te tyre sahalepires shqiptare dhe e asaj pjese te klerit qe vazhdon t'u sherbeje interesave te huaja eshte kaq e eger dhe po kaq deshpruese, sepse e dine qe Enver Hoxha edhe i vdekur eshte me i fuqishem se te gjithe keta bastarde bashke... Gjate 25 vitesh shteti "demoanarkovandalist" i Berishes dhe i bandes se tij shkaterroi pa meshire pasurite kombetare, industrine, energjetiken, mjedisin dhe ekonomine pergjithesisht, shkaterroi dhe sakatoi familjen, rinine dhe popullin shqiptar dhe u perpoq poshtersisht te sabotoj perpjekjet dhe luften per clirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise. Ne kohen e kesaj bande vetem vrasja e shqiptareve (dhjetra mijera shqiptare te vrare per 25 vite...!!!), prostitucioni (dhjetera mijera vajza shqiptare te trafikuara anembane Evropes e botes...!!!), varferia, korrupcioni, injoranca (numri analfabeteve) dhe numri i te burgosureve arriten rekorde qe nuk kishin njohur vendet tjera...!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 811 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi