Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia gjenocidale si “ISIS-i”, jo Kosova paqësore
Publikuar më 07 tetor, 2015 në orën 08:46 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ivica Daçiqi, duke agjituar që Kosova të mos pranohej në UNESKO, deklaroi se “Pranimi i Kosovës në UNESKO, do të ishte njësoj sikurse të pranohej shteti islamik-ISIS.”( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/595554/Dacic-Prijem-Kosova-u-Unesko-je-kao-kada-bi-primili-Islamsku-drzavu).

*** Fatekqësisht, kjo “ është dhurata më e re” e kryediplomatit të Serbisë, Ivica Daçiq për kontributin e Prishtinës, të Brukselit dhe të Uashingtonit në “normalizimin” e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën (prill 2013 –tetor 2015).

Me këtë deklaratë Daçiqi mohon shtetin e Kosovës, duke u munduar që këtë ta paraqes si “shtet islamik”, të formuar dhunshëm në terrritorin e Serbisë, si dhe fajëson Amerikën dhe aleatët e saj everopianë për krijimin dhe për pavarësimin e tij.

Ky krahasim idiotik dhe paqëndrueshëm i “Kosovës me ISIS-in”, jo vetëm që konteston dhe mohon krijimin legal dhe paqësor të shtetit të pavarur të Kosovës, por edhe e poshtëron dhe e ngarkon me faj popullin shqiptar të Kosovës, se gjoja kjo “është krijuar me forcë, me terror, me dëbime dhe me vrasje të popullsisë serbe” nga Kosova.

Kjo shpifje dhe gënjeshtër skandaloze e Ivica Daçiqit, jo vetëm se duhet të hidhet poshtë nga qeveria, nga kuvendi dhe na presidenca e Kosovës, por edhe duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi politike nga Beogradi zyrtar, sepse kjo shpifje, në asnjë formë nuk ka të bëjë shtetin e pavarur të Kosovës, por vetëm me masakrat, me terrorin shtetëror, me varrezat masive dhe me gjenocidin e Serbisë në Kosovë (1989-1999), që 100 herë ua tejkalon tmerreve dhe atavizmit të “ISIS-it”.

Sepse Serbia me forcat e saj pushtuese agresive paramilitare, policore dhe militare, është ajo që ka therur, vrarë, masakruar, dhunuar, dëbuar me qindra mijëra shqiptarë (foshnja, fëmijë, dejmë, vajza, gra dhe pleq) vetëm për ta spastruar etnikisht-serbizuar Kosovën.

Amerika nuk ka krijuar kurrfarë shteti islamik në Kosovë

Shikuar në retrospektivën historike dhe gjeopolitike të Serbisë së Madhe (1842-1999), del se Serbia është prototip i “shtetit islamik-ISIS”, sepse është krijuar me hanxhar, me bajoneta, me therje të foshnjave, të fëmijëve, të nënave shtatëzëna, të djemëve dhe të vajzave, të pleqëve dhe të palakave, duke vrarë, duke masakruar, duke dhunuar, duke djegur popullsinë, shtëpi dhe vendbamime të tyre stërgjyshore, duke filluar që nga Nishi e deri në Lumë, në Durrës dhe në Shkodër, me qëllim që ushtritë serbomalazeze t’i pushtonin territoret autoktone shqiptare.

Një barbabri dhe gjenocid të tillë kundër popullit shqiptar të Kosovës, Serbia e përsëriti edhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999), duke vrarë, masakruar, dëbuar dhe terrorizuar shqiptarët vetëm pse ishin shqiptarë dhe, vetëm pse ishin në tokën e tyre stërgjyshore iliro-pellazge.

Ja, kjo ishte strategjia e krimit, e terrorit dhe e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve të Lindjes dhe të Veriut të Shqipërisë Etnike.
Në këtë mënyrë barbarike dhe ataviste, duke shfarosur shqiptarët, kroatët, hungarezët, boshnjakët myslimanë, është krijuar Serbia e Madhe e Jovan Stratimiroviqit, e Ilija Garashaninit, e Nikola Pashiqit, e Vladimir Gjorgjeviqit, e Jovan Cvijiqit, e Aleksandar Karagjorgjeviqit, e Vasa Qubrilloviqit, e Ivo Andriqit, e Dobrica Qosiqit, e Slobodan Milosheviqit etj.

Këtë të vërtetë të hidhur e provojnë territoret e Shqipërisë, të Hungarisë, të Kroacisë dhe Bosnjës, të cilat, edhe sot janë nën sundimin e egër dhe ilegal të Serbisë së Madhe.

Këta shembuj gjenocidal pushtues të Serbisë në zemër të Evropës, jo që mund të krahasohen, por edhe ia tejkalojnë “100 katramë” shembullit të krijimit illegal të “shtetit islamik-ISIS-it”, duke qenë se Serbia me shekuj ka shfarosur shqiptarët, kroatët dhe bashnjakët myslimanë, vetëm për t’ua grabitur tokat e tyre, të cilat, edhe sot, ndodhen nën Serbi (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari etj.)

Ivica Daçiqi si Milosheviqi, me çdo kusht do rikthimin e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë!?

Ky, sikurse stërgjyshërit gjyshërit dhe “babai” i tij ideologjik, Slobodan Milosheviqi, ka ndryshuar tezat në favorin e mbrojtjes së Serbisë kolonialiste, në vend se Serbinë gjenocidale ta krahasonte me “ISIS-in”, ai bëri të kundërtën, krahasoi Kosovën e pavarur dhe sovrane, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të botës.

Ky është skandal politik dhe diplomatik në shkallë ndërkombëtare, sepse vetëm një njeri çmednur dhe psikopat sikurse Daçiqi, Kosovën mund ta krahasojë me “shtetin islamik-ISIS”, kur historikisht dihet se Kosova është e Shqipërisë, edhe pse kjo 100 vjet ishte koloni e Serbisë. Kosova është e shqiptarëve jo e Serbisë, as e serbëve, edhe pse në të jeton minoriteti kolon serb 7%. Kjo shifër, assesi nuk do të thotë se Kosova shqiptare “ është serbe dhe e Serbisë”. Këtë, duhet harruar edhe serbët, edhe Serbia, sepse Kosova kurrë më nuk do të jetë plaçkë koloniale e Serbisë.

Pavarësisht nga deklaratat e këtilla poshtëruese, shpifëse dhe të rreme të kryediplomatit serbomadh Ivica Daçiq, që Kosova të mos pranohet në UNESCO se gjëja kjo i “gjason ISIS-it), krijimi dhe shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës është bërë në përputhje të plotë me të drejtën historike dhe me normat e parimet e së drejtës ndërkombëtare. Këtë e provoi edhe vendimi i miratuar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë më 22 korrik 2010.

Pra, krahasimi idiotik dhe propagandistik i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës me “shtetin islmaik-ISIS” nga nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është një skandal ndërkombëtar, që kërkon shqyrtim imediat edhe nga BE, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse për pavarësimin e Kosovës, Daçiqi direkt dhe indirekt fajëson Amerikën dhe aleatët e saj evroperëndimorë, që e çliruan dhe e pavarësuan Kosovën nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Kosova të pezullojë çdo dialog me Serbinë

Derisa Tomislav Nikoliq (president) Kosovën e quan “ Serbi” dhe Ivica Daçiq (nëkryeministër dhe ministër i Jashtëm), të agjitojë dhe të propagandojë nëpër qendrat e ndryshme ndërkombëtare, që Kosova të mos njihet nga bashkësia ndërkombëtare, por të demaskohet dhe të ndëshkohet si “shtet islamistë-ISIS-i”, Prishtina zyrtare automatikisht, duhet të pezullojë çdo kontakt dhe dialog me përfaqësuesit zyrtarë të qeverisë së Serbisë.

-Logjika e shëndoshë nuk e thotë që të pajtohesh me atë, që nuk të njehë, por të ofendon dhe të poshtëron çdo ditë publikisht në sy të botës. Pajtohesh, bisedon dhe bashkëpunon me atë që të njehë, që të do, që nderon dhe që të respekto si vetëvetën në mënyrë të ndërsjellë.

Thjesht, është për t’u habitur sesi autoritetet zyrtare të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa… etj., zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, siç janë Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Marko Gjuriq etj., kinëse për “normalizimin” e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurse në anën tjetër po këta homologë serbë të Beogradit së bashku me presidentin e tyre Tomislav Nikoliq, lere që nuk e njohin Republikën e Kosovës, por e poshtërojnë deri në atë shkallë saqë së fundi Ivica Daçiqi, duke agjituar që Kosova të mos pranohej në UNESKO, deklaroi se “Pranimi i Kosovës, do të ishte njësoj sikur Sheteti Islamik(ISIS) të pranohej në UNESKO?.( http://www.blic.rs/Vesti/Politika/595554/Dacic-Prijem-Kosova-u-Unesko-je-kao-kada-bi-primili-Islamsku-drzavu).

Këtë krahasim idiotik, antinjerëzor dhe antishqiptar të Ivica Daçiqit e përgënjeshtron e vërteta e hidhur që tmerroi tërë botën-Tri (3) Agresionet dhe Gjenocidet e Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), që 100 herë ua tejkalojnë krimeve dhe atavizmave të ISIS-it për nga numri i viktimave, i shkatërrimeve dhe i dëmeve të tjera materiale.
Ky krahasim i gabauar dhe tendencoz i kryedipomatit serb Ivica Daçiq mund t’i referohet vetëm Serbisë së tij agresore dhe gjenlocidale, jo, assesi Kosovës paqësore, sepse Srbia ishte ajo që me forcë shpërnguli-deportoi mbi 1 milion shqiptarë jashtë Kosovës (në Evropë, në Amerikë, në Australi etj.), vrau dhe masakroi mbi 20 mijë shqiptarë, si dhe dogji dhe shkatërroi me qindra e mijëra shtëpi dhe vendbanime në mbarë Kosovën, duke e djegur shkrum e hi. Ky ishte “ISIS-I” serb i Milosheviqit dhe i Daçiqit, jo Kosova e mbytur në lumenj gjaku nga hordhitë barbare të “ISIS-it” çetniko-fashist dhe gjenocidal serb në Kosovë (1989-1999).


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 737 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi