Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Qytetaria durrsake ka sfiduar diktaturën dje, po edhe pseudodemokracinë e tranzicionit
Publikuar më 13 tetor, 2015 në orën 16:31 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shtysa për të shkruar këtë shkrim më vjen nga kujtimi i viteve më parë, kur isha gjimnazist në Gjimnazin “N. Frashëri” kohë kur në qytetin e Durrësit po mbahej Kongresi i Gruas në vitet ’70. Ndërsa na organizonin e udhëzonin në shkollë ashtu si dhe te tjerët nëpër ndërmarrje e kudo të drejtuara nga levat e partisë së regjimit (PPSH-ja), që në pushim të seancave të Kongresit që mbahej në Pallatin e Sportit të Qytetit të mbushnim sheshet,trotuarët dhe rrugët e të tundnim flamuj e pankarta kur parakalonin delegatet e Kongresit (siç kanë bërë akoma dhe sot pushteti e politika).

Unë kam vënë re në atë kohë kur isha gjimnazist për një indiferentizëm të madh të qytetarëve durrsakë aq sa them me bindje se e kishin për ofendim të mbanin parullat e fotografitë e diktatorit dhe të brohorisnin për Partinë dhe Enver Hoxhën, dhe madje nuk trembeshin as nga presioni i listimit të emrave të bërë nga organizatat e partive dhe drejtorive të qëndrave të punës dhe të shkollave pasi pjesmarrja ishte e rrallë dhe e çorganizuar, po ta krahasoje Durrësin me qytetet e tjera për raste të tilla apo dhe për ceremonira të vogla e spontane festive partiake ku të mbyste entuziazmi, euforia nga oshëtimat e brohoritjet eksaltuese të pjesmarrësve dhe e popullit “trim e patriot” (që deri diku janë identike si të tilla edhe sot gjatë tranzicionit nëpër mitingjet e organizuara nga Partitë politike e sidomos nga Partia Demokratike e madje edhe më tepër akoma ngjasojnë me histeritë e liderve vandal kur rrënuan Qytetërimin Romak e me ato të anakronizmit mesjetar pa kursyer fyerjet, shpifjet e fjalorin jocivil e deri dhe dhunën e vrasjet në favor pushtetit “demokratik” të vjedhur e korruptiv). Për qytetarinë durrsake ka qene karakteristikë e një refuzimi të heshtur apo dhe të një indiferentizmi ndaj diktaturës, madje dhe të një oponence ndaj saj si në biseda, në mënyrën e veshjes, në ndjekjen e modës dhe të paraqitjes së jashtme, në guximin për të ngritur antena private televizive për të parë programe mode, sportive, politike dhe ekonomike si dhe lajme tek stacionet e huaja kryesisht italiane duke bërë dhe hapur komente rreth tyre, e pra që do të thote se ishte një guxim i tepruar për atë kohe, duke sfiduar kështu politikën e luftës së klasave dhe të izolimit politik, ekonomik dhe informativ të regjimit komunist. Për Shqipërinë Durrësin e periudhes komuniste unë mund ta krahasoj si një “ Berlin Perëndimor” për gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, pasi këtë e vërente jo vetëm vizitori i huaj po dhe ai që udhëtonte në Durrës nga qytetet e tjera të Shqipërisë.
Durrësi në periudhën e regjimit komunist ishte si mund ta them ndryshe dhe një “oaz” perëndimor dhe qytetarët e saj ndjehen kranarë me qytetin historik si porta europiane e Ballkanit dhe si specifikë shqiptare e një New York-u panshqiptar ku zbriti I. Qemali i Pavarësisë, si kryeqëndra e Principatës Shqiptare e Princ Vidit, e demostratave antikomuniste dhe e eksodit masiv drejt perëndimit që diskreditoi dhe përshpejtoi rënien e komunizmit; si qëndra kryesore e pritjes së të dëbuarve shqiptarë të Kosovës gjatë krizës së saj në vitin 1999, po dhe më kryesore akoma Durrësi me qëndrën e mobilizimit “Drenica” ishte pika e grumbullimit dhe rekrutimit të mijra vullnetarëve të UҪK-së që vinin nga të gjitha trevat shqiptare dhe perëndimi, SHBA-ja e deri Australia e largët po dhe e vullnetarëve të kombësive europiane si irlandezë, gjermanë, suedezë, italianë e francezë. Edhe në vitet tragjike të vitit 1997 të rrënimit të shtetit, e ku të gjitha ambasadat evakuan personelin e tyre nga Shqipëria, në Durrës shikoje dhe takoje vizitorë të huaj. Për nivelin e lartë kulturor e qytetaresk dhe atë politiko- demokratik nuk mund të lë pa përmëndur edhe ato se çfarë ka treguar si vlera kulture qytetare,demokratike, tolerance e pjekurie politike votuesi durrsak gjatë këtij tranzicioni demokratik. Egziston një opinion se qytetarit durrsak nuk i intereson politika, po unë do t’ju bind për të kundërtën nëpërmjet një konstatimi timin në dukje i thjeshtë, por i vërtetë : se po deshe të dish se si qeveris pushteti shiko se si voton qytetari durrsak. Dhe kjo është e vërtetë se vota e tij ndëshkoi diktaturën komuniste edhe në zgjedhjet e vitit 1991 dhe në ato të vitit 1992, ndëshkoi Referndumin e Vitit 1994 kundër synimit për të montuar një Sulltanat Presidencial nga ishpresidenti autocrat Berisha, ndëshkoi me votë PD –në në vitin 1997 për katrahurën gati apokaliptike të keqqeverisjes së saj, po kështu dhe keqqeverisjen korruptive socialiste të ishkryeministrit Nano në vitin 2005. Po ajo që është tipike durrsake është fakti se ka katër mandate radhazi që pushtetin lokal, vota e tij ja beson Partisë Socialiste, dhe jo asaj të PD-së, pasi votuesi inteligjent durrsak vëzhgon,peshon e mirëgjykon për më të mirën e mundshme.
Për qytetarin durrsak është diçka jonormale militantizmi i turmave zhurmëmëdha në sheshe e salla të mbushura me detyrim e nën presion nga pushteti me punonjës të administratës militantiste, me fëmijë e nxënës shkollash dhe sidomos me militantë të importuar e të mirëorganizuar nga periferia, fshati apo dhe më larg e më thellë akoma nga pushteti e qeveria; për qytetarinë durrsake është e papranueshme që t’i besojë mashtrimeve të trasha të njerëzve pa sens kulturor, komunikativ, moral e civil të tillë si lidershipi i PD-së së Shqipërisë që megjithëse që në moshën 15 vjeçare banon në Tirane dhe asgjë të mirë nuk ka përvetësuar nga qytetaria tiranase po vetëm se mbeti i pagdhëndur e agresiv e madje vetëm sa e ka infektuar e çoroditur atë; gjë që është në antitezë me personalitetin pozitiv të kulturës qytetare të patriotizmit, modestisë, thjeshtësisë, maturisë, tolerancë, tipike e shëmbullore të Shqipërisë së Mesme.
Shqipëria sot ka nevojë me të vërtetë për një Rilindje, po që së pari duhet të fillojë me një rilindje politike gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm po në vecanti ka nevojë për Rilindjen politike të së djathtës, pasi me largimin nga pushteti të PD-së dhe vetë e Djathta të fillojë e të rilind, sepse çlirohet nga vargojt, pengesa e hermetizimi autokratik, i ndrydhur e korruptiv ku e mban akoma ishkryetari i saj dhe shpura burokratike e korruptive e deputetëve miliarderë rreth tij. Partia Demokratike në pushtet gjatë këtij tranzicioni vetëm sa ka mashtruar e spekulluar me shtresën e të persekutuarve, ish-pronarëve, nacionalistëve dhe me vlerat demokratike, patriotike e qytetareske. Tani shpresoj se jo vetëm koha po krahas saj dhe ndërgjegjsimi qytetar, civil e demokratik i alternativës liberale që identifikohet si “E Djathta” e sistemit liberaldemokratik modern të politikës, do rilind pas një periudhe 50 vjeçare të diktaturës komuniste dhe pas plus afro 25 vjeçare e gjysmëdiktaturës paskomuniste të spiunëve e të komunistëve të konvertuar në demokratë që e përdorën të djathtën politike si maskë mashtrimi për qëllime pushteti e përfitimi personal. Është koha për rigjallërimin e vlerave qytetare, intelektuale dhe traditave të mira kulturore kombëtare të nëpërkëmbura nga instiktet e paskrupullta, të egra e gati vandale të kësaj politike. Qytetarin durrsak nuk mund ta mashtrojë me dukjen sipërfaqësore, euforike dhe false në ekrane e nëpër mitingje asnjë pushtet pavarësisht ngjyrimit politik. Opinioni durrsak e di mirë dhe është i ndërgjegjshëm se pavarësisht potencialeve të mëdha intelektuale e profesionale që ka, të gjitha pushtetet dhe qeveritë e kanë përjashtuar elitën qytetare e profesionale vendore durrsake nga punët publike si në parlament, qeverisje, arsim, shëndetësi, sigurime shoqërore, në port, dogana, tatime, polici e sherbime; nuk gjëndeshin përfaqësues të elitës qytetare durrsake në listat për kandidatë për deputetë, ndonjë rrallë në listat për këshilltarë vendorë e kudo në administratën qëndrore, po të cilat janë mbushur me të paaftë, injorantë, militantë me lidhje miqësirash e interesash klanore, krahinore e korruptive të derigjuara dhe të imponuara nga pushteti i deputetëve, ministrave e kryeministrave në qëndër që merren deri dhe me pastruesit e rojet e zyrave; dhe dhuntia, aftësia e talenti durrsak është i papunë, i paaktivizuar ose në mërgim. Qytetari durrsak e ka ndëshkuar keqqeverisjen e PD –së, pasi pavarësisht favoreve dhe mundësive më të mëdha në vënd që i ofron pozicioni portual e dogano-tatimor, resurset historiko-turistike e kulturore dhe e kapacitetit të lartë intelektualo-profesional njerëzor, edhe banorët e Durrësit vuajtën po dhe vazhdojnë akoma të vuajnë nga papunësia e varfëria, zhgënjimi e tradhëtia politike.
Durrësi nga pushtetet, gjithnjë është parë vetëm si pre e favorshme për të bërë pasuri me korrupsion e kontrabandë dhe që në këto vite nuk kemi parë as vëmëndje e jo më ndonjë investim serioz nga qeveritë, përveç interesimit për tokat e Porto-Romanos për bizneset e Fazlliç, përkundrejt asaj që pronarët apo familjet fisnike durrsake enden poshtë e lart në kërkim për kthimin e kompensimin e pronave dhe të padrejtësive të së shkuarës nëpër zyrat e shtetit dhe të gjykatave të korruptuara, po që më shumë organet e shtetit e pushteti dhe drejtësia kanë bërë padrejtësinë, korrupsionin dhe abuzimin me to, e jo vetëm këto, por keqqeverisjet kanë krijuar e shtuar dhe probleme të shumta e të tjera konflike ndërfamiljare, qytetare e kriza gjithsociale pronësore, korruptive e abuzive (si në tërë Shqipërinë, që nuk dihet se a do të gjejnë ndonjëherë zgjidhje dhe do te përkeqësojnë më keq po u zvarrit më kështu). Këto virtyte e vlera tipike durrsake si kultura e mirësjellja, mikpritja, respekti e veçanërisht toleranca nuk duhen konsideruar e marrë si dobësi, po fatkeqësisht ato merren si të tilla kur kemi masivisht deri diku në shkallë vendi jo në nivelin e duhur emancipimin modern qytetaresk, demokratik, politik e patriotik. Po kam diçka si porosi apo vërejtje për qytetarinë shqiptare apo shoqërinë civile në përgjithësi: që të mos jetë e përgjumur dhe as indiferente ndaj të keqes dhe e tolerimit të tepruar ndaj saj, se më pastaj ajo që vuan dhe e pëson më shumë është vetë ajo së pari, ku si vuajtja më e madhe është monotonia depresive dhe humbja e shpresës se mund të bëhemi një komb i denjë, i demokratizur, i prosperuar dhe i integruar.

SKËNDER S. KAPITI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 475 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi