Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lirika e mërgimtarit
Publikuar më 06 tetor, 2015 në orën 02:25 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.















Lirika e mërgimtarit

Pse ka marrë aq flakë të madhe, "bejtexhia" jote?
Kjo s’është dhuntia jote, Tomi.
Në të ka dorë Arben Kote.
Unë s’lahem në vaskë floriri,
Por në djersë e në rrebesh shiu
Eja më shih tek “Emiratet”
Nëse s’më zë besë,
Dhe gjumin më ke përgjuar
Duke dashur të më lexosh dhe ëndrrën,
Por unë prapë s’jam i trishtuar,
Unë jetoj me këngë e shpresë,
Dhe do të jetojë kënga ime
Si Shqipëria që kurrë nuk vdes
Do të jetoj unë me mallë dhe me dashurinë e nënës loke
Po, me çka po mburresh ti, o Tomi?
-Kot e ke, nuk ke asnjë koçe mend si Arben Kote,
Tash sa vjet gjeneral menaxher i FSS-it,
Tash sa vite “Qytetar Nderi” i Kuçovës!
E ti Tomi së bashku me mua i mbytur në djersë
Si Sanço Pança n’luftë me mullinjtë e erës së Don Kishotit,

2. Në “verandën” e Aer Lingus-it

Unë punoj shpesh në Aer Lingus,
Ku fryn erë dhe ku bën ftohtë.
E, ti punon në SWISS,
Ku është më bukur dhe më ngrohtë.

Ti qëndron tetë orë në këmbë,
Duart herë rreth belit, herë kryq,
Unë, shpeshherë në një karrige,
I vetmuar si një qyqe, duke pritur si në “gjyq”.

Ti më thua, jam e kënaqur,
Më pëlqen shumë Amerika!
Ndërsa unë jam i tramatisur
Thell në palcë m’ka pushtuar frika.

Ti më rrëfe një proverb,
Që përmban një të vërtetë,
Gruaja lind në shtëpinë e botës
Dhe vdes në shtëpinë e vet,
Por për burrin është diçka tjetër
Burri lë një amanet,
Dua diellin, dua ajrin e vendlindjes
M’u pranë varrit të tim et.

Ti ke braktisur të bukurën e shenjtë vendlindje
Atje ku harbohen pjeshkët dhe bashkohen lumë e det,
Atje ku frymojnë lirshëm lulet, fushat, ujëvarat dhe bjeshkët ,
Dhe erdhe në Amerikë, në zemër të aeroporit,
Dhe më rri këmbë mbi këmbë, imiton një mbretëreshë,
Dhe thua se unë jam e dërguara e Zotit!
Nëse Ti do më pyesje, se çdo të bëja,
Sikur të isha në vendin tënd,
Do braktisja Amerikën,
Veç për atë të bukurin vend.

Por fatet njëlloj nuk janë,
Dhe fatet njëlloj nuk ecën,
Unë, edhe Parajsën do braktisja
Vetëm për Pogradecin tem.

Ti më thua, se s’mbushkam mirë,
Se ora m’është ndalur, dikund më treti,
Unë të them, Amerika ka Las Vegasin,
Por nuk ka las Pogradecin.

Po ku je, o ta hapsha varrin!
Po më thuaj një fjalë të më shuaj mallin.
Se heshtja e ka të gjallin
Të kam mik nga më të rrallin
Nga të gjithë miqtë më hallemadhin
Ti je eshka, e unë stralli
Pa ne të dy s’ndizet zjarri.

Jemi grindur,
Jemi “ngrënë”!
Jemi zënë!
Kemi thënë
Eh, ç’skemi thënë!
Nuk kemi lënë gjë pathënë,
Më ke thënë dhe llapaqen,
Më ke prekur babë e nënë,
Babë e nënë m’i ke prekur
Edhe pse tashmë i kam të vdekur
Qenke llafazane e thekur
E etshme për të më përndjekur.

3. Kriza

Bota e artit është në krizë.
Artin e ka mbërthyer hirra e gjiza,
Bota s’limd më Da Vinça
Nuk vjen më si Mona Liza.

Miku im e përfol Nolin,
Duke puthur portofolin,
Shqiptarëve ua mbjell frikën,
Duke qarë si krokodili për Devollin
Shtiret se derdh lotë për Amerikën.

Miku im më kot u qave,
Tërë jetën pas botës së grave
As i ngave, as i shave
As për to këngët si vrave.
Pse të qahemi miku im
Shkruan i madhi Naim,
Gruan e lartësoi si perëndinë
Vlera e gruas nuk ka çmim
Të japë frymëzim, kur s’ke shërim,
Por , ndonjëherë, miku im,
Gruaja e keqe të çon edhe në greminë.

Dritë, qumështi i sate ëmë,
Grurë e farë e tët eti,
Që të ngjizën e të linden.
E të rritën si djalë mbreti
Dhe të rriten, verelitën
Ashtu sit ë donte Zoti
Të sollën edhe në Amerikë
Të çmendet edhe aeroporti,
Të përgjunjësh edhe Muratin!
Të joshësh miset e botës
Dhe të më helmosh Ibrahim Beratin.

Nuk ka krijesë më të ndjeshme
Se Jordan Plasari,
Sa lexoi këngën time
Si plasi së qari!
Pse u ligështua aq shumë
Ç’pati qyqari?!

Ndoshta e ka lodhur shumë samari
Kjo jetë e hidhur mërgimtari!
Sa dëgjoi këngën time-gjëmën
Sa shumë ishte prekur
Kur më ranë me shqelma prapa,
Dhe rash përdhe i vdekur.
Nuk kam fuqi, ai thoshte,
S’tregoi dot, seç i ndodhi të ndjerit,
Port ha, do të rri këtu,
të shtrëngoj fort “dorezën e wheelchair-it”!

Murat Memallaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,892 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi