Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Metamorfoza patetike e luhaçkave lidhur me refugjatët
Publikuar më 04 tetor, 2015 në orën 05:00 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Debati në Europë mbi fatkeqësitë e përjetuara të emigrantëve që kryesisht i drejtohen dyerve të perëndimit „parajsiak“, vendon në pah dobësitë morale të një segmenti shoqëror i cili disi qëndronte më i dobët gjatë gjithë kohës të pas Luftës së II Botërore por që me zhvillimet e fundit të emergjencave të migrimit fatkeq merr hov gjithnjë e më shumë, mjerisht edhe në qarqet të deklaruara social-humaniste.

Pas vdekjes tragjike në plazh, një fitore e vogëlushit sirian ndërroi rrënjësisht qëndrimet e kësaj bote të shterur ndjenjash. Shumica së fundmi sikur besuan se njeriu po ndërron për të mirë, por, kjo nuk zgjati ashtu si që do të kishte dashur mirësia. Hovi i ri i dyndjeve të mëdha drejt demokracive shpesh pa humanizëm real i cili humanizëm, u rirreshtua tani në anën e kundërt të idealeve dhe politikës së vet dhe në këtë, u bë më koherent, më i pasuruar me ide që erdhën nga nuk e priste kush: nga e majta, nga mendimtarë të njohur si humanistë… Më e keqja është se një numër mendimtarësh moralistë, ranë në nivel sloganistësh kur arsyetojnë pikëpamjet e tyre kundër refugjatëve me mbrojtje të: kulturës vendase, ekonomisë, sigurisë e dukuri të tjera plotësisht populiste, të vjelura nga thesari i së djathtës ekstreme.
Kjo metamorfozë e politikanëve dhe intelektualëve me të kaluar humaniste vë në dyshim gjithë fisnikërinë e karakterit të tyre. Intelektualët e vërtetë të njerëzimit, nuk guxojnë t’i lejojnë vetes të bien në vorbullën e polemikave mediatike për të ushqyer oreksin e përkohshëm të publikut të frikësuar nga një invadim refugjatësh afroaziatik apo edhe ballkanik.
Ndërsa palët e lartpërmendura ndikojnë me forcë në formimin e bindjeve në opinion, autoritetet shtetërore europiane, dalin sipas nevojës ditore në përkrahje të refugjatëve (rasti i Gjermanisë), ose në mbrojtës të vendit nga agresioni i kamufluar që “ka për qëllim” ndërrimin e pasqyrës kombëtare, fetare e politike të Europës (Hungari, Sllovaki ...)
Nuk do të ndalem aspak të flas për Bullgari dhe Maqedoni ku u tregua një egërsi e turpshme ndaj refugjatëve të cilët, përveç kalimit nëpër këto territore, nuk kërkonin asnjë beneficion tjetër; as ujë, as bukë!
Në këtë shkrim nuk do të debatoj as për popullin austriak. Ai shkëlqeu si yll.

Bishtin ndër vegë, morri gruan e fëmijë, hajt n’Turqi

Fatkeqësisht, edhe ndër shqiptarë u gjind një kastë antirefugjatë (posaçërisht antisirianë), të cilët gjatë gjithë kohës i gjejmë tek shtresa e atyre që lëshuan vendin, si që thotë populli, për “kokërr të qejfit”, që me një fjalë, nënkupton ikanakët pa ndonjë arsye madhore. Në fillim, me intriguan “debate”, të them të “nxehta” nëpër portalet tona e kjo më shtyri të hy në kontakt real me njerëz të ndryshëm, në kafe, në rrugë; me të punësuar e të papunësuar, me nxënës e studentë bujq e intelektualë... Përfundimi? Ehhh përfundimi!!! Pjesa dërmuese që i shihnin refugjatët t’ia mësyjnë Europës dhe kënaqeshin kur ata pësonin, ishin ish refugjatë ekonomikë, përtacë dhe frikacakë. Po, frikacakë të dorës parë. Disa syresh i kam njohur që më parë, ashtu nga pamja se kryqëzoheshim rrugës. Njëri ndër ta, kur i shante sirianët, e besa s’ia dinte as për fëmijë e gra që linin jetën rrugëve të egra për t’u shpëtuar masakrave në atdhe...
Ja, mu ky njeri i pa shpirt që me krenari (ndryshe thënë, me çallam), e që fliste me neveri për emigrantët e ngratë, ishte i pari që iku ende pa krisur saktësisht në trojet shqiptare anëve të Kumanovës, Tetovës... Krap gruan, krap fëmijët, bishtin ndër vegë; haaaajt n’Turqi.

Reis Mirdita

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 414 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi