Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dorëheqja do të zgjidhte problemin
Publikuar më 02 tetor, 2015 në orën 01:36 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Letër publike Kryekuvendarit Z. Kadri Veselit

Ditët e fundit problemi i Kosovës po i kalon edhe përmasat e parapara në legjislaturë, sepse aty ku burojnë ligjet për mbarëvajtjen e jetës në Kosovë, aty ka hasur sharra në gozhdë, ky fenomen doli në pah botërisht, edhe pse nomenklaturat pushtetarësh u mundua t’i mbaj nën plafë problemet e qytetarëve, sepse në emër të tij u luajtën lojërat më të pista, për apetite të akëcilit pushtetar apo mentorëve që hiqen si miqtë tanë.

Ky Kuvend, që në fillim ka humbur funksionin e vet, të cilin e kishin për obligim moral kuvendarët ta dërgonin mesazhin e vetës së qytetarëve, sepse asnjëherë të vetme nuk u përpoq të nxjerr ligje që do të ishin në shërbim për të lehtësuar jetën e votuesve. Me nxjerrjen e Kushtetutës u pa servilizmi i kuvendarëve ndaj udhëheqjes politike dhe ndërkombëtarëve, të cilët kur largoheshin nga Kosova na etiketonin me emra shtazësh, si budallenj, si të pa dijshëm, sepse për këtë dhanë prova në bisedimet që u zhvilluan në Austri dhe pranimin e Pakos së Ahtisarit, e më vonë të përfshira në Kushtetutë, e cila ka në vete, diku tetëdhjetë përqind Platformën për Kosovën, të miratuar në Kuvendin e Serbisë, në prill të 2004.
Duke përjashtuar legjislaturën, për të cilën kuvendarët pak ishin të interesuar të bjerrin kohën, ana politike nxiste debate dhe mobilizoheshin si grerëzat, se kush po e thoshte një fjali të “mençur”. Kjo nuk ndodhi vetëm një herë, por shumë herë kur bëhej fjalë për akte politike, kemi pasur debate të nxehta, ndërsa aty ku normohej jeta e qytetarit, në të gjitha fusha, problemet kalonin me ngritje gishtash dhe Kryekuvendarit i binte vetëm të shpalli rezultatet nga monitori, përball tyre.
Tash kemi ardhur në një situatë, siç e theksova në fillim, jashtë përmasave dhe duhet bërë sytë katër, që çështjen ta zgjidhim ne, e, jo ndërkombëtarët, siç jemi mësuar t’ua lëmë në dorë.
Situata e krijuar, së pari bllokimi i Kuvendit, sepse Loja e Isa Mustafës me kompani veç dihej, sepse lënda e dërguar në Gjykatën Kushtetuese nuk ka pse referohet në Kuvend, parandej edhe lindën alternativat e kundërvënies ë kësaj të keqeje.
1. Bllokimi i Kuvendit
2. Peticioni apo deklarimi qytetar për këtë problem jetik, që të mos ndodh edhe më e keqja.
3. Demonstrimi, nëse nuk merret parasysh mendimi i qytetarëve.
Peticioni është në vazhdim e sipër, ndërsa kemi katër seanca të Kuvendit që u pamundësua të zhvilloheshin. Ky veprim do zgjidhje të menjëhershme, e jo të shkohet në ose, ose. Kjo filozofi politike, të cilën mëtohen ta jetësojë, sipas kuvendarit Gashi, është vjetërsuar dhe në fund të fundit, partia e Tij, e kishte këtë mundësi kur kombi përflakej nga fashizmi serb, mirëpo, atëherë dhe sot kërkon të ndërhyjë forca, e nëse ajo nuk do ose nuk mundët për të vepruar, atëherë të ndërhyjë faktori i jashtëm, për të na zgjidhur problemet e shtëpisë tonë.
Duke u nisur nga situata e krijuar, që deri tash, mirë e ke mbajtur Z. Kadri Veseli dhe besojë se je i vetëdijshëm për veprimet e ndërmarra deri tash, duke pamundësuar shfryrjen e mllefit të akëcilit kuvendar e subjekt politik. Cili duhet të jetë hapi tjetër i dinjitetesh, për të mos e përgjakur dyshemenë dhe muret e tavolinat e Kuvendit? Mendojë, dhe kështu do të kisha vepruar, dorëheqjen nga ky post dhe le ta merr kush të dojë këtë barrë, sepse mund të jesh fitues në një betejë, por në historikun e parlamentit ende nuk kemi udhëheqës të dinjitetesh, që për çështje kombëtare ka marrë hapa të tillë parandaluese, përjashtime bëhen, kur ata kanë qenë në fokusin e kritikës, si individ, e jo si udhëheqës të Kuvendit.
Nëse nuk ndodh ky veprim, kam bindjen se do të detyrohesh të ndërmarrësh veprime kundër vullnetit tënde, kundër të kaluarës tënde, kundër betimit dhe punës tënde dhe gjithçka do të rrokulliset në humbëtirat e historisë, që nuk do t’ua fali ajo.
Kam bindjen se ky akt, do të shtyjë, qoftë edhe për një javë, konstituimin e Kuvendit dhe do të ketë deputet që do të ndërgjegjësohen për problemin që e shqetëson kombin, por besojë edhe miqtë e njëmend, sepse nuk janë të gjithë të kënaqur me veprimet puthadorësh të Isës, sepse në fund të fundit, nisur nga përvoja e Juaj, një ish oficer i KOS-si, nuk ka se si të shmangët nga detyrat që i ka marr dhe nuk e ka të lehtë të mos i kryej ato, por, po e shfrytëzon rastin të flasë në emër të një Kuvend kukull, të një qeverie kukull, e cila për gjërat politike yshtet nga mentorët e huaj.
Bindja e dytë imja është, sepse në mesazhin e dorëheqjes do të arsyetonit anashkalimin e Kuvendit nga Qeveria, jo sot, por e theksova edhe më herët, që nga legjislatura e parë. Ju jeni dëshmitar, se sa herë ka qenë në pyetje çështja kombëtare, Kuvendi ka marrë mesazhe nga “miqtë” dhe çështjen e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ose në tavolinat e ndërkombëtarëve. Duhet ditur se për të ngrënë nuk është e njëjtë, si lëkura e pulës, si ajo e buallit, sepse kjo e dyta është mirë për të mbaruar opinga, prandaj mos e lejo vetën që të kapësh me dhëmbë lëkurën e buallit, siç nuk keni qenë atëherë kur ishit më i ri dhe nxorët përfundime për jetën Tuaj, familjen tuja, kombin tuaj, shumë më mirë e më të drejta, se akademia jonë si kolektivitet. Qëndro në të njëjta linja dhe mos iu bashko zërave vrastar të kombit, të cilët nuk kanë pushuar asnjëherë, nuk mungojnë edhe sot.
Problemi i kufijve dhe ndarjeve etnike, nuk arrihet me mashtrime, me sugjerime, por me një deklarim gjithëkombëtar, pra referendumi, do të përjashtojë nga përgjegjësia historike akëcilin veprimtar politik, akëcilin pushtetar, akëcilin, kuvendar, akëcilin... dhe kjo nuk ndodhi, sepse e dinte mendimin e kombit të vet, prandaj edhe nuk ndërmori veprime të tilla
Prandaj dëgjoje zërin e arsyes, dëgjoje zërin e djalërisë tënde luftarake për çështje kombëtare, dëgjoje rënkimin e bashkëluftëtarëve tu, dëgjoje jehun e tyre që do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm në histori!

Prishtinë, 01.10.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 484 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi