1 Tetori i vitit 1997 një vepër që nderon dhe pasuron historiografinë kombëtare shqiptare |
Publikuar më 04 tetor, 2015 në orën 04:33 ( ) |
Histori | |
|
|
Duke qenë, edhe vet pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë i kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike të 1 tetorit 1997,domosdoshmërisht të gjithëve na obligonë që t'i përshkruajmë të gjitha faktet e argumentet e vërteta me të dhëna e shembuj konkretizues që ngjarjes (ngjarjeve) në fjalë, ia japin karakterin serioz historik, duke e mbështetur dhe ngritur në një shkallë më të lartë shkencore e historike të bazuar në burimet, metodat e metodologjinë bashkohore botërore në vlerësimin e këtyre demonstratave.
Po t'i çasemi dhe ta analizojmë ngjarjen në fjalë, atëherë ne do të bindemi se autorët e kësaj vepre, punës ia filluan dhe iu përkushtuen me aq guxim, dashuri, zell e ngrohtësi njerëzore sa që këso veprimesh e organizimesh, mund t'i bëhen e dedikohen vetëm lirisë e çlirimit të atdheut. Duke e analizuar të kaluarën tonë, e në këtë rast demonstratën e 1 Tetorit të vitit 1997, sa është e hidhur dhe e dhembshme aq është edhe e rëndësishme, krenare e historike. Duke ia ditur rëndësin dhe ndryshimin që bënë, pa u hamendur shumë, është dashur dhe duhet të vlerësohet si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme shqiptare në fund të shek XX dhe në fillim të shek XXI, ashtu siç vepruan dhe u sollën popujt e zhvilluar me ngjarjet e tyre të ngjajshme
Momenti shumë i rëndësishëm historik, që filloj me demonstratat e marsit të vitit 1981 e deri te këto të 1 Tetorit 1997, studentëve iu bashkuan populli, punëtorët dhe tërë rinia, shtresa tjera në krye me Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Muhamet Mavrajnë e Albin Kurtin. Me këta dietar u bashkuan edhe shumë shokë e bashkëvrimtar e shtresa tjera intelektuale të fëtuara nga Adem Demaçi, Ejup Statovci e Ukshin Hoti me shokë që dualën në skenë për të dhënë ate që e kishin marrë e trashëguar më parë nga populli. Njohurit e organizimit, veprimit si edhe stilin e formën e organizimit, studentët e mësuan nga kuvendet e odave e burrave të arbërit, duke biseduar e ndenjur gju më gju me popullin e vet, të burgosurit politik që kishin filluar të ktheheshin nga burgjet e jugosllavisë. Studentët e rinia së bashku me femrën shqiptare, mu në momentin më të volitshëm historik pa u hamendur e filluan dhe i shpalosën këto njohuri e ide tepër të rëndësishme për momentin e caktuar që ishte 1 Tetori i Madh i vitit 1997. Demonstrata e 1 Tetorit 1997 hyri shumë thellë në shpirtin e zemrat e lënduara, të plagosura e të vrara në të gjitha shtresat e popullit shqiptar, duke i forcuar e harruar ato me sukses e që më vonë ato fituan besimin e popullit, pasi aty e gjenin shpresën dhe besimin e tyre kombëtar. Andaj, demonstratat e vitit 198, 82,83,84,85,86,87, 89, si i edhe ato që vazhduan deri në demostratën e vitit 1997arritën të bëjnë homogjenizimin e popullit shqiptar dhe e ndanë nga bashkëveprimi vetqeverisës jugosllavo-serb . Andaj, si të tilla u nderuan dhe u adhuruan me një respekt të veçantë, jo vetëm njerëzor por edhe historik e kombëtare në mbarë rruzullin njerëzor. Për këtë qëllim, nuk është thënë kot: " një popull kur e kupton që është i robëruar apo e dinë se është i robëruar, ai nuk është më rob. Meqenëse, kjo temë nuk po trajtohet për herë të parë si ngjarje dhe objekt studimi, lirisht mund të them, se unë si autor i këtij shkrimi edhe pse e di që kam thë tepër tepër pak u mundova sadopak të kontriboj nga këndëvështrimi kënëshiqimi im në trajtimin e ndriçimin e këtyre ngjarjeve jo pak të rëndësishme historike për historinë e popullit shqiptar gjegjësisht shqiptarëve në Kosovë e Jugosllavi.
Avdi Gjata
Prishtinë
2. 10. 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 49 vizitorë |
Lexuar:
467 herë
|
|
|
|
|
|
|