Fronti i Bashkimit Kombëtar Shqiptar, parë dhe vlerësuar si organizmi atdhetar më i madh, më i organizuar dhe, në përbërje të vet, me intelektual e ish-luftëtarë të UÇK-së, përmes kësaj deklarate gjen arsyen dhe autoritetin t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve atdhetar, grupimeve sportive dhe shtetasve të tjerë që në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi të demostrojnë qytetari, atdhetari dhe fisnikëri, ashtu siç i ka hije shqiptarit që edhe “armikun” nuk e pret në besë në pragun e portës së vet.
Le t’i japim mundësinë Kombëtares tonë që zërin dhe figurën e shqiptarizmës ta seriviri në Evropën e qytetëruar ashtu si meriton ky komb, të pastër dhe me dinjitet. Theksojmë se, çdo akt destabiliteti, dhune, ofeze apo presioni fizik në shkallët e “Elbasan-Arena” dëmton shqiptarinë dhe çështjen kombëtare.
Kombi i bekoftë atdhetarët e mençur!
Kryetari i FBKSH-së
Av. Ibush Hetemi
Sekretari Politik I FBKSH-së
Av. Genc Llakaj
|