Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NE DHE SHKËRDHATOKRACIA SHQIPTARO-TITISTE
Publikuar më 02 tetor, 2015 në orën 01:34 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ne (kudo nënkupton shqiparët-shqiptarë) dhe shkërdhatokracia shqiptaro-titiste (fara e keqe e shqiptarëvet) qemë dhe mbesim përjetësisht dy pole krejtësisht të kundërta, nëse vazhdon kështu, edhe për shekuj të tërë. Ne jemi pjesa e bardhë e ditës, ndërsa, ata (shkërdhatokracia shqiptaro-titiste, me bijë e me bija), pjesa e zezë, skëterrë, dhe antishqiptare, e saj (e natës). Dhe, natyrshëm, kërkesat tona me të tyret dallojnë po sa dallon dita me natën. Kur ata e gëzonin tërë pushtetin serbojugosllav dhe mbështetjen e tij antishqiptare, nuk lanë gjë të zezë pa bërë në kurriz të shqiptarëve, ndaj familjeve shqiptare, ndaj atyre që nuk e donin Jugosllavinë pushtuese e gjakatare të Titos…

Ne punuam dhe vepruam tërë jetën kundër nomenklaturës së shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste në pushtetin serbo-jugosllav. Punuam aq sa ditëm e aq sa mundëm për të mirën e Kombit e të Atdheut shqiptar, për ta bashkuar Atdheun me çdo kusht, edhe në rrethana krejt antishqiptare, të një pushtimi të egër, fashist e barbar serbojugosllav dhe të atij “patriotik” e “shqiptar”! Ndërkaq, shkërdhatokracia shqiptaro-titiste, ajo që veten e quan “patriotike” e “kombëtare”, na ndiqte e persekutonte hap pas hapi, për të na dënuar e fashitur përgjithmonë si armiq të përbetuar të Jugosllavisë së Titos e Serbisë së Millosheviçit, si “separatistë e irredentistë”, gjë që dëshmon mjaftueshëm numri i të burgosurve politikë, i cili, për fat të keq, po pëson edhe sot e gjithë ditën nga disa politika të “shokëve” e “miqve” të tyre “të burgosur politikë shqiptarë”, me pasardhësi të shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste, të cilët, po ua kalojnë paraardhësve të tyre për shkërdhatokraci!...

Nomenklatura e shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste në pushtet, i kishte të gjitha mundësitë për të na survejuar e ndjekur, sepse, ajo shkërdhatokraci (që tash po na ndjek edhe më zi e më për t’keq) ishte vendosur, hiq pozitat pushtetore prej Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Serbisë e Krahinës Socialiste Autonome te “Kosovës dhe Mëetohisë” (në pushtetet komunale e lokale, deri edhe në familjet e tyre shkërdhatokrate), në të gjitha vendet udhëheqëse, nëpër gjykata, organizata shoqërore e media të tjera relevante që çonin ujë në mullirin e pushtuesit, udbasho-kosistçe.

Shkërdhatokracia shqiptaro-titiste, kishte shtrirje horizontale dhe vertikale, të mjaftueshme për të na survejuar, sepse, kishte përkrahjen antishqiptare të pushtetit serbojugosllav të shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste në Prishtinë, në komuna të tjera e deri te bashkësitë lokale dhe në të gjitha katundet anembanë trojeve të pushtuara e të copëtuara shqiptare në republikat “demokratike, socialiste e vetëqeverisëse” të Jugosllavisë, ku zbatohej çdo urdhër në kurriz të shqiptarëve.

Ne, smadhuam e nderuam Shqipërinë e Xhaxhit Enver Hoxha në sy të një shtetrrethimi të egër dhe të dyfishtë serbojugosllav e shqiptaro-titist, duke propaganduar shqiptarizmën e Shqipërinë Socialiste, ndërsa, shkërdhatëria shqiptaro-titiste na ndiqte, persekutonte e burgoste, në emër të “Bashkim-Vëllazërimit” e të Jugosllavisë pushtuese, duke e ngritur atë në piedestalin e një superfuqie, sepse, asaj e kësaj shkërdhatokracie nuk ua mbyllinin prapanicat as pallatet e tërë botës dhe njeriu normal as ëndërr nuk mund ta shihte se shkërdhatokracia një ditë do t’i kundërvihej asaj ngrehine artificiale, kryesisht, në tokat gjeoautoktone iliro-shqiptare!...

Shkërdhatokracia shqiptaro-titite ishte instaluar në Politikë, në UDB dhe KOS (Shërbim serbojugosllav i kundërzbulimit), në Gjyqësi, në Akademi, në Kulturë, në Arsim (në të gjitha nivelet), në Polici, në Shëndetësi, në Ekonomi, në Sport e në fusha të tjera të jetës shoqërore dhe bënte kërdi në kurriz të shqiptarëve të pambrojtur nga askush dhe as nga ligjet që përpiloheshin për të “drejta të barabarta”!... Dhe, fatkeqësisht, sot, nuk qëndrojmë hiç më mirë. Jemi të barabartë para kriminelëve dhe jetojmë disi para ligjeve të tyre kriminale, dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta!...

Në rrethana të tilla edhe ecja shqip e shqiptarisht ishte (dhe është) tepër e rrezikshme, por, ne, ecëm dhe ecëm e po ecim vazhdimisht, me mendje, me koncepte e me këmbë në tokë: Shqip! Në tokën tonë shqiptare. Po ecim, si dikur dhe po e ndjekim udhën tonë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit! Po e ndjekim Programin tonë Kombëtar për Bashkimin e Atdheut dhe të Kombit!...

Ndërsa, shkërdhatokracia shqiptaro-titiste na ndoqi e po na ndjek ne, shqiptarëve, kryengritësve që nuk po lëmë gur as frymë pa lëvizur për ta bashkuar Kombin e Atdheun tonë Shqiptar dhe për ta dëbuar nga pushteti shkërdhatokracinë shqiptaro-titiste me bij e me bija, që edhe sot po luan në bisht e po çkërdhehet me të gjithë pushtuesit (e mundshëm!), e po bën lojëra shumë të rrezikshme me luftën tonë dhe me gjakun tonë të derdhur për Bashkim Kombëtar. Po i ngatërron e barazon jo pa qëllim vlerat tona me “vlerat” e veta shkërdhatokrate (me këmbë përpjetë!…)!...

Në këtë rrugëtim të gjatë, nomenklatura “shqiptare”, në Jugosllavi, ishte e përbërë prej shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste, duke filluar nga Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (KQ i LKJ, këtu hyn e tërë Lidhja e Komunistëve të Kosovës – e kthyer në LDK&Co) që e kishte shtrirë dorën e pushtetit jugosllav deri te komunat dhe te bashkësitë lokale e katundet më të thella malore. Dhe, ky soj shkërdhatokratësh shqiptaro-titistë, për ta treguar hapur shkërdhatokratin, bëheshin më të zezë sesa serbët dhe jugosllavët pushtues, bashkërisht. Madje, “shqiptarët” në pushtet tregoheshin (për t’i hyrë në hatër Jugosllavisë dhe Titos) më serbë se serbët, më “malazezë” se malazeztë, më “maqedonë” se maqedonët, më jugosllavë se jugosllavët e të tjerë antishqiptarë (me maska e pa to), sesa të gjithë serbojugosllavët bashkërisht, mbi ç‘bazë e “logjikë” po vepron edhe sot më antishqiptarçe se kurrë shkërdhatokracia me pasardhësi shqiptaro-titiste në pushtetin e “Republikës së Kosovës”!…

Kur ne mundoheshim të krijonim edhe njerëz e shqiptarë prej dheu, shkërdhatokracia dhe shkërdhatokratët shqiptaro-titistë&Co mundoheshin, me çdo kusht, t’ia zgjatnin jetën sa më gjatë sundimit serbojugosllav të "Vetëqeverisjes socialiste dhe Lëvizjes jugosllave të të Painkuadruarve" të kryesatrapit Josip Broz Tito dhe fundërrinave të tij “shqiptare” në Prishtinë, Shkup, Podgoricë, Preshevë e gjetkë. Në këtë pikëpamje, shkërdhatokracia shqiptaro-titiste ishte në gjendje t’i digjte e t’i piqte në zjarr shqiptarët që nuk pajtoheshin me pikëpamjet e tyre shkërdhatokrate, me servilizmin e tyre të paepur ndaj Titos e Jugosllavisë pushtuese dhe gjakatare…

Nomenklatura udhëheqëse “shqiptare”, e pozicionuar deri në pozitat më larta të Jugosllavisë, Serbisë, “Kosovës e Metohisë” e deri në Zyra të Vendit e katunde, është vetë shkërdhatokracia që po dominon edhe sot në të gjitha poret e shoqërisë shqiptare, të cilat përbëhen prej shkërdhatokracisë “politike” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë gazetaruce shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “ushtarake” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “gjyqësore” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “policore” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “arsimore” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “akademike” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “intelektuale” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “kulturore” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë së “(sh)krimtarëve” shqiptaro-titistë, prej shkërdhatokracisë “sportive” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “ekonomike” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë “financiare” shqiptaro-titiste, prej shkërdhatokracisë shqiptaro-titiste të të “burgosurve politikë shqiptarë”, që del shkërdhatokracia më e rrezikshme “patriotike” e “kombëtare”, prej të gjitha shkërdhatokracive!…

Shih njëherë, sherrin! Shkërdhatokracia shqiptaro-titiste që persekutoi dhe burgosi shqiptarët, tok me “të burgosurit politikë shqiptarë” të saj, sajoi dëmshpërblimin për të burgosurit politikë shqiptarë, që me paratë e taksapaguesve shqiptarë ta rehabilitojë vetveten “patriotike” e “shqiptare”! Madje, duke ua dhënë ca lek për mjerim!... Sepse, të përndjekurit dhe të burgosurit e mirëfilltë politikë shqiptarë meritojnë më shumë! A e shihni ju shqiptarët e mi “fytyrën” e këtyre dy shkërdhatokracive bashkëpunuese e bashkëvepruese, të cilat e sollën luftën dhe gjakun tonë deri këtu?!...

Prandaj, ajo e kjo shkërdhatokraci e koordinuar në pushtet nuk i duhet më kombit shqiptar (e “kombit Kosovar” hiç se hiç, sepse, “kombi Kosovar” nuk duhet të ekzistojë mbi faqe dheu, me asnjë kusht!), nuk i duhet më asnjë njeriu që flet e mendon shqip. Nuk i duhet Shqipërisë – SHQIPËRI. Nuk i duhet Shqipërisë SHQIPTARE. Që të jetë sot Shqipëria – SHQIPËRI, është dashur që herët të paçllaisen punët me shkërdhatokracinë shqiptaro-titiste të të gjitha llojeve, në të gjitha nivelet, në të gjitha trojet e copëtuara shqiptare prej politikave “patriotike” e “kombëtare të asaj e kësaj shkërdhatokracie!...

Nuk i duhet, sepse, shkërdhatokracia shqiptaro-titiste, e bëri panlëmpanel Shqipërinë dhe popullin shqiptar, i copëtoi dhe i degëdisi më keq e më zi se të gjithë pushtuesit. Me politikat e asaj e kësaj shkërdhatokracie shqiptaro-titiste kemi ardhur këtu ku jemi, në cepin më ekstrem të (vetë)zhdukjes e të (vetë)shkatërrimit të gjithanshëm shtetëror e kombëtar. E themi këtë, sepse, ne nuk jemi si ata e këta shkërdhatokratë dhe nuk jemi me ta, sepse, nuk jemi të tillë dhe nuk jemi pajtuar kurrë me pikëpamjet e tyre “patriotike” e “kombëtare”, as jemi pajtuar atëherë me ta, as pajtohemi sot me ta. Prandaj, e titulluam opinionin tonë kështu, për ta parë opinioni i gjerë shqiptar realitetin e hidhur, me mendjen dhe syrin e vet kombëtar e atdhetar.

Burojë, më 29 shtator 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 68 vizitorë
Lexuar: 454 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi