Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Urime fitorja Shqipëria ime, Ngushëllime pisave për disfatën e Serbisë!
Publikuar më 13 tetor, 2015 në orën 16:45 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ata "sallhana" të At Gjergj Fishtës dhe "derbederë-stërnipër të Kainit" të Fan S. Nolit, që ia uruan fitoren Serbisë mbi ekipin futbollistik kombëtar të Shqipërisë, më 8 tetor 2015, pa dyshim se janë hedhurinat më të mëdha të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, të barasvlershëm me hamzajtë dhe me toptanët esadistë. Mirëpo, një urim i tillë proserb qe "jetëgjatë" vetëm 3 ditë ngase Kombëtarja Shqiptare KUQEZI, më 11 TETOR 2015, shënoi fitoren historike 3:0 kundër ekipit nacional të Armenisë në kryeqytetin e saj Jerevan, si rrjedhim u kualifikua për Kampionatin Evropian 2016. Ndërkaq, pisat i la të përlotur dhe me gishta në gojë, duke vajtuar disfatën e Serbisë, fatin e së cilës ia vulosi fitorja e Portugalisë me rezultatin 2:1 në Beograd, më 11 tetor 2015.

Me urimin e fitores serbëve në Elbasan, disa shqipfolës të “ndershëm-posteni albanci” vetëm sa e legjitimuan surratin e tyre si armiq të hapur të kombit të vet sikurse dikur (tifozët dhe miqtë e Serbisë) Esat Pashë Toptani me ministrant dhe me diplomatët e tij në Paris), sepse ai gëzim i tyre u tret sikurse vesa para diellit, nuk u zgjati më shumë se tri ditë, sepse të dielën më 11 tetor 2015, Kombëtarja jonë Kuqezi e Futbollit, korri fitoren e thellë 3:0 kundër ekipit futbollistik nacional të Armenisë në Jerevan, kështu që u kualifikua për Kampionatin Evropian të Futbollit 2016. Kjo fitore e shkëlqyerë historike, varrosi shpresat e tifozëve shqipfolës të Serbisë, që u patën gëzuar aq shumë për fitoren e reprezentacionit të saj mbi ekipin tonë kombëtar në “Elbasan Arena”, më 8 tetor 2015. Turp u qoftë të gjithë atyre që e uruan Serbinë për fitoren e saj kundër Shqipërisë.

Autogoli i diplomacisë narcisoide
Diplomat dhe politikan i zoti është ai që mbron interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të vendit të vet, jo ai që me çdo kusht mbron karrigen dhe interesin e vet personal, grupor, klanor, mahallor ose partiak, duke sakrfikuar interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror. Ky lloj i politikanëve dhe i diplomatëve nuk i duhet as Kosovës e as Shqipërisë. Ata i duhen vetëm nepotizmit , despotizmit dhe korrupsionizmit për të jetuar vetë dhe mbështetësit e tyre.

Herioina Xhevë Lladrovci nuk do ia uronte fitoren Serbisë!
-Po, tani ka ndryshuar “moti” për të keq, nepotistët dhe despotët e sotëm shqiptarë (shtetarë, politikanë e diplomatë) për t’i mbrojtur interesat e tyre karrieriste politike, ekonomike, tregtare, korrupcioniste dhe mafioze, u vardisen si klyshët armiqve shekullorë serbo-sllavë, madje, duke u bërë koncesione të palejueshme në kurrizin e territorit të Republikës së Kosovës ; duke ua uruar edhe fitoret sportive kundër shqiptarëve, sikurse që ndodhi rasti me humbjen e turpshme të ndeshjes futbollistike të kombëtares kuqezi në Elbasan, më 8 tetor 2015, e vlefshme për Kapionitin Evropian të Futbollit më 2016.

Pa asnjë dilemë, urimi absurd “fituesve” serbë kundër ekipit kombëtar kuqezi në Elbasan, është vetëm një AUTOGOL diplomatik narcisoid dhe prepotent i një diplomateje kosovare. Është pa asnjë kuptim dhe pa asnjë vlerë, kur dihet se heronjtë tanë kombëtarë: Azem Bejta, Shotë Galica, Shaban Polluzha, Adem Jashari dhe Xhevë Lladrofci nuk kanë flijuar jetët dhe më të dashurit e tyre për t’i uruar fitore Serbisë, por gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë!

Nuk është kurrfarë gjesti moral, as dinjitet kombëtar, as takt diplomatik ai, kur lavdëronn ose uron Serbinë, e cila më se një shekull të ka shkaktuar vetëm dhembje dhe tragjedi të papërshkruara , duke djegur për së gjalli shqiptarë të pafajshëm dhe, duke copëtuar më se 50% të territorit të Shqipërisë Etnike (1878-2015).

Triumfi historik i Kombëtares KUQEZI mbi politikën dhe mbi diplomacinë e dështuar 100-vjeçare (1912-2015)
Pse Edi Rama në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, e përgëzoi homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Beograd për fitoren kombëtares futbollistike serbe në Elbasan, kjo nuk është kurrfarë befasie, sepse, tanimë, qe 100 vjet, jemi rexhur nga minusat e asaj diplomacie në favor të kolonializmit serbomadh (1912-2015). Këtë diplomaci të dështuar shqiptare, fatkeqsisht e provon edhe statusi ekzistues i shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, në Iliridë, në Tuz, në Ulqin, në Plavë, në Guci, në Hot, në Grudë në Triesh… etj.

Edhe sa shekuj (deri kur) do të kënaqemi me fitoret e politikës, të diplomacisë, të propagandës, të kuazishkencës, të tregtisë dhe të sportit të Serbisë në dëm të ineteresave vitale kombëtare dhe shtetërore të Shqipërisë Etnike (1912-2015)?

Vërtet, kur do të vijë ajo kohë e artë, që të rindërgjegjësohemi dhe ta mbledhim mendjen njëherë e përgjithmonë se me Serbinë nuk mund të pajtohemi, as të përqafohemi derisa ajo të ushqejë ambicie dhe pretendime territoriale ndaj Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike (duke i mbajtur peng Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën).

Nuk ka urime për Serbinë derisa kjo nuk e njeh Republikën e Kosovës!
Derisa serbët dhe Serbia nuk e njohin Republikën e Kosovës, si dhe, derisa të mos heqin dorë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja shqiptare, asnjë lider politik dhe, asnjë diplomat shqiptarë nuk kanë kurrfarë të drejte që Serbisë t’i urojnë fitore, qofshin ato edhe sportive a kulturore etj.

Duke qenë se, deri tash, nuk kemi asnjë plus politik, as diplomatik me Serbinë kolonialiste (1912-2015), edhe pse, sot, Kosova është e pavarur dhe sovrane, si kontribut dhe meritë direkte e Amerikës dhe e NATO-s, nuk kemi asnjë arsye pse ta lavdërojmë dhe, pse ta urojmë Serbinë për fitoret e saj qoftë politike, diplomatike apo sportive. Së këndejmi, nuk kemi fytyrë, që ta urojmë Serbinë as për fitoren e ekipit të saj nacional futbollistik në Elbasan, më 8 tetor 2015, sepse ajo fitore është çështje e serbëve, jo e shqiptarëve, as e liderëve dhe e diplomatëve të tyre.

-Kur gjithë kombi shqiptar anebanë botës ishte në këmbë, duke përjetuar çastet e pikëllimit për humbjen e Kombëtares Kuqezi në “Elbasan Arena”, një diplomate kosovare e uroi Serbinë për fitroren e saj mbi Shqipërinë. Sa turp dhe iracionalizëm, mbesa e Shotë Galicës, e Azem Bejtës dhe e Adem Jasharit, në vend se t’u bashkohej lotëve dhe hidhrimit të motrave dhe të vëllezërëve të saj kudo në botë, ajo uroi Serbinë për fitoren e futbollistëve të saj në Shqipëri!

-Pak po na duken mbi 100 vjet fitoret e serbomëdhenjve dhe të Serbisë mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike (1912-2015), por tash, edhe t’i urojmë për fitoret e tyre në sport kundër shqiptarëve ?!
-Nuk është çështje e shqiptarëve, njohja dhe urimi i fitoreve apo i meritrave të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë, qoftë edhe në sport, ashtu siç ndodhi në ndeshjen futbollistike Shqipëri-Serbi, më 8 tetor 2015 në Elbasan.

Portjeri Stojkoviq e demantoi diplomacinë filoserbe
-Është turp dhe absurd ta urosh kundërshtarin, ashtu siç është Serbia raciste e pacivlizuar anti-evropiane, sepse edhe në këtë ndeshje shumë korrekte dhe të organizuar par excellence nga pala shqiptare, pas rezultat 2:0 për Serbinë, disa lojtarë të saj ngrehën “TRE GISHTA” në stadiumin “Elbasan Arena” , që nuk kanë lidhje me futboll, as me sport, por vetëm me ultranacionalzimin dhe me racizmin serbomadh antishqiptar.

Këtë nacionalshovinizëm serbomadh e dëshmoi edhe kjo deklaratë e portierit serb Vladimir Stojkoviq: “ Kjo është fitorja jonë, që ua dhurojmë serbëve të Kosovës, të cilët janë lindur dhe jetojnë atje, por që kanë qenë të detyruar të shpërngulen. Me këtë fiore e kemi bërë të lumtur popillin tonë dhe ia kemi kthyer vetëbesimin. Kjo është fitore për çdo serb, deklaroi edhe Ivanoviqi”.(http://www.srbijadanas.com/clanak/stojkovic-pobeda-za-srbe-sa-kosova-09-10-2015).

Çdo kundërshtari tjetër në botë, do t’ia uroja fitoren, por jo, edhe racistëve serbë, të cilët, edhe këtë ngjarje sportive e politizuan dhe e galvanizuan në skajshmëri, duke u konfrontuar me shqiptarët në vende të ndryshme të Evropës, duke brohoritur parulla antishqiptare dhe, duke valvitur flamujt e urrejtjes dhe të nacionalshovinizmit serb Millosheviqian kundër shqiptarëve, duke filluar nga Mitrovica Veriore… Serbi, në Zvicër dhe në Austri, me ç’rast rrahën disa tifozë shqiptarë, që paqësisht ndiqnin zhvillimin e ndeshjes së kombëgtares në sheshet e këtyre dy shteteve evropiane.

Pas fitores mbi shqiptarët, serbët pranë Urës së Ibrit në Mitrovicën Veriore me flamuj, me pishtarë dhe me parulla nacionalsite antishqiptare, brohorisnin “ Kosovo je srce Srbije”, ndërsa nga një diplomate kosovare Serbisë i erdhi edhe një urim i papritur për fitoren e reprezentacionit futbollistik të saj në Elbasan, më 8 tetor 2015.
Ja, kjo është “shifra e koduar” diplomatike e Kosovës: “Urime fitorja, Serbi!” dhe sporti i politizuar serbomadh: “Kosovo je srce Srbije”!

Ja, kjo është “strategjia” kombëtare dhe shtetërore e politikës dhe e diplomacisë së Kosovës për “normalizimin” e marrëdhënieve me Serbinë. – Serbia “me gurë”, - “Kosovo je srce Srbije”, kurse hashimat dhe isat ia plotësojnë këtë dëshirë shekullore me formimin e “ Zajednica srpskih opstina” mbi Planin e Ahtisarit dhe mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

-Urime fitorja, Serbi, a!?
-Absurd, sa turp, sa mioipi!

Kësi “sportistësh” politikanë dhe diplomat-silueta të zeza nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë, por sikur ambasadori Ilir Boçka në Beograd, i cili me të drejtë refuzoi Notën protestuese diplomatike të Serbisë, se gjoja “ishin sulmuar dhe rrezikuar” futbollistët serbë në autobusin e tyre” gjatë rrugës nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas deri në hotelin “Sheraton” në Tiranë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 688 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi