Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“PËR KOHËN E ARTË…” LIBRI I RI I AUTORIT FARIDIN TAFALLARI
Publikuar më 30 shtator, 2015 në orën 01:45 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këto ditë u botua në Prizren libri “PËR KOHËN E ARTË…” i autorit FARIDIN TAFALLARI. Edhe në këtë libër të tij autori vjen përsëri para lexuesit të gjërë me figurën e atdhetarit e patriotit, luftëtarit për lirinë e atdheut dhe për Bashkimin Kombëtar të të gjitha trojeve tona etnike në një atdhe të vetëm me Shqipërinë mëmë.

FARIDIN TAFALLARI, autor i gjashtë librave tashmë të botuar, i lindur e i rritur në gjirin e një familje patriotike dhe atdhetare, në Struzhë të Prizrenit u brumos që në rininë e tij të hershme, me Idealin e shenjtë të luftës për LIRI e Bashkim Kombëtar. Ashtu sikurse pothuajse në të gjithë botimet e tij, edhe tek ky libër ATDHEDASHURIA për të është motoja e gjithë veprimtarisë së tij atdhetare, ku ai mëse disa herë e shkruan dhe e cilëson me gërma të mëdha”ATDHEU MBI GJITHÇKA”
Malli dhe dashuria për tokën, që e lindi, për Kosovën, Shqipërinë, kombin do të jenë bashkudhëtarë të jetës së tij mërgimtare, jo më pak se dyzetvjeçare, kur u detyrua të emigrojë në Gjermani, jo vetëm nga kushtet tepër të vështira ekonomike, por edhe nga përndjekja e rregjimit të urryer serb. Në mërgim do të marrë një kah të vërtetë dhe drejtim të duhur veprimtaria e tij atdhetare. Dhe kjo, për fatin e madh të jetës së tij, siç e quan vetë autori, takimit dhe njohjes me Vëllezërit Gërvalla e në veçanti me JUSUF GËRVALLËN, ku, duke u betuar së bashku, do të jenë bashkudhëtarë e bashkëveprimtarë në rrugën e vështirë të luftës për liri e pavarësi dhe përpjekjeve për Bashkim Kombëtar! Duke qenë shok dhe bashkëveprimtar i afërt i JUSUF GËRVALLËS dhe si dëshmitar i gjallë i atyre viteve të stuhishme, në të gjithë librat e tij, Faridin Tafallari ka figurë qëndrore HEROIN, duke shkruar me vërtetësi realizëm për JUSUFIN dhe veprën e tij të pavdekëshme!
Edhe në librin ”PËR KOHËN E ARTË” një vend të rëndësishëm ze figura e JUSUF GËRVALLËS, kontributi i tij i çmuar, në organizimin dhe bashkimin e mërgimtarëve për lëvizjen për liri e pavarësi. Por një dëshirë e madhe e autorit ka qenë për të treguar për atë kohë, dhe për mos të harruar kurrë, atë kontribut të çmuar të bashkatdhetarëve tanë mërgimtarë, bijve të asaj toke, që e ndihmuan nga larg dhe iu bënë pjesë e popullit në atdheun tonë të shtrenjtë, Kosovën-Shqiptare! Ndaj, një vend të gjerë në këtë libër zenë veprimtaritë dhe kontributet e shokëve, bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të autorit në rrugën e gjatë deri në çlirimin e Kosovës dhe pas çlirimit të saj, në ndihmat materiale e monetare, si të FONDIT Të 3%, „VENDLINDJA THËRRET“ „AKSIONI PËR SHKOLLËN SHQIPE“etj...Dhe të gjitha këto të dokumentuara, të pasqyruara kronologjikisht e të ruajtura me shumë kujdes e përpikmëri në arkivin personal të autorit, gjithë këtë material të dokumentuar, voluminoz, si raportet, shënimet e punëve dhe obligimeve të kryera, nga bashkatdhetarët tanë në çdo qytezë apo teren, kudo ku punojnë e jetojnë... në çdo cep të Gjermanisë, por edhe të shteteve të tjera, të cilët i vizitojë jo vetëm një herë, por shumë e shumë herë sipas nevojave dhe kërkesës së atdheut, autori i pasqyron në këtë libër qartë e saktë. Sepse, personalisht vetë autori, gjatë atyre viteve të vrullshme, kreu detyra fisnike, me përgjegjësi të madhe, për ndjekjen mbarëvajtjen dhe grumbullimin e rregullt të këtyre ndihmave materiale e monetare, aksioneve e detyrimeve të 3% e të tjera, që ju besuan nga bashkatdhetarët si dhe nga veprimtarët, të cilët njëherit ishin edhe ambasadorët e parë të Republikës së Kosovës-Shqiptare!...
Nuk ka si të mos emocionohesh, kur lexon epilogun e librit, ku autori shkruan se: “ E zgjodha këtë titull “PËR KOHËN E ARTË“ jo rastësisht, por se për mua, është një titull mjaft kuptimplotë, për atë kohë, për të cilën shkruaj.... Kam shkruar „PËR KOHËN E ARTË“…!?Kam përshkruar kohën, në udhët e së cilës, eca me shokë e mi, atdhetarë të flaktë, bashkëveprimtarët e mi të pandarë, në atë kohë vërtetë të artë, të mbushur plot me aktivitete e veprimtari patriotike...Ecëm bashkarisht, pa u ndalur, për një ideal të shenjtë, për Çlirim e Bashkim Mbarëkombëtar... me shokët e mi të paharruar, me JUSUFIN E MADH, me shokët e mi bashkëveprimtarë të palodhur, në ato ditët, javët, në ato muajt e vitet më të vrullshme e më të stuhishme të jetës së bashkatdhetarëve tanë mërgimtarë!“
Autori nuk harron të përshëndesë të gjithë bashkëkombasit, ato vajza e djem, ata burra e gra, që e ndihmuan popullin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Shqiptarisë, para dhe gjatë luftës së përgjakur, në tokat Shqiptare të okupuara nga armiqtë tanë të përbetuar sllavofashistë, anëtarët e komisioneve të “TREPËRQINDËSHIT“(3%); të “VENDLINDJA THËRRET“; të AKSIONIT “TË NDIHMOJMË SHKOLLËN SHQIPE“, të cilët nuk kursyen kurrë në ndihma, qenë përherë të gatshëm, që po t‘i kërkonte atdheu, me vullnet e dëshirë do të shkonin në luftë, përballë armiqve tanë shekullorë.
Ai me shumë dëshirë, me durim e vullnet, por edhe me emocion, i ka rilexuar raportet, shënimet edhe letrat e shokëve bashkëveprimtarë dhe i ka përshkruar, ashtu si ishin në origjinal, të ardhura nga anëtarët dhe kryetarët e komisioneve. ...‘‘Po i botoj ashtu, duke i përshkruar, siç kanë qenë nga origjinalet dhe kopjet e tyre, ashtu si m‘i kanë dërguar....me emër mbiemër dhe kontributet në vlera monetare... Dhe po i përshëndes përsëri sot, të gjithë ata bashkatdhetarë mërgimtarë, që në momentet më të vështira, i dolën në krah popullit dhe Ushtrisë së tij, duke filluar, që nga vitet e shtatëdhjeta e deri në vitin 1999! JU LUMTË!!!“
Por autori Faridin Tafallari shpreh në librin e tij edhe indinjatën e vet, për atë se, çfarë ndodhi me pushtetarët tanë pas lirisë! Askush nga qeveritarët e të gjitha ndërrimeve, asnjëra palë nuk u interesua më, për këta bijtë më të mirë e puntorë të ndershëm të shqiptarisë, pas dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, që flijuan dhe e dhanë jetën, gjënë më të shtrenjtë, për liri, pavarësi e Bashkim Kombëtar! Ai shpreh keqardhjen e tij dhe për atë se, ku shkuan gjithë ato ndihma monetare si të 3%, gjithë ajo valutë e para e mbledhur nga bashkatdhetarët tanë në mërgim, që u vodh dhe askush nuk kërkoi e askush nuk dha hesap e llogari për këtë çështje, që na ka shqetësuar të gjithëve ne shqiptarëve!?
Prandaj autori i këtij libri, ashtu siç shprehet edhe vetë, punoi tepër i përkushtuar “...për të mos iu mbetur në hak (borxh) bashkatdhetarëve, që punuan dhe vepruan për dhënien e kontributeve, në Landin e Baden-Würtembergut të Gjermanisë, punova me përkushtim, duke i dhënë rëndësi të veçantë, EVIDENCIMIT të KONTRIBUTEVE, në mënyrë që, të evidencohet kontributi i secilit, si i atij, që kontriboi dhe ndihmoi, por edhe i atij që refuzoi dhe nuk ndihmoi, pikërisht atëhere kur atdheu i tij kishte nevojë për ndihmën e tij, që ia kishte borxh, duke mos e kryer kështu obligimin ndaj vendit e shtetit të vet…“
Por autori me shumë përzemërsi ju kërkon ndjesë dhe mirëkuptim atyre vëllezërve dhe motrave, që e kanë merituar të jenë të shënuar e ai pa dëshirën e tij, në harresë për momentin, nuk i ka shkruar emrat e tyre, ashtu sikurse mund të ketë bërë edhe ndonjë gabim pa më të voglin qëllim, sikurse shprehet me sinqeritet se..“.... më besoni dhe më kuptoni se, me qëllim nuk do të bëja gabim në as edhe një germë…!!!“
Në librin e tij, autori Faridin Tafallari nuk le pa cek edhe gjendjen ekonomike e sociale të popullit e të Kosovës në ditët e sotme, udhëheqjen e saj, rolin e politikanëve e të shtetarëve, të politikave, që ndiqen, qëndrimet ndaj serbëve e Serbisë, marrëdhënieve me të si dhe marrëdhëniet me ‘‘miqtë ndërkombëtarë‘‘ etj. Për këto probleme tepër aktuale dhe shqetësuese për popullin e Kosovën dhe për mbarë SHQIPTARINË, autori ka shkruar shumë herë edhe në shkrimet e tij publiçistike! Sepse autori Faridin Tafallari, atdhetari dhe luftëtari i paepur i Bashkimit Mbarëkombëtar, bashkëveprimtari dhe shoku i afërt i JUSUF GËRVALLËS NUK MUND TË JETË I QETË, PA ÇUAR DERI NË FUND AMANETIN E TRIMIT...ATDHEDASHURIA DO TË JETË MOTO E JETËS SË TIJ DERI SA TË FRYMOJË!!!

HASAN SH. GASHI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 667 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi