Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NE RAST SE NDIHEMI TE LIRE DUKE QENE BASHKE KEMI NJE MARTESE TE MIRE
Publikuar më 15 tetor, 2015 në orën 16:32 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
NE RAST SE NDIHEMI TE LIRE DUKE QENE BASHKE
KEMI NJE MARTESE TE MIRE
Nicola Abbagnano

Shpeshtesia ne rritje e divorceve dhe ndarjeve bashkeshortore flet per nje krize te institucionit martesor. Duket sikur kjo shpeshtesi ve ne dyshim qendrueshmerine e nje institucioni qe duhej te bashkonte dy persona per gjithe jeten. Duket gjithashtu qe nje qendrueshmeri e tille koordinohet keq me ndryshimet qe peson vazhdimisht jeta moderne,me kerkesat dhe pretendime te kunderta, me shpejtesine me te cilen lindin, zhvillohen dhe vdesin marredheniet nga me te ndryshme ndermjet njerezve.

Eshte vecanrisht e lehte sot te vendosish marredhenie te cdo plani, edhe mbi ate seksual, dhe eshte po aq e lehte t’i shkatrosh dhe t’i harosh.
Ne rast se eshte ne krize familja, qe ka per detyre natyrale te siguroj lindjen dhe rritjen e femijeve , duket se po ashtu ndodhet ne krize martesa qe eshte ne origjine.
Me femije apo pa femije, martesa shpesh deshton dhe bashkeshortet kerkojne rrugen me te lehte e direkte per te qene te cliruar nga lidhjet qe ajo ua detyron.
Per t’i shkeputur keto lidhje apo per t’i bere me elastike, eshte folur edhe per nje "martese te hapur", ku cdo bashkeshort duhej te ishte i lire jo vetem per te zhvilluar punen e tij, por edhe per te patur miqte e tij, defrimet e tij dhe marredheniet e tij seksuale.
Do te mbeteshin te qendrueshme, ne kete rast, vetem detyrimet qe vijne nga asistenca dhe ndihma reciproke.
Ndoshta, disa martesa rezistojne akoma pikerisht sepse ne menyre te fshehte jane te lire ne kete drejtim si rrjedhoje e pandershmerise dhe durimit te partnerit (ose partneres).
Por a mund te pranohet si nje martese e vertete duke e kaluar jeten ne kete menyre?
Ne cfaredo lloj marredhenjeje njerezore, kur ze vend pandershmeria, e helmon ose e ben ate te padobishme e te rezikshme. Kjo vlen per dashurine dhe miqesine ashtu sikurse edhe per marredheniet e biznesit e te punes. Dhe akoma me shume vlen per martesen ku sejcili prej bashkeshorteve duhet t’i jape tjetrit besimin e tij te plote. Po mbi c’baze mund te mbahet ky besim?
Nuk eshte e mjaftueshme garantimi i detyrimeve formale qe permblidhen ne lidhjen e marteses. Detyrime te tilla jane te diktuara nga kodi civil apo fetar qe pershkruan te drejtat e detyrimet e bashkeshorteve. Keto detyrime , per ta bere te vlefshme martesen, i drejtohen ndergjegjes se ciftit dhe kerkojne ne rradhe te pare kushtin e lirise dhe sinqeritetit ne marrjen e vendimit te tyre.
Edhe kur jane respektuar te drejtat dhe detyrimet e parashikuara, jo gjithemone martesa mund te thuhet e arire, sepse mund te mungoje tek bashkeshortet mirkuptimi reciprok, ndjenja, embelsia.
Ne bazen e marteses si nje institucion juridik dhe fetar, qendron vendimi per nje "projekt te jetes" qe vete marrtesa duhet ta bej te mundur dhe te realizueshme. Prej ketej lindin veshtiresite e para me te medha, sepse jo gjithemone jane ne nje mendje per menyren e jeteses, fillimin e se ciles shenon martesa, dhe c’fare presin prej saj.
Ky mirkuptim mungon, kur zgjedhjet ( e ciftit) jane diktuar nga aresye te ndryshme e te shumellojeshme. Ka nga ata qe martohet nga dashuria e ka nga ata qe martohet per interes. Ndonje martohet qe t’i largohet vetmise, e ka nga ata qe kerkon tek martesa vetmine ne „shoqeri“ . Ka nga ata qe deshiron tek partneri nje te dashur apo shoke loje, e nga ata qe deshirojne nje infermjere, nje shtepijake apo nje administrator. Ka nga ata qe martohen vetem per te patur femije e qe i quajne femijet nje bare e shqetesim. Keto jane vetem disa ndermjet motiveve te shumta qe shtyjne per nje lidhje martesore.
Eshte e parashikueshme, se ne keto lloj motive, kur nuk ka mirkuptim ndermjet bashkeshorteve, vete martesa eshte e destinuar te deshtoje. Por edhe ne rast se ka qene nje mirkuptim fillestar, martesa mund te hase veshtiresi dhe pengesa te ardhura nga ndryshimi i karaktereve, zakoneve, deshirave te fshehura apo te liga te bashkeshorteve.
Zakoni i komandimit, krenaria, padurimi, kritika e pameshirshme dhe ironia e njerit prej tyre apo e te dyve, mund te jete burim i vazhdueshem i llafeve dhe grindjeve qe e demtojne jeten e perditeshme dhe e bejne te veshtire per ta duruar.
Keto cfaqje duhen trajtuar si vecori qe mund te lihen menjane e te mos ndikojne mbi seriozitetin dhe shendetin e marteses. Por ne rast se mbeten dhe grumbullohen, e hidherojne jeten e perbashket dhe mund te cojne ne kerkim te bredhjes apo mjeteve me te keqija.
Vete terheqja seksuale, qe eshte nje aresye kryesore ne shume martesa, sidomos ndermjet te rinjve por jo vetem per ta, mund te humbase me kalimin e kohes magjine e vete, kthehet ne zgjedhje zhgenjyese e te pamjaftueshme per te mbushur jeten bashkeshortore ne rast se nuk pasurohet nga faktore te tjere qe per kete jete te perbashket, jane thelbesore.
Mirbesimi dhe kujdesi me dashuri, bashkesia e interesave themelore, mirkuptimi mbi menyren e organizimit dhe drejtimit te jetes bashkeshortore, jane disa nga keto faktore, mungesa e te cileve e kthen martesen ne nje takim ndermjet dashnoresh te rastesishem, qe mbeten te huaj e per rjedhoje drejtohen diku gjetke per te gjetur kuptimin e jetes se tyre.
Njeriu, qofte burre apo grua, nuk mbeshtetet kurre vetem mbi nje nevoje ose vetem ne nje deshire. Lehtesia e raportit seksual, mirqenja e kenaqshme, perkujdesi i shtepise dhe regulli i jetes se perditeshme, jane gjera qe normalisht priten nga nje martese e mire. Por ne realitet nuk mjaftojne per ta mbajtur ne kembe ne rast se mbeten vetem si aspekte te jashtme, kur nuk shprehin nje mirkuptim ne vendimet, nje marreveshje reciproke dhe nje ndjenje te sigurte.
Eshte e rendesishme te kemi parasysh natyren e solidaritetit qe martesa duhet te krijoje ndermjet bashkeshorteve.
Te lashtet shikonin tek martesa, vetem nje mjet per lindjen e femijeve. Kant u kundervihej; po te qe keshtu, martesa do te merrte fund kur do te perfundonin lindjet dhe rritja e femijeve. Dhe pohonte qe martesa, te detyronte qe te dy palet, te kishin te drejten e mundesise seksuale gjate te gjithe jetes.
Hegel, nga ana tjeter thoshte se martesa eshte nje bashkim moral qe formon nga dy persona, nje te vetem. Ky ishte nje kuptim romantik qe edhe sot gjen perkrahesit e vet. Tragjedia romantike nga e cila edhe sot frymezohen shpesh romani dhe teatri, qendron pikerisht ne veshtiresine qe dy qenie njerezore ndeshin per tu njesuar njeri tek tjetri. Ky bashkim do te ishte nje dashuri e persosur, qe shpie ne martese.
Sot nje ide e tille mund te pranohet vetem si nje pretendim qe e ben vete martesen zhgenjyese. Ne fakt, cili do te ishte ai person i njejte ne te cilin te jene shkrire dy njerez qe po martohen? Te jete si AI apo si AJO? Apo si nje person i trete i ndryshem, tek tiparet e te cilit nuk do te gjenim tiparet e asnjerit prej bashkeshorteve?

Si ne dashuri, edhe ne martese, asnjeri nuk desheron te perjashtoje apo te mohoje vetveten. Desheron vetveten por me te pasuruar, me te kompletuar e me te kenaqur sepse do te mbeshtetet, ndihmohet e plotesohet prej tjetrit.
Martesa eshte nje liri ne bashkesi, pa mohuar lirine as te njerit dhe as te tjetrit. Kur martesa perjashton apo tenton te perjashtoje deshirat dhe nevojat e njerit prej bashkeshorteve, nuk mund te thuhet se eshte e realizuar, dhe ne fakt nuk eshte nje martese e vertete.
Mbetet thjeshte nje lidhje formale qe te rendon dhe prej se ciles behen perpjekje per tu cliruar.
Respektimi i perbashket i nevojave e deshirave, mirkuptimi per menyren e jeteses, vullneti per t’i perballuar mosmarrveshjet dhe humorin e keq te perkohshem, besimi i rifituar mbas cdo moskuptimi, jane kushtet e domosdoshme te asaj ndjenje, qe eshte e qendrueshme ne martesen e vertete.
Nje martese e vertete eshte gjithemone nje arritje qe duhet ruajtur dhe mbrojtur. Ndryshimet qe sjell jeta me kalimin e moshes, me ndryshimin e karaktereve dhe rrethanave, te deshirave vene ne prove martesen dhe mund te perbejne gjithashtu rrezik per marredhenien e vendosur midis bashkeshorteve.
Sikurse te gjitha gjerat e bukura dhe te cmuara, martesa kerkon vigjilence dhe mbrojtje. Nuk mund te pretendohet qe ajo te mbetet e pacenuar pamvaresisht pandershmerise, kundershtimeve, grindjeve e pazgjidhura, indiferences apo ftohtesise qe zevendeson ngrohtesine e meparshme.
Zgjedhja qe behet me anen e marteses, nuk mbaron me nje "po" qe shqiptohet ne kohen e aktit te marteses. Ajo duhet te pasqyrohet e te perseritet edhe ne te ardhmen, duhet te perseritet ne cdo rast dhe te mos harohet kurre, ne kushtet e ndryshme qe na sjell jeta perpara e qe nganjehere e bejne me te veshture per ta ripohuar.

Ne te vertete, nje martese e arritur eshte ajo, ku bashkeshortet me kalimi e viteve, te jene te gatshem ta ripohojne zgjedhjen qe kishin vendosur per partnerin e tyre te jetes se perbashket.
Eshte e vlefshme per martesen po ato qe jane te vlefshme edhe per te gjitha fushat : zgjedhja e mire eshte ajo per te cilen nuk pendohesh, zgjedhja e keqe te ben te pendohesh sepse te con ne nje pike te vdekur. Eshte e vertete se kompleksiteti i jetes se sotme shton dhe i ben me siperfaqesore marredheniet njerezore. Por eshte e vertet gjithashtu, se pikerisht per kete aresye, martesa eshte forcuar ne funksionin e saj te nje maredhenjeje reale midis dy qenieve njerezore qe mund te llogarisin ndihmen e njeritjetrit per te gjitha ngjarjet e jetes.
Ne ndryshimet, veshtiresite, luftrat qe afron jeta, martesa mund te perbeje nje pike te forte mbeshtetjejedhe nje oaz qetesie e paqjeje.
Duke qene e tille, ajo mund tu rezistoje shperthimeve te cregullta, tundimeve te castit, sundimit te cregullimit moral, me forcen e saj qe i ka rrenjet tek dashuria dhe harmonia.

Njeriu eshte gjithemone ne kerkim per t’i dhene kuptim jetes se tij. Po kudo qe ta kerkoje ndihmen me te mire per ta arritur kete kuptim mund ta gjeje ne nje martese te vertete.

(f167 “La saggeza della vita”)

Perktheu: Fatbardha Demi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 715 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi