Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nikoliqi si Milosheviqi: “Në Kosovë gjithëçka është serbe”!?
Publikuar më 11 tetor, 2015 në orën 15:07 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kjo është gënjeshtër e presidentit serb Tomislav Nikoliq, sepse Serbia nuk ka qenë e pranishme në Kosovë për 11 shekuj, por vetëm një shekull si shtet aneksues, kolonizues dhe pushtues (1912-1999).

*** “Kur serbët pohojnë se janë krejtësisht të pafajshëm, ata dëshmojnë se janë racistë.”(Andre Glyksman)

Se sa është e ndërlikuar fenomenologjia e paranojës kolektive serbe kundër shqiptarëve, këtë shkencërisht, në mënyrën më autentike e ka shpejguar, njëri nga filosofët më të shquar francezë të shekullit XX, Profesori, Andre Glyksman, i cili duke e analziuar zhvillimin e ngjarjeve politike në Ballkan në dekadën e fundme të shekullit XX (1990-1999), ka nxjerrë përfundimin se shkaku kryesor i tre agresioneve dhe i gjenocideve të Serbisë së Slobodan Milisheviqit nuk ka qenë “terrorizmi kroat”, as “terrorizmi mysliman”, as “terrorizmi shqiptar”, por është e kundërta, ka qenë: “ totalitarizmi nacional-racist-nacionalsocializmi hitlerian dhe komunizmi ortodoks ruso-serb stalinist, fenomen ky, i gërshteuar dhe i lidhur ngusht me traditën e lashtë staliniste, marksiste dhe terroriste nga njëra anë, dhe me traditën religjioze serbomadhe mbi viktimën, pra, në anën tjetër, ekziston miti i njohur serbomadh: viktimizoje tjetrin, para se të biesh viktimë vetë”.(www.dan, nr.104, më 28 maj 1999).

Presidenti Nikoliq gënjeu OKB-në, duke pohuar se Serbia ka “trashëgiminë 11-shekullore” në Kosovë!?

***Tomislav Nikoliq: “Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”. ( http://www.kosova-sot.info/lajme/39484/nikoliq-cdo-gje-ne-kosove-eshte-e-serbise/).

-Ja, kjo është gënjeshtra sui generis e ripohuar në Sesionin e 70-të AP-së së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, më 30 shtator 2015 nga çetniku fashist-vojvoda ultranacionalist i Vojslav i Sheshelit, presidenti aktual i Serbisë,Tomislav Nikoliq, që provon se Serbia kurrë nuk do heqë dorë nga Kosova shqiptare.

Ai së bashku me Vuçiqin (kryeministër) me Daçiqin (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm), si dhe me mitropolitin Irinej të Kishës Ordodose Serbe, vazhdojnë të njëjtën propagandë, politikë dhe diplomaci të Slobodan Milosheviqit se “Kosova është Serbi”.

Edhe “grobari-historiani” i Kragujevcit, përkatësisht presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq, duhet ta dijë se Serbia kolonialiste nuk ka trashëgimi 11-shekullore në Kosovë, por vetëm minoritetin doshlak të saj, të ngulitur me forcë, me terror dhe me gjenocid (1912-1999).

Kjo është e tërë trashigimia e Serbisë në Kosovë. Asgjë tjetër më shumë, pavarësisht nga ripohimi dhe ripërsërtija NJËSHEKULLORE (1912-2015) e gënjeshtrave dhe e falsifikimeve të fabrkuara nga histriografia, politika, propaganda e rreme serbomadhe se “Kosova është djepi dhe zemra e kluturës dhe e trashigimisë serbe shumëshekullore”, historikisht, as ligjërisht, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor, as identitet faktik e as real i Serbisë, por vetëm NJË KOLONI e saj 100-vjeçare, e pushtuar me terror dhe me gjenocid (1912-1999).

Prandaj, në asnjë kuptim, Kosova nuk mund të quhet “territor legal” apo “tapi historike” e Serbisë, ashtu siç ka gënjyer Presidenti serb Nikoliq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se “Kosova është Serbi”!?

Serbia ka zero trashigimi në Kosovë

-Edhe sa shekuj, duhet të shkruhet dhe të ripohohet e vërteta se Serbia kolonialiste asgjë tjetër nuk ka në Kosovën shqiptare përpos “doshlakëve”-kolonëve minoritarë (7%), të mbetur në Kosovë, që nga vjeshta e vitit 1912 e këtej (2015). Këtu fillon historia serbe në Kosovë, jo para “11 shekujve”, siç ka gënjyer “grobari-historiani” serbomadh i Kragujevcit, përkatësisht presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, më 30 shtator 2015.

- Njëmbëdhjetë (XI) shekuj nuk ka pasur as Serbi e as serbë në Kosovë, por ka pasur dhe ka shqiptarë dhe Shipëri Etnike (pellazgo-ilire).
-Po, sikur Serbia dhe serbët të kishin qenë të ngulitur në Kosovë 11 shekuj rresht, sot, mirëfilli, nuk do të kishte pasur asnjë shqiptar në Kosovë, por vetëm serbë.

Si theksuam më sipër vetëm nga vjeshta e vitit 1912, zë fill historia e sundimit dhe e aneksimit të Kosovës së Shqipërisë nga ana e Serbisë kolonialiste, agresore dhe gjenocidale, duke falënderuar fuqive të mëdha të Evropës (Rusisë, Austro-Hungarisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë).

Me një fjalë, de fakto dhe de jure, histroria e kolonizimit të Kosovës, të Novi Pazait dhe të Iliridës fillon gjatë viteve 1912-1913 me lejen dhe me ndihmën direkte të fuqive të mëdha të Evropës, jo 11 shekuj më parë siç ka deklaruar presidenti serb Tomislav Nikoliq “se çdo gjë që është në Kosovë është serbe”. Kjo është gënjeshtër dhe falsifikat njëshekullor (1912-2015) i shtetit, i kishës dhe i shkencës serbomadhe.
Po përmendim vetëm disa referenca historike, që përtorillisin gënjeshtrën NJËSHEKULLORE serbomadhe, se “Kosova është Serbi”(1912-2015).

Së pari, 111 herë është gënjeshtër e “grobarit” të Kragujevcit, përkatësisht e president të Serbisë, Tomislav Nikoliq se gjoja Serbia “11 shekuj ka qenë e pranishme në Kosovë, duke rujatur trashëgiminë historike dhe kulturore serbe”, kur shkencërisht është vërtetuar se Serbia nuk është krijuar në truallin e Kosovës së Shqipërisë Etnike, as kurrënjëherë nuk ka qenë qendër kulturore dhe politike e Serbisë, sepse kjo është krijuar jashtë territorit të sotëm të Kosovës në territorin e sotëm të Malit të Zi (në Zetë, ku më 1077, është kurorëzuar mbreti i parë serb), të Bosnjës dhe të Novi Pazarit (Rasit) me dinastinë e Nemanjiqve në krye, të cilët emërtimin “Ras” e ndryshojnë në emërtimin “Serbia”.

Së dyti, në historinë e shkuar tremijëvjeçare, Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë e populluar me sllavë, as me serbë, por kryesisht ka qenë nën sundimin romak, bizantin dhe osman, jo serb, jo serb.

Prandaj, shpifjet dhe gënjeshtrat e presidentit serb NIkoliq në OKB, nuk janë kurrfarë argumentesh historike, as politike, as kultuore e as nacionale serbe, sepse tarshëgimia e tyre është në Serbi, jo në Kosovën e Shqipërisë Etnike.
_______________

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 707 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi