Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Si ballkanasit ashtu edhe shqiptaret vazhdojnë të mbesin të ndarë?
Publikuar më 11 tetor, 2015 në orën 15:00 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Acarimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve në mes të Fuqive të Mëdha sa vjen e shtohet edhe më shumë. Ky acarim veçanërisht është duke u rritur në këto dhjetë pesëmdhjetë vitet e fundit apo ndoshta do të ishte më mirë me thënë në fillim të këtij shekulli. Kjo tendosje e marrëdhënieve politike, ushtarake e ekonomike në mes të Fuqive të Mëdha për nga përmbajtja, dallojnë shumë nga ato të para luftës së Parë e të Dytë Botërore. Nëse e analizojmë mirë situatën politike, na shtynë të mendojmë se gjendemi para një lufte të Tretë Botërore.

Edhe përkundër tërë këtij mishmashi, nuk besoj që do të ketë një luftë të re botërore, megjithate ato do të vazhdojnë e do të bëhen nga një shtet në shtetin tjetër që ende nuk i kanë zgjedhur problemet e tyre politike, nacionale, ekonomike e sociale.Ajo që është duke ndodjur e po ndodhë sot në shtetet e Ballkanit Perendimor e posaqërisht ajo në trojet shqiptare si korrupcioni, kriminaliteti, shpërdorimi i bimëve narkotike e mos zgjidhja e çështjes nacionale, është me të vërtetë për të ardhur keq. Të gjitha këto gabime e keqpërdorime që i cekëm më lartë, nuk janë asgjë tjetër, vetëm një rezultat i politikave të gabuar të Fuqive të Mëdha që po ushtrojnë ndaj Ballkanit e shqiptarëve në përgjithësi. Aktualisht, ajo që është duke ndodhë e vazhdon edhe ma tutje të ndodhë në Ballkan është e tepërt, kur dihet që dikur këto troje kanë qenë shembull i civilizimit botërorj. Siç dihet, gjatë gjithë historisë së kaluar në këto vende janë zhvilluar luftëra të tmerrëshme siç është edhe kjo e viteve të fundit që e filloi Millosheviqi me klikën e tij. Lufta më së pari filloi në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hecogovinë, Kosovë, Maqedoni, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc e që nga dhuna e luftëra që u bë u vranë dhe u masakruan qindra e mijëra njerëz tërësisht të pafajshëm. Pasojat e këtyre luftërave raciste, fashiste e antinjerëzore, edhe përkundër ekzistimit të një numri të madh të intelektualëve të këtyre popujve të Ballkanit, edhe më tutje në horizont nuk shihen shenja dhe elemente stabiliteti e që më së shumti këtë po e paguajnë popujt e ballkanit. Andaj, të gjithë ne duhet ta kuptojmë që edhe më tutje e kemi një situatë të rëndë e shumë delikate e që na mungojnë të gjitha kushtet e mundësitë për bashkimin shtetror e shpirtëror. Nëse populli shqiptar dëshironë bashkimin dhe zgjedhjen e problemit shekullor duhet edhe më tutje të punoi, angazhohet e t'a ep maksimumin e mundëshëm si individ,qytetar po edhe si popull në tërësi.
E keqja më e madhe e kësaj çështje është se edhe më tutje Ballkani ka mbetur me problemet e vjetra e nën hijen e problemeve të vendeve tjera të lindjes, siç është Iraku, Siria; Avganistani, Libia pasi problemi më i madh i tyre është çështja fetare e që natyra e këtyre roblemeve i takon shekullit të XVII-XVII-të. Mos zgjedhja e problemve fetare për së tepërmi e ngatrron zgjedhjen e bashkimin kombëtar kur dihet numri i madh i besimeve e sekteve fetare në këto vende.

Avdi Gjata

8. 10. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 636 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi