Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOALICIONI PDK-LDK VAZHDON DHUNEN NDAJ REPUBLIKES SE KOSOVES, NDAJ INSTITUCIONEVE DHE NDAJ POPULLIT TE SAJ
Publikuar më 09 tetor, 2015 në orën 13:48 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Koalicioni LDK-PDK i Isehashimit, me Marreveshjet qe ka arritur me Serbine ne tavolinat dhe hotelet luksoze te Brukselit ka dhunuar, ka poshteruar dhe ka cenuar rende sovranitetin, pavaresine dhe lirine e Republikes shqiptare te Kosoves, duke ia njohur Serbise te drejten e administrimit te gati nje te tretes se territorit te Kosoves permes "Zajednices"-minishtetit serb ne Kosove! Me keto Marreveshje kapitulluese dhe poshteruese koalicioni i Isehashimitvuçiçit ka dhunuar, ka cenuar dhe ka rrezikuar edhe sigurine, paqen dhe qendrueshmerine ne Kosove dhe ne rajon-Iliri (Ballkan). E ketij karakteri eshte edhe marreveshja me Malin e Zi per ndryshimin e kufirit ne dem te Kosoves!!

Mbeshtetja, qe po i duket se e ka te "sigurte" ky koalicion i shperfytyruar nga "nderkombetaret" dhe nga Serbia, e ka bere ate arrogant, vulgar, te papergjegjshem dhe shpesh edhe me elemente banditizmi dhe mafioziteti! Arroganca e ketij koalicioni te dhunshem dhe dhunues eshte ber kercenuese per normalitetin, zhvillimin dhe jeten e qete te popullit shqiptar dhe te pakicave tjera lojale ne Republiken e Kosoves... Sot, ky koalicion provokoi dhe manifestoi arrogancen dhe dhunen e tij edhe ne sallen e Kuvendit te Republikes, duke dhunuar vullnetin e qytetareve (te populli te Kosoves) per nje Republike unitare (te pandare), te qendrueshme, te sigurte, te zhvilluar dhe te emancipuar!! Populli shqiptar i Kosoves (pjese e pandashme e kombit shqiptar) dhe partite e bashkuara politike (kuvendare):VV-AAK-NISMA po perpiqen dhe do te vazhdojne te perpiqen me te gjitha menyrat, mjetet dhe fuqite per ta mbrojtur Republiken e Kosoves dhe per ta shkeputur plotesisht nga Serbia dhe prania e saj ne Kosove. Prandaj, qe te pengohen dhe qe te mos zbatohen (jetesohen) keto marreveshje, kjo qeveri dhe Iserrahmanmorina duhet te japin menjehere doreheqje. Tendenca dhe zotimi i koalicionit LDK-PDK (Isehashimi) per t'i zhvendosur mosmarreveshjet dhe perplasjet me Serbine midis shqiptareve jane teper te rrezikshme dhe kunder interesave kombetare e shteterore. Eshte koha qe te gjitha forcat dhe energjite e popullit shqiptar ne Kosove (pse jo edhe jashte saj-Tirana zyrtare...) pa dallim partie, feje dhe ideje te perqendrohen dhe mobilizohen per largimin e Isa Mustafes dhe qeverise se tij me qellimin e vetem qe, bashke me te, ose menjehere pas tij, te largohet edhe Serbia dhe prania e saj nga territori i Republikes se Kosoves, duke prishur marreveshjet kapitulluese te arritura me Serbine dhe me Malin e Zi. Anetaret dhe votuesit e PDK-se (sidomos), por edhe ata te LDK-se dhe, te gjithe ata qe ndjehen shqiptare dhe qytetare te Republikes se Kosoves, duhet t'i kundershtojne keto marreveshje edhe me shume se sa qe po i kundershtojne, qofte permes peticionit, qofte permes partive te tyre dhe qofte permes formave tjera politike e qytetare, sepse ky eshte edhe interes i tyre madhor. Ky eshte interes kombetar dhe shteteror. Marreveshjet me Serbine ne Bruksel kane çare ne menyre te pariparueshme (nese lejohet zbatimi i tyre!) themelet e Republikes se Kosoves. Qendrimi indiferent (moskokeçares) i ndonje shqiptari karshi kesaj gjendjeje eshte qendrim prej qyqari...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 626 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi