Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E vërteta mbi organizimi i peticionit të 550 studentëve drejtuar I. Rugovës në dhjetor 1996
Publikuar më 06 tetor, 2015 në orën 16:36 ( ) Avni Azizi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Për organizimin e një peticioni të studentëve të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1996, i cili në opinionin publik ndryshe është njohur edhe si peticioni i 550 studentëve drejtuar Ibrahim Rugovës, është shkruar nga disa dhe po ashtu është interpretuar në mënyra të ndryshëm. Apo ndoshta edhe nuk është hedhur dritë e mjaftueshme mbi këtë organizim të kohës i cili parapriu edhe ngjarjes madhore protestës studentore të 1 tetorit 1997.

Mbase, modestia dhe mos dëshirat për dukje të shumë veprimtarëve të kohës kanë lënë vend për shfrenime deri në devijime të fakteve. Kjo nuk duhej të nënkuptonte në asnjë mënyrë faktin se nëse dikush heshtë - Kjo i jep të drejtën dikujt të flet të pavërtetën dhe ta plasoj atë në opinionin publik.

Për lexuesin i cili vlerëson të vërtetat historike dhe bartësit e saj, po citojmë vetëm dy shkrime lidhur me këtë ngjarje për të cilën duket se përmes dy shkrimeve për të cilat janë parë në opinion e të tjera që janë folur e përfolur kemi një shpërputhje deri në ngatërrime ku nuk mungojnë njohuritë e mjaftueshme anashkalimet e besa edhe dëshirat për përvetësime me apo të pa qëllimshme. Për lexuesin, po japim dy shembuj nga këto shkrime për faktin në fjalë.

Shembulli i parë

Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni (punim i magjistraturës) po ashtu publikuar edhe në facebook nën linkun
https://www.facebook.com/zenuni.metush/posts/10202036454329958

Demonstratat studentore - 1 Tetor 1997

“ Ideja për fillimin e demonstratave të studenteve kishte lindur në fund të vitit 1996 dhe fillim të vitit 1997 nga bisedat dhe analizat e shpeshta që kishin bërë studentët, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajqi dhe Nazmi Muzlijaj. Në janar të vitit 1997, studentët i kishin shkruar një peticion 550 nënshkrime Kryetari Ibrahim Rugova, por në vend të përgjegjës shumë nga studentët e nënshkruar, u arrestuan nga policia serbe nën akuza të ndryshme. Megjithatë këto nënshkrime patën efektin e vet, sepse studentët u elektrizuan nga qëndrimet për dhe kundër peticionit. Atëherë askush nuk e dinte se studentët kishin lidhje me LPK-në dhe UÇK-në, e cila i ndihmonte me fonde në sfidën e tyre të dyfishtë, si ndaj serbëve, ashtu edhe ndaj politikës pacifiste...”

Shembulli i dytë

Ragip Shala botuar në Albaniapress me titullin “Në përvjetorin e lëvizjes studentore 1996” Publikuar më 12 dhjetor, 2013 në orën 21:38 - Histori

...“Krahas kërkesës për t’u kthyer në objekte, hynte edhe thirrja drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit të Kosovës, A.SH.A. të Kosovës, Shoqatës së Burgosurve Politikë, Lidhjes së Shkrimtarëve, subjekteve politike që të mobilizoheshin dhe të qëndronin në ballë të realizimit të funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Greva planifikohej të mbahej në tri grupe me nga 50 studentë dhe pritej të fillonte në prag të Festës së Nëntorit. Nën presionin e ,,hipnotizimit pacifist’’ Bekim Morina me grupin e tij u tërhoq, dhe greva dështoj. Pavarësisht dështimit, vrulli i veprimtarisë së Lëvizjes Studentore vazhdoi tutje.

Sadik Krasniqi së bashku me student e tjerë nuk u ndalen. Si rezultat i asaj veprimtarie është finalizuar peticioni i 550 studentëve për qendrat e vendosjes vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë.
Nëntori i v. 1996 shënoi një hap të vogël drejt ndryshimeve të mëdha. ,,Portat’’ e rezistencës aktive po hapeshin përballë okupatorit serb. Angazhimi i Demaçit për rezistencë aktive, veprimtaria politiko-ushtarake e LPK -së, LKÇK-së, si dhe veprimtaria e Lëvizjes Studentore hapen shtigje drejt lirisë së Republikës së Kosovës...”

E vërteta mbi organizimin e peticionit

Në nëntor të vitit 1996 në Bregun e Diellit në Prishtinë ku po banonim shokët e studimeve, Besnik Shasivari, Enver Kabashi, Agim Shasivari dhe (unë autori i këtij shkrimi) Avni Azizi në banesën tonë na vizitoj veprimtari Bedri Halimi. Bedriun e njihnim nga shkrimet e tija të guximshme të cilat shkruante në periodikun e kohës dhe veprimtarinë e tij të mëhershme kombëtare. Ai meritonte respekt dhe për më tepër ishte një frymëzues e veprues i denjët në rrugën e çlirimit.
Pas bisedave dhe shqyrtimit të gjendjes politike. Ne ishim të bindur në domosdoshmërinë e thyerjes së heshtjes e cila ishte shtresuar nga politika pacifiste. Në këtë takim Bedri Halimi kishte dhënë propozimin konkret të veprimit.

Studentët ishin forca vitale dhe energjia e vitaliteti i saj duhej artikuluar. Kishte kohë që politika e shterpësisë së pritjes dhe imitimit të demokracisë nën robëri kishte margjinalizuar dhe gati depolitizuar në tërësi studentët. Atëbotë, dikush më me dëshirë i shihte studentët të argëtoheshin nëpër ahengje sesa të mendonin për fatin e tyre. Presidenti I. Rugova ndërmjetësuar nga “Shën Exhidio” kishte nisur ndërmjetësimin me Serbinë për lirimin e objekteve që ishin uzurpuar nga pushtuesi serbë që nga tetori i vitit 1991. Serbia këto bisedime i kishte shfrytëzuar vetëm për qëllime mediatike ndërsa pos përfitimeve të saja në arenën ndërkombëtare nuk kishte asgjë konkrete. Ky ishte njëzëri edhe qëndrimi ynë gjatë asaj pasdite me mysafirin tonë z. Bedri Halimi.

Po aty, atë pasdite filloj edhe shkrimi i pikave të peticionit që do ti dërgoheshin presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova dhe mediave të brendshme dhe atyre të huaja të akredituara në kryeqytetin e Kosovës. Me që isha krijues, dhe posedoja një makinë shkrimi Bedriu më tha ulu aty dhe fillo. Ai u ngrit në këmbë dhe duke u endur nëpër dhomë filloj diktimin e pikave të mundshme. Shokët Enver Kabashi, Besnik Shasivari, Bekim Bekteshi, Agim Shasivari me që ishte kohë ligjëratash shkuan për në fakultet por, duke u dhënë premtimin Bedriut dhe mua se pas mbarimit të shkrimit të peticionit do të marrin çdo përgjegjësi rreth organizimit dhe mbarëvajtjes së tij.
Bashkë me Bedriun vazhduam radhitjen e pikave të mundshme dhe si shtyllë kryesore të këtij peticioni kishim kërkuar nga presidenti Rugova që të këmbëngulë në marrjen e objekteve shkollore të uzurpuara nga pushteti okupues serbë.

Pastaj si pikë e dytë kishim vënë kërkesën për konstituimin e parlamentit të Kosovës etj. Pasi mbaruam shkrimin, atëherë kur edhe shokët tjerë ishin kthyer nga fakultetet Bedriu u ngrit të ikte por ai nxori nga xhepi të hollat dhe na i ofroj rreth fotokopjimit të peticionit. Me gjithë kundërshtimet tona ai shkoj duke na thënë se “unë njoh mirë gjendjen materiale të studentëve, mos i diskutoni këto fjalë”...Ashtu edhe ndodhi.
Të nesërmen bashkë me shokët e përmendur fotokopjuam letrën model të peticionit dhe e shpërndamë nëpër shokët tanë për ti nënshkruar ato.

Përfolja dhe pengesat

Në këtë epokë shfaqja e alternativave nuk shihej me sy të mirë, mirëpo, puna rreth nënshkrimit të peticionit shkonte më mirë se që e kishim menduar. Vërehej një vullnet studentor i shtypur nëpër vite. Të gjithë shokët që ishin ngarkuar me ofrimin e peticionit ndër student për ta nënshkruar tregonin se pjesa dërmuese e tyre e mirëpriste. Në shpërndarjen e tij ishin angazhuar disa student por, një punë mjaftë të mirë në grumbullimin e nënshkrimeve e kishte bërë studenti Ismail Baftiari, Adem Sylejmani, Bekim Cikaqi e disa të tjerë.

Personalisht, kisha marrë detyrën të grumbulloj nënshkrimet edhe në shkollën e lartë teknike në Ferizaj dhe atje kjo iniciativë ishte mirëpritur mjaftë vullnetshëm sidomos nga disa profesor...
Brenda vetëm pak ditësh ne kishim grumbulluar diku 550 nënshkrime të studentëve në përkrahje të kësaj iniciative. Doemos duhet theksuar edhe pengesat që filluan të na bëhen nga pjesa e studentëve “ithtarë” të presidentit. Politika e LDK-së në krye me Ibrahim Rugovën kishin zgjuar mentorët e tyre besnik për tu përkujdesur për heshtjen dhe qetësinë e studentëve të UP. Pas, pak ditësh filluan të qarkullojnë edhe fjalë negative për këtë iniciativë. Grumbullimin e nënshkrimeve u detyruam ta ndërpremë para kohës së planifikuar ngase kishin filluar pëshpëritjet kuluareve dhe ekzistonte rreziku real edhe i denoncimeve tek armiku.

Në një nga ditët e ardhshme do të takohemi prapë me Bedri Halimin. Ai po ashtu tregon edhe vështirësitë dhe pengesat që ishin shfaqur gjatë gjithë punës së grumbullimit sidomos nga disa që kishte besuar se do të na ndihmonin. Ne kishim vendosur që të mos vazhdohet më me mbledhjen e nënshkrimeve sepse ekzistonte rreziku real. Në vijim Bedri Halimi më propozon që unë bashkë me një shokë tjetër t'i dërgonim gjitha ato nënshkrime në selinë e LDK-së dhe gjitha mjeteve të informimit.
Të nesërmen në orën dhe vendin e caktuar unë u ndodha aty bashkë me gjitha nënshkrimet e tubuara që i mbaja me një qese najloni por, çuditërisht shoku që duhej të më shoqëronte nuk doli në takim!. Për një çast u hamenda si t’ia bëja... (Shoku i cili duhej të takohej me mua ishte jo edhe emër i pa njohur në gazetarinë e kohës) Pa humbur kohë vendosa që fare i vetëm ti dërgoja në të gjitha vendet që kishim planifikuar. Fillimisht shkova në Pallatin e shtypit të atëhershëm ku ndodhej redaksia e së përditshmes “Bujku” dhe përcolla porosinë e kolegëve të mi studentë. Vlen të përmend se që në hyrje në redaksinë e gazetës “Bujku” kisha ndjenjën se organizimi i këtij peticioni nuk ishte i panjohur për njerëzit dhe redaksinë e të përditshmes së vetme shqipe “Bujku” .

Këtë përshtypje e përforcova edhe më vonë kur, një shokë që njihja e që punonte aty nuk më foli e që më vonë u arsyetua duke më thënë; - E bëra me qëllim sepse do më pyesnin kush je! Pastaj, në takimin në zyrën e kryeredaktorit të atëhershëm njëri nga redaktorët e tij më tha: - Më mirë do ishte të na e kishit sjellë ndonjë kuti me sheqerka sesa këtë zarf të mbufatur... I njëjti më shkeli syrin kur kryeredaktori filloj me çdo kusht të mësonte emrin tim!. Pasi mbarova punë në redaksi nga një kopje të peticionit u dërgova edhe korrespondentit të “Zëri Amerikës”, pastaj atij të “BBC”, korrespondentit të TVSH-së në Prishtinë, revistës “Zëri” dhe krejt në fund u nisa për në selinë e LDK-së për të dorëzuar kopjen e fundit.

Po atë ditë ndër të parët që bëri lajmin publik ishte “Zëri i Amerikës” dhe më pas gjitha mediat tjera.
Të nesërmen e përditshmja “Bujku” kishte botuar peticionin në një faqe përplot lavdërime e himnizime për kursin politik të LDK-së dhe presidentit Rugova dhe në fund të saj kishte vënë peticionin të titulluar si iniciativë e pavarur e studentëve të UP-së drejtuar presidentit Ibrahim Rugova. Ajo çka ishte për tu habitur ishte se në mesin e faksimilet e dhëna në gazetë ishte gjetur fleta me emrin tim të nënshkruar dhe ishte botuar në gazetë!. Kjo do të më shkaktonte vështirësi të mëvonshme ngase që nga viti 1993 isha i kërkuar nga policia serbe. Pak ditë pas këtij peticioni shoku Bedri Halimi u arrestua dhe u keqtrajtua në mënyrë të rëndë nga pushtuesi ku shëndeti i tij madje ishte edhe në rrezik jete. Mua policia serbe më kishte bastisur shtëpinë time në fshat si dhe shumë shokë tjerë ishin kërkuar për tu arrestuar.

Menjëherë pas publikimit të peticionit filluan thashethemet kuluareve të ndryshme. Më ka rënë me veshët e mi të dëgjoj njerëz duke më thënë se organizuesit e këtij peticioni nuk janë student!?, Prapa këtij peticioni qëndron qeveria e B.Bukoshit në mërgim?!...dhe po ashtu edhe fjalë të tilla që këta njerëz që kanë organizuar këtë janë njerëz keqbërës dhe nuk ja duan të mirën kombit dhe Kosovës. Madje, sa për ilustrim po përmend vetëm një fakt sepse ishte vet ky peticion që kishte ndikuar tek disa të njohur për ti prishur raportet shoqërore, familjare etj... Kjo le të mbetet në ndërgjegjen e njerëzve historisë dhe kohës ta vlerësoj.

Një punë të lakmueshme për ti zhdukur gjithë “mjegullat” e krijuara se organizatorët nuk janë student të UP-së kishte bërë edhe gazeta studentore “Bota e Re” në krye me kryeredaktorin e saj zotin Muhamet Mavraj, duke botuar në tërësi gjitha nënshkrimet e këtij peticioni. Pas, këtij botimi gjithçka u kuptua vetvetiu. Por, edhe një gjë tjetër mori rrugën e vet. Studentët po i thoshin jo rrugës së nënshtrimit. Kjo më së miri u vërtetua edhe me protestën studentore e cila pasoj gati një vit më pas më 1 tetor 1997.

Ashtu sikur një guralec që drithëron faqen e një kënete të tëre, po ashtu edhe kjo iniciativë drithëroj dhe vuri në lëvizje vullnetin studentor që ishte përtokur nga politika e pritjes. Kjo nismë vërtet u mirëprit nga shumica e studentëve, por kishte edhe të tillë që mendonin ndryshe.
Duhet përmendur se që nga korriku i vitit 1991 kur studentët kishin hyrë në grevë urie në Fakultetin Teknik për mbrojtjen e objekteve shkollore, që nga atëherë nuk ishte shënuar ndonjë organizim të përgjithshëm studentor. Që nga atëherë studentët dhe shkollarët tanë mësonin e studionin larg objekteve të tyre shkollore që ishin uzurpuar dhunshëm nga pushtuesi Pos, aktiviteteve të lakmueshme letrare e kulturore që ndërmerrte organizata “Klubi i Studentëve” e prirë nga student veprimtarë..

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Azizi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 64 vizitorë
Lexuar: 1,204 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi