Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË 70 - VJETORIN E DITËLINDJES TËNDE, O JUSUF GËRVALLA…!!!
Publikuar më 01 tetor, 2015 në orën 01:37 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...E KAM THËNË E SHKRUAR, QË NË FILLIM TË HERËS SE, PËR TY, O JUSUF GËRVALLA, KA VETËM DITËLINDJE!..
SHKOJNË E VINË TETORËT E VJESHTËS SË ARTË… DHE ME TETORËT VJEN EDHE TI…!?
Kështu më vjen edhe në këtë 1 tetor, në shtatëdhjetëvjetorin e ditëlindjes Tënde, o shoku im, o bashkëluftëtari im për LIRI E BASHKIM KOMBËTAR, ashtu si dikur, njerëzor, burrëror, trim…me fytyrë të qeshur…me atë hapin e lehtë, sikur edhe tokës nuk doje t’i rëndoje!...E unë, kthehem e vështroj imazhin Tënd, të afrohem dhe nis e bisedoj me Ty!

Në çdo përvjetor kemi biseduar bashkë si dy shokë të mirë, kemi folur shumë, të kam treguar për veten, për shokët tanë të përbashkët, bashkëluftëtarët e bashkëveprimtarët tanë, për vazhdimësinë e rrugës, që e nisëm së bashku, për luftën drejt qëllimit e idealit tonë, për sakrificat dhe përpjekjet tona! Po jo vetëm në përkujtimore, jo, por kemi biseduar pothuajse gati çdo ditë! Sepse, ajo fjala jote e mençur, ajo maturia jote e të menduarit dhe të vepruarit ka qenë dhe është domodosmërisht e nevojshme për mua, shokun dhe bashkëveprimtarin Tënd të idealit, për të gjithë ne, që ndoqëm e vazhduam me vetmohim rrugën Tënde, që ecëm në ato shtigje lufte, ku na udhëhoqe Ti, deri në çlirimin e Lokes Kosovë!? Por, edhe sot, në gjendjen, në të cilën ndodhet Kosova jonë dhe mbarë shqiptaria, fjalët e tua, të thëna e të shkruara, janë tepër aktuale…!!!
Janë munduar disa edhe të t’i shtrembërojnë, apo dhe të t’i tjetërsojnë!? Dhe ka nga këta “disa” që, kanë qenë miq apo shokë të tu të afërt!? Për këtë nuk habitem mëëë!? Sepse, sot interesi vetjak disa po i përçudnon e po i kthen në njerëz, që nuk njohin më komb, popull e atdhe! Por unë i qëndrova dhe i qëndroj besnik idealit tim, atij ideali, që u betuam së bashku dhe ndenjëm krah për krah njëri tjetrit, në ato vite të stuhishme, deri atë ditë të kobshme, të 17 janarit 1982, kur dora gjakatare e UDB-së, e ndihmuar nga spiunët shqipfolës të morri jetën!!!
A e di se, ditarët dhe shënimet e mia, që mbaja unë për veprimtarinë tonë atdhetare e patriotike në mërgim, ndër vite e vite, për të cilët t’i ishe në dijeni se, më shihje kur unë mundohesha të shënoja çdo detaj, në çdo lloj aktiviteti, qoftë tubim, mbledhje, demonstratë a protestë… dhe bile më përgëzoje me buzë në gaz, ashtu si dije Ti t’i inkurajoje shokët e tu të vërtetë, më “bënë” shkrimtar?! Dhe unë, shoku yt i idealit të shenjtë, sot jam autori i gjashtë librave, tashmë të botuar, pikërisht për këtë veprimtari atdhetare e patriotike, për LIRI dhe BASHKIM MBARËKOMBËTAR të bashkëkombasve tanë në mërgim, fillimisht të organizuar e të udhëhequr nga Ti, O i Madhi Jusuf Gërvalla!!!
Dëshira ime më e madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe sot e deri sa të frymoj mbi këtë tokë që, të thuhet e të shkruhet e vërteta dhe vetëm e vërteta për FIGURËN TËNDE ATDHETARE E PATRIOTIKE dhe VEPRËN TËNDE TË PAVDEKËSHME!!! Ndaj në librat e mi vendin kryesor e ze figura jote, si udhëheqësi dhe organizatori ynë, ideatori i bashkimit të mërgimtarëve bashkëluftëtarë, në udhën e duhur për çlirim e Bashkim Kombëtar!!!
Edhe në këtë 70-vjetor të ditëlindjes tënde, unë po të “dhuroj” librin tim të gjashtë, të botuar pak kohë më parë në Prizren, të cilin e kam titulluar: “PËR KOHËN E ARTË”! E zgjodha këtë titull jo rastësisht, por se për mua, është një titull mjaft kuptimplotë, për atë kohë, për të cilën shkruaj...
Fati i madh i jetës sime ishte njohja me Ty, O JUSUF GERVALLA! Atje, në Struzhën time të Prizrenit të lashtë, nisin rrugëtimet e para atdhetare, të mijat, por ato morrën udhën e duhur, këtu në mërgim, nën dritën e mësimeve të Tua! Kurrë nuk mund të ndahet emri yt nga fjalët: LIRI, LUFTË, ÇLIRIM, BASHKIM, KOMB, ATDHE, KOSOVË, SHQIPERI, SHQIPTARI!!!...Kam shkruar ‘‘PËR KOHËN E ARTË“… kam përshkruar kohën, në udhët e së cilës, ecëm së bashku me Ty O JUSUFI YNË, ecëm bashkë me shokë e mi, atdhetarë të flaktë, bashkëveprimtarët e mi të pandarë, në atë kohë vërtetë të artë, të mbushur plot me aktivitete e veprimtari patriotike...Ecëm bashkarisht, pa u ndalur, por të vendosur e besnikë, për një ideal të shenjtë, për Çlirim e Bashkim Mbarëkombëtar!!!
Për mua, atdhetarin e palëkundur, kanë vlerë të patjetërsueshme kujtimet e asaj kohe, aqsa edhe gjatë shkrimit të librit, a e di që më bëhej sikur, ishim përsëri bashkë, sikur isha me shokët e mi, në mesin e atyre, që më deshën e më respektuan dhe që, edhe unë i desha shumë...Isha me Ty O JUSUFI YNË, dëgjoja zërin Tënd, merrja detyrat, udhëzimet, nxitoja t’i kryeja ashtu me përpikmëri e korrektësi...Të takoja tek vendet tona, në tubime, demonstrata e protesta. Po isha edhe me shokët e mi, bashkëveprimtarë të palodhur, si në ato ditët, javët, në ato muajt e vitet më të vrullshme e më të stuhishme të jetës sonë mërgimtare...
Edhe pas rënies Tënde, ne, shokët e tu, bashkëveprimtarët mërgimtarë vazhduam të luftojmë për çlirimin e vendit, kundër okupatorit sllavoserb… Sa e sa prej nesh luftuan në rradhët e UÇK-së së lavdishme! Sa e sa ranë për liri në fushëbeteja!..Dhe mbas çlirimit përsëri, me sytë nga Lokja Kosovë, në aksione për ndihma si monetare, ashtu edhe materiale, duke e bërë natën ditë, si e si, edhe ne mërgimtarët, si përherë, të ndihmojmë popullin dhe atdheun tonë të stërmunduar e të vuajtur… Ndaj, ky libër është shkruar me një dashuri e dëshirë të madhe për atë kohë, jo vetëm për të treguar e për mos të harruar kurrë, atë kontribut të çmuar, atdhetar e patriotik Tëndin, kur tashmë e kam deklaruar me forcë që, ‘‘ASKUSH NUK MUND TA ZËVENDËSONTE E AS MUND TA ZËVENDËSOJË JUSUF GËRVALLËN!!!“, por edhe kontributin tepër të çmuar, atdhetar e patriotik të shokëve të mi bashkëveprimtarë, të bashkatdhetarëve tanë mërgimtarë, bijve të asaj toke, që së bashku e ndihmuam nga larg dhe iu bëmë pjesë e popullit në atdheun tonë të shtrenjtë, Kosovën-Shqiptare!
Fjalët e Tua lapidar:"Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij,do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën.Dhe s'do të ketë forcë, që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme."të udhëhoqën në tërë veprimtarinë Tënde,duke sakrifikuar jetën për popull e Kosovë, për çlirimin e të gjitha trojeve etnike nën ish-Jugosllavi,nga okupatori i egër shkja!
Por, ç’po ndodh sot në Kosovë, 15 vjet pas luftës së UÇK-së, sot në liri e në këtë gjysëm pavarësi ?! Askush nga qeveritarët, mo po askush deri më sot nuk punoi të hedhë sado pak dritë mbi të vërtetën e vrasjes Tënde, me vëllanë, Bardhoshin dhe shokun Tënd Kadri Zekën!?! E deri sa të dali kjo e vërtetë në dritë, unë nuk jam aspak i qetë dhe nuk do rresht së kërkuari zbardhjen e vrasjes Tënde, vrasje, që i bëri një dëm të pallogaritshëm jo vetëm Kosovës, por mbarë kombit shqiptar!!! A e di se çfarë fyerje, sa s’ka ku shkon më, na bëhet sot neve, idealistëve atdhetarë e patriotë, që punuam, vepruam, u aktivizuam dhe luftuam pa hile, sakrifikuam, pa na u dhimsur asgjë, pa kursyer as jetën për Kosovë e popull!?! A ka gjë më të rëndë se, të shkelësh mbi gjakun Tënd, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi gjakun e bijëve e bijave të kësaj toke, që u vranë e u torturuan në burgjet e ish-Jugosllavisë titiste, e atyre, që humbën pa nam e nishan e u tretën diku, nëpër varreza masive?...
O Jusuf i ynë! Ti e deshe popullin, kombin dhe luftove për një shqiptari të bashkuar në një atdhe të vetëm me Shqipërinë mëmë!!! Ndërsa sot, duke parë se, ku është katandis populli dhe Kosova, gjendjen e vështirë sociale dhe ekonomike të bashkëkombasve të mi, në Kosovën e “çliruar”, a e di se këta mjeranët e politikës, po e udhëheqin Kosovën sipas direktivave mafioze “zhvat sa më shumë për vete dhe mos mendo hiç për popull e Kosovë”, a e di se po i qajnë hallin e po ju dhimset për çdo ditë më shumë Serbia?! Po na janë ngjallur ish-titistët e kanë hyrë deri në qeveri, ata zagarë, që në kohën e titizmit, e të millosheviçizmit na ndiqnin këmba këmbës, si qentë me ulurima pas neve, duke na quajtur “nacionalista”, “irredentista”, “separatista” etj.!? Sepse, gjoja ne po ua prishnim “Bashkim-Vëllazërimin!!! Dhe mjerisht, O Jusufi ynë, pikërisht sot, ata e kanë në dorë Kosovën tonë të dashur, dhe ende ashtu po veprojnë, bile edhe më keq!? Po pse të mos veprojnë kështu, kur këtë popull të maltretuar, po e tradhëtojnë Isa Mustafiçi e Hashim Thaçiçi me zagarët e tyre, duke nënshkruar ashiqare fare në Bruksel, fëlliqësira të papranueshme për popull e Kosovë??! Ti këto i di ku e ku më mirë se unë, por ja që desha të të tregojë edhe për këto tradhëtitë e fundit, ku besoj se kanë me i paguar shumë shtrenjtë këto bëma tradhëtie!!! O Jusufi ynë! Këta, sa ishin me Titon i thurrnin lëvdata e poezi atij qeni, armikut më të përbetuar të shqiptarëve, që i kishte mbushur me vite të tëra burgjet me shqiptarë e shqiptare…e popullit i buzëqeshte si një qen i zgjebosur!? Këta zagarë, titistët shqipfolës, me gjak të shprishur kënaqeshin se, ishin nën sundimin e serbosllavizmit dhe të Millosheviçit ku i shërbenin si të marrë, sepse ishin bërë mashë e tyre!?Edhe tash Isa Mustafa, me Hashim Thaçin vazhdojnë të luajnë të njëjtën valle me serbofashistët, të ardhur nga dreqi e i biri, duke ndenjur gju me gju me ta!!!…Pra ky Isa me të tjerët ishin ata, që nuk e hiqnin nga goja e tyre “Bashkim-Vëllazërimin”, me serbofashistët, antishqiptarët e tërbuar dhe sot e kurrë, kurrë, asnjëherë nuk e përmendin Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë mëmë, me vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku, e jo më të përpiqen për bashkimin… por shkojnë e ngjiten si mizat në m.t se, këta tradhëtarë nuk mund të ndahen nga b.tha e shkjaut jo, për asnjë minut!?...Serbët, si për një shekull, që na urryen,ashtu edhe në këto vitet e pas luftës së përgjakur për çlirim ende na urrejnë e na përbuzin si mos më keq!!! Dhe ja ky është realiteti, i hidhur boll, ndaj nuk po dihet se, kah po shkon ky popull e kjo Kosovë!?! E, jo, s’ka ndryshe se, si të mos revoltohesh në kulm dhe të mos ndjesh nevojën Tënde, domosdoshmërinë e veprës dhe të fjalës Tënde të mençur, të atij organizimi e uniteti, që kishim dikur, kur Ti O PRIJËSI YNË na bashkove ne, mërgimtarët bashkëluftëtarë rreth vetes, me aq durim e dashuri, duke na e treguar realisht rrugën e drejtë dhe të duhur, për qëllimin e madh të luftës për liri e pavarësi e Bashkim Kombëtar!
...Edhe gjatë luftës së UÇK-së ishim të bashkuar, të lidhur fort me njëri tjetrin për lirinë e dëshiruar me dekada e dekada …Por pas lufte përsëri u përçamë..dhe çdo ditë ky fenomen po thellohet. Dhe kjo po bëhet sidomos nga politikanët tanë, nga njerëzit me pushtet për interesa personale në kurriz të këtij populli!!!Dhe ja sot, në Kosovë, disa hanë me lugë të artë e shumica e popullit jeton në varfëri të tejskajshme!?!
Është për të ardhur keq që, politikanët tanë, luftëtarë të UÇK-së dje e sot qeveritarë të shtetit tonë, qeverisin sipas interesave e direktivave të “miqve” tanë ndërkombëtarë, kur Ti dikur, o i Madhi Jusuf ngrije zërin dhe i kërkoje Evropës të njihte Kosovën dhe vuajtjet e saj nën gjenocidin serbosllav! Për këta lloj politikanësh - “atdhetarë”, Konica me kohë bukur e ka thënë se:"Ç'besë munt të kemi prej atdhetarësh nga interesi, atdhetarë sot, armiq e tradhëtorë e gjakspirës nesër? Ç'fitim do të ketë Kombi prej njerëzsh të blerë, e gati kurdoherë të shiten, te kush do u japë më tepër?
Ja, kështu i kemi sot politikanët tanë e këta shtetarët tanë, si mjeranë dështakë, që nuk ju ha hiç më palla për popull, por veç për veten e tarafin e tyre!?...Kam shumë me fol e me të tregu për gjithçka! Por, për besë nuk di të të them se, kah po shkon kjo Kosovë e ky popull, që Ti i kushtove gjithë jetën Tënde!!!

...Ah sikur të ishe I GJALLË, të ishe midis nesh O JUSUF GËRVALLA!!!
“ PËR TY KANË MALL GUR E DHE...
JETA JOTE EC ME NE…”

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 964 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi