Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HAPËSIRAT E MËDHA TË LIRISË
Publikuar më 29 shtator, 2015 në orën 22:39 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me Milit Thaçin, historian, u njohëm fal një ndeje, në Prishtinë, afër Teatrit Kombëtar. Korriku atë mesditë bënte shumë nxehtë. Duke e gjerbë kafenë, Militi ma afroi Monografinë „Artana dhe Dardana“, një studim i shkëlqyer, si dhe librin monumental, të historianit të shquar bashkëkohor shqiptar, Prof. dr. Jusuf Osmait, „Krimet e Serbisë në Kosovë“, 1 dhe 2, në anglisht dhe Gjermanisht, ku Milit Thaçi është bashkëpunëtorë i të dhënave për Komunën e Dardanës. Ajo çka më pëlqeu tek historiani, Milit Thaçi, ishte vullneti i tij për punë, njohuritë e tij për lëndën arkivore.

Milit Thaçi u lind më 3.03. 1955 në Analum ( ish Muçiverc ) të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa Fakultetin, degën e historisë në Universitetin e Prishtinës. Që nga fëmijëria më thotë Militi, lënda e historisë më ka pëlqyer shumë, e veçmas arkivat, burimet që e mbajnë të gjallë historinë, kulturën dhe zhvillimin e një populli.

Milit Thaçi është historian, dhe veprimtar i dallur për lëndë arkivore. Arkivi Historik Komunal në Dardanë ka një staf të vogël por të vyer. Arkivat Historikë, qofshin të Komunave apo ato shtetërore janë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e gjithmbarshëm kombëtar.

Pas çlirimit nga pushtimi 100 vjeçar serb, Agjensia Shtetërore e Arkivave të Republikës së Kosovës, i formoi Drejtoritë e Arkivave komunale, për të mbledhur lëndën arkivore, pë të grumbulluar të dhëna nga tërë territori i Komunës sonë e më gjerë. Unë me stafin tim më thotë Militi, bëjmë detyrat tona sipas metodave bashkëkohore të kohës. Libri i gjithsecilit popull shkruhet vazhdimisht, më thotë Militi. Arkivat e komunave tona janë gjysmë të zbrazëta, sepse, pushtuesi serb, gjatë tërheqjes, me vete ka plaqkitë shumë lëndë arkivore.

Dëmet e vjedhjeve arkivore, nga ana e pushtuesit serb edhe në komunën tonë janë të mëdha. Studiues të shumë fushave shkencore qysh tani e ndiejnë mungesën e shumë të dhënave. Arkivi Historik i Komunës së Dardanës, nga dita në ditë po bëhet më i pasur e më i begatë.Në bashkëpunim me Agjensinë Shtetërore të Arkivave të Republikës së Kosovës, ne vazhdimisht bëjmë publikimet tona.

Monografinë, e historianit Prof. dr. Jusuf Osmanit, „Dardana dhe Artana“, është vepër me shumë të dhëna për komunën e Artanës dhe të Dardanës. Komuna e Dardanës e Republikës së Kosovës, ka peshë gjeografike, gjeologjike, historike, kulturore dhe gjeopolitike për Kosovën dhe mbarë kombin. Territori i Komunës së Dardanës shtrihet në pjesën lindore të Republikës së Kosovës, dhe përtej saj, vazhdon Krahina e Mollës së Kuqe, me 760 fshatra dhe qyteti i Nishit, territor etnik shqiptar, e që mbahet i pushtuar ende nga Serbia.

Komuna e Dardanës shtrihet në një sipërfae prej 532 km katror, me 76 zona katastrale, dhe me sipërfaqe toke të punuar prej 52. 262 ha. Komuna e Dardanës në perëndim dhe jugperëndim kufizohet me komunën e Prishtinës, të Artanës, dhe të Gjilanit. Ndërsa në lindje, me Komunat tona të pushtuara të Bujanocit, Vrajës, Medvegjes, dhe Nishit.

Rruste më thotë Milit Thaçi, në një çast tek po e gjerbnim kafenë, në punën e arkivistit nuk flet vetëm letra dhe druri shqip, por flasin edhe gurët e kishave dhe kështjellave të rrënuara. Arkivi Historik i Komunës sonë çdo ditë regjistron, grumbullon dhe përpunon lëndë arkivore, edhe për nevoja të Komunës, edhe për nevoja të Agjensisë të Arkivave të Kosovës.

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 388 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi