Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTERVISTAT DHE OPINIONET
Publikuar më 19 tetor, 2015 në orën 22:49 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Marco Travaglio

Shprehja "degjoooni te gjithe " perben degjenerimin e fundit te dy prej patologjive nga me tinzaret dhe tashme te pasherueshme nga e cila vuan shtypi ne Itali, (kuptohet, pas servilizm
-it): Gazetat e vendeve te tjera u japin hapesira te limitura intervistave. Duke qene krenare per skuadren e tyre te komentatoreve, preferojne qe te jene ata , qe do te shprehen per ngjarjet e dites. Shume ralle ndodh qe t’iu drejtohen te tjereve. Intervistat e politikaneve jane shume te ralla, zakonisht te shkurtra dhe te percaktuara. Therritet ndonje politikan vetem kur duhet te pyetet per diçka, ose kur politikani ka diçka per te thene.
As nuk u shkon neper mente (gazetave te vendeve te tjera), idea qe (politikanit) t’ia hapin mikrofonin dhe t’i kushtojne nje faqe gazete, per te patur ai mundesine te jape ment te gjithe njerezve, mbi nje argument qe zakonisht i pelqen. Per pjesen me te madhe te intervistave, iu drejtohen eksperteve shume te kualifikuar.

Ndersa ne Itali, gazetat harxhojne faqe te tera per mendimet mikroskopike te liderve te politikes, dhe mbi te gjitha per temat jashte politikes, si dhe per intervista çarçaf prej nje apo dy faqesh gazete, te marra gjate shetitjes miqesore me liderin, apo te supozuar si te tille.
Intervista te sterzgjatura te bera Berluskonit dhe Dalemes, Prodit dhe Fassinos, Velteronit dhe Rutellit, Bersanit dhe Tremontit, Finit dhe Casinit jane bere tashme, nje gjeni letrare e preferuar, qe realizohet nga gjera te ditura per tu pyetur dhe pergjigjur.
Nderkohe qe hapesirat e lena kronikes, informacionit e mbi te gjitha ,analizes, zvogelohen tmeresisht.

TE FOLURIT PA PROFESIONALIZEM

Eshte bere e modes per te vajtuar fundin e “gazetarise hetuese” Ne nje fare menyre, si per tu qare se nuk ka me stine te ndermjetme (gazetare qe ta praktikojne kete lloj gazetarie), e qe te rinjte nuk jane si ata te me parshmit.
Per hir te Zotit, hetimet nuk jane kurre te mjaftueshme, pamvaresisht se ndonje akoma i perkushtohet edhe ne Itali. Por, per te shpetuar ate qe mund te shpetohet, do te mjaftonte shume me pak. Do te mjaftonte te ringjallej nje lloj ,akoma i panjohur i kesaj gazetarie hetuese: gazetaria e analizes.
Ne vend qe te trajtosh faktet duke luajtur ping-pongun e „ reagimeve“ te aneve te ndryshme te pjesemarresve ne ngjarje ( apo çeshtje) mund te ngarkohej nje gazetar ose bashkepuntor specialist per çeshtjen ne fjale, i cili do t’i shqyrtoje me gjakftohtesi faktet, do t’i rendise, do t’i lidh me njeri tjetren, e do t’ua shpjegoje ato lexuesve. Kjo gje ndodh gjithemone e me rralle. Kjo behet me qellim, per te ngateruar analizen me komentin, qe jane dy gjera te ndryshme, per te mos thene te kunderta. Edhe per faktin se analistet me te vertete specialiste dhe me autoritet jane te pakte, e keta te paktet kerkojne shume kohe; copen “te prere e te ngrene” ne nje gjysem ore, nuk ta shkruajne, e keshtu behen te merzitshem (shpesh edhe jane).
Nje specialist i vertete, per te analizuar apo komentuar nje fakt, deshiron se pari ta njohe ate nga te gjitha anet dhe pastaj deshiron ta studioje, te lexoje libra, te mendohet mbi te.
Ndersa opinionistet, qe tashme jane me kile, duke shitur mjeshterisht mend mbi çfaredolloj teme me nje pa aftesi mesatare enciklopedike, jane me te gatshem dhe me te shpejte.
E per me teper, per faktet dhe letra nuk kane asnje nevoje…
(f.56-57)

INTERVISTA PA PYETJE

…Te gjithe jane te bindur se menyra e vetme per tu thelluar ne problemet e aktualitetit eshte ajo e bashkimit ne studio te dy apo tre politikaneve, te se djathtes e te se majtes,
per te kenaqur syrin e telespektatorit (zakonisht ate mashkullor) e per te mos lejuar qe t’i zere gjumi apo te ndrojne kanalin. “Regjimi i ri- ka shkruar Carlo Freccero -ka hapesirat e veta ne TV, ne sallezen e (Bruno) Vespes, ku perballja eshte e reduktuar, debate qellimisht te zbrazura per nga kuptimi dhe te simuluara ndermjet mbeshtetesve te se njejtes teze”. Ish drejtori i Rai 2 ka shtuar: “ ne rast se nje regjim eshte si nje fllucke e perkoheshme ne hapesire, nje sistem i mbyllur, metafora televizive e tij eshte nje SHOW i vertete klaustrofobik i sotem, shtepia e vellait te madh, nje largim prej realitetit, nje dialog mbi hiçin, nje vemendje e drejtuar mbi psikologjine e personazheve, mbi ate qe e veren kushdo vete, se sa mbi analizen politike”.
Ne kete TV comercial te regjimit, dhenja direkt nuk eshte me nje mjet komunikimi me ambjentin qe i rrethon (degjuesit), por kemi nje kamera te drejtuar ndaj atyre qe ndodhen brenda (studios). Perdorimi i tyre, (i kamerave) nga politikani behet privat .
Ne vend qe te jete nje dritare mbi boten (TV), behet nje vrime (objektivi i kameres) e maskimit te se perditshmes.(MicroMega,n.5/2004).
Ekspertet flasin per « infotainment", ku « info » (informacioni) eshte katandisur ne drite qeriu dhe « taiment "ben padronin. Keshtu gazetari drejtues kthehet ne mates se kohes se mikrofonit, duke braktisur qe ne fillim detyren e mbledhesit te fakteve, ne sherbim te opinionit publik, per ta mbrojtur ate kundrejt pushtetit.
Pyetjet jane te merzitshme dhe te zakonshme, te aprovuara qe me pare me bashkebiseduesin; Edhe kur paraqiten si ngacmuese, asnje politikan me nje fare peshe , qe pranon te ndodhet ne studion televizive, nuk vjen pa i lexuar qe me pare pyetjet qe do t’i behen ,pa hequr ato qe jane te pa kendeshme per te, dhe vetem pasi te kete zgjedhur edhe te ftuarit e tjere.
Ajo qe ka rendesi, mbi gjithshka, nuk eshte pyetja e pare: kjo eshte e pergjitheshme, mund ta bejne te gjithe .
Ajo qe me te vertete eshte me vlere eshte pyetja e dyte, ajo qe sherben per ta ngacmuar te intervistuarin, per ta gozhduar me faktet, per ta detyruar qe te mos ju shmanget, per te demaskuar pergjigjen e pare te pergjitheshme, per te bere te mundur qe te vihet re se gjerat qendrojne ndryshe.
Zakonisht, nderkohe qe i behet pyetja e pare, i ftuari pergjigjet ose ben sikur pergjigjet, pastaj kalon menjehere ne nje çeshtje tjeter, dhe shikuesi- ne mungese te kundershtimit te gazetarit- krijon mendimin se i pyeturi ka thene te verteten, e se gjerat qendrojne pikerisht siç thote ai.
Ne skemen e debatit (talk show-ut, siç behet zakonisht sot), pyetja sherben vetem per t’ua dhene per diskutim te ftuarve, me nje intervistues te katandisur qe te drejtoje trafikun e opinioneve te te ftuarve, duke e dhene fjalen here njerit e here tjetrit. Keshtu ndodh shpesh, qe ne nje debat mbi ekonomine, politikani i se djathtes, ne rast se merr pjese ne qeveri, na jep shifra qe i mbushin njerezit me optimizem, ndersa politikani i se majtes, ne rast se eshte ne opozite, na jep te tjera qe shkaktojne pesimizem nga me te zymtet. Dhe anasjelltas.

Ne kete pike, nderkohe qe te gjithe na japin shifra, shikuesi qe pret me padurim qe ndonje, i cili ka njohuri mbi faktet -normalisht gazetari (drejtuesi)- te nderhyje per t’iu kujtuar se kush eshte e dhena e vertete, p.sh; mbi % e papunesise ose mbi presionin fiskal apo raportin debit-pil, duke qene se eshte e pamundur te kete dy % te papunesise, dy presione fiskale dhe dy raporte debit-pil : nje i se djathtes dhe tjetri i se majtes. Sikur arithmetika te jete nje opinion.
Por ky çast, (nderhyrja e gazetarit) nuk vjen kurre dhe pas ca oreve te dhenjes se shifrave dhe kundra shifrave , parakalojne ne ekran emrat e realizuesve, ne fund te emisionit.

Mirupafshim ne emisionin e ardhshem!
Keshtu, ai qe ri ne shtepi, nuk di me shume seç dinte me perpara: d.m.th. ASGJE. Te ndodhur ne mes te te dhenave "te para nga e majta" dhe te dhenave" te para nga e djathta", do te zgjedhe ato qe i vijne me per shtat bindjeve te tij politike. Ose, po te zbulohet loja (mashtrimi), do ta mbaje televizorin te mbyllur duke mallkuar gazetarin e pavlere.
Ne rastin me te mire, do te shkoje te kerkoje ndonje lajm te vertete ose te dhene te besueshem nga ndonje burim tjeter ( internet, gazetat, librat, takimet ). Ne rastin me te keq, do te krijoje mendimin se menyra e vetme e mundeshme per te marre informacion eshte ay qe ka pare ne TV.
(f.64)

Marco Travaglio “ La scomparsa dei fatti” 2006
(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)


Perkthyer nga Fatbardha Demi

PËRPUNIMI I MENDIMIT PUBLIK PËRMES MASMEDIAS

Noam Chomsky

Përgatitur nga Fatbardha Demi


Duke u njohur në mënyrë të përmbledhur me 10 vlerësimet e Noam Chomskit, mbi ideollogjinë e sotme botërore, lexuesi shqiptar do të ketë mundësi të ndërgjegjsohet dhe të analizojë, shumë dukuri të jetës së tij të përditshme, të veprimtarisë politike të Shtetit dhe materialeve që shikon dhe lexon, tashmë prej 22 vitesh "demokraci" në masmedian tonë. Çdo pikë e autorit, shërben për një tematikë më vete, pë t’u pasuruar me fakte dhe dukuri, nga analistët, politikanët qe duan t’i shërbejnë popullit dhe Kombit të tyre, si dhe intelektualet e ndershëm të masmedias shqiptare. Cilat janë strategjitë e ideollogjive politike dhe ekonomike të shk 20 - 21?

1) Taktika e dëfrimit
Elementi thelbësor i kontrollit shoqëror është taktika e defrimit, e cila bazohet tek shmangia e vëmëndjes së popullit nga çështjet e rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura prej elitës politike dhe ekonomike, nëpërmjet metodës së vërshimit apo përmbytjes së pandërprerë të programeve të dëfrimit dhe lajmeve të parëndësishme. Taktika e dëfrimit është gjithashtu e domosdoshme për të shmangur popullin të interesohet për njohuritë thelbësore në fushën shkencore, ekonomike, psikollogjike, neurologjisë, kibernitikës.
"Largimin e VËMËNDJES së publikut prej problemeve të vërteta shoqërore, duke e burgosur në kafazin e temave të parëndësishme. Mbajtja e njerëzve të lidhur, të lidhur, të lidhur (pas ekranit –shën im), pa ju lënë asnjë kohë për të menduar, si kafshët gjatë kthimit në stallë, (cituar në materialin "Armët pa zë për luftrat e qeta")

2) Të krijosh probleme dhe më vonë, të afrosh zgjidhje
Kjo metodë, emërtohet gjithashtu "problemi-reagimi-zgjidhja". Krijohet një problemë, nje “situate” e paramenduar që do te shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, në mënyre që ay (reagimi i publikut-shen im) të jetë "shkaku" i veprimeve të marra, të cilat duan të mos kundërshtohen. Psh: Lëreni të përhapet dhe të shtohet dhuna në qytete, të organizohen atentate të përgjakshme, me qëllim që të jenë qytetarët, ata që do të rikërkojë ligje mbi sigurinë dhe politika në dëm te lirisë. Ose, edhe të krijojnë një krizë ekonomike për t’i bërë të pranojnë, si një të keqe të domosdoshme degradimin e të drejtave sociale dhe moszbatimin e shërbimeve publike.

3) Strategjija përshkallëzimit
Që të pranohet një vendim i papranueshëm, mjafton të zbatohet pak nga pak, shkalle-shkalle pergjat viteve pasues. Me këtë mënyrë, kushtet social-kulturore krejtësisht të reja (neoliberalizmi) ju imponuan gjatë dhjetevjeçarëve të viteve 80 dhe 90: Shtet i dobët, privatizimet, pasiguria, lakushmëria ("shkathtësia" e zyrtarëve-shën im), papunsia masive, rroga që nuk siguronin më të ardhura të mira, shumë ndryshime që do të kishin shkaktuar një revolucion, po të ishin zbatuar për një herë.

4) Strategjia e lënies për më vonë
Një mënyrë tjetër, për ta bërë të pranohet një vendim jo popullor, është ajo e paraqitjes si i "dhimshëm por i nevojshëm", dhe duke siguruar pranimin nga populli për momentin, për t’u zbatuar (ky vendim) në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhëshme se sa një sakrificë të menjëhershme. Së pari, sepse mundimi nuk duhet bërë menjëherë. Së dyti, se publiku, masa, ka gjithëmonë synimin të shpresojë në mënyre naive "se gjitheshka do të shkojë mirë nesër" dhe sakrifica e kërkuar ka mundësi te shmanget. Kjo i jep më shumë kohë popullit të mësohet me idenë e ndryshimit, dhe ta pranojë i bindur kur të vijë momenti.

5) T’iu drejtohemi publikut si fëmijëve
Pjesa më e madhe e medias, drejtuar publikut masiv, përdor biseda, fakte, personazhe dhe një ton veçanrisht të nivelit fëminor, shumë herë pothuaj të dobët, sikur spektatori të jetë një qënie miturake apo me të meta mendore. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet spektatori, aq më shume bëhen përpjekje për të perdorur një ton fëminor. Përse? "Në rast se ndonjë i drejtohet një njeriu sikur te ishte 12 vjeçar apo më pak, atëhere nga ndikimi, ai do te anojë me një farë probabiliteti, nga një përgjigje apo veprim, ku do të mungojë qëndrimi kritik, si tek një njeri 12 vjeç apo më pak. (tek shkrimi "Armët pa zë në luftrat e qeta")

6) Të përdorësh anën emocionale shume më tepër se gjykimin
Shfrytëzoni emocionet, është një mënyrë klasike për te nxitur një shkarkim elektrik (për ta shkatëruar-shën im) mbi një analize llogjike, dhe së fundmi ndjenjën kritike të njeriut. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emocional lejon hapjen e portës hyrëse në subkoshiencë për të mbjellur apo shtënë ide, dëshira, frikëra, detyrime apo për të nxitur veprime…

7) T’i mbash njerëzit në padituri dhe mediokritet
Të veprosh në atë mënyrë, që populli të jetë i pa aftë të kuptojë teknollogjinë dhe metodat e përdorura, për kontrollin dhe skllavërimin e tij. "Kualiteti i edukimit i dhënë shtresave shoqërore të ulta duhet të jetë, mundësisht sa më mediokër dhe i varfër, në mënyrë që hendeku i paditurisë i planifikuar midis shtresës së ulët dhe shtresës së lartë, të jetë, dhe ashtu të mbetet, i pamundur që të kapërcehet nga shtresa e ulët."

8) Të nxitet publiku të jetë i vetkënaqur me mediokritetin
Te shtysh publikun që të mendojë se është në modë të jesh budalla, i paedukate, dhe i paditur…

9) Të riforcosh ndjenjën e fajësimit të vet-vetes.
Ta bësh të besojë njeriun, se është vetëm ai fajtor për fatkeqsinë qe i ka ndodhur, per arësye të inteligjencës, të aftësive apo përpjekjeve të tij të pamjaftueshme. Kështu, në vënd që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, njëriu çvlerëson dhe fajëson veten, gjë që nga ana e saj krijon një gjendje depresioni, një nga pasojat e së cilës është ndalimi i veprimit. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!

10) Të njohësh njeriun, më mirë se sa njeh ai veten e tij
Në 50 vitet e fundit, zhvillimi i shpejtë i shkencës ka sjellë një largësi në ritje, ndërmjet njohurive të popullit dhe atyre që zotërohen dhe përdoren nga elita sunduese. Në saj të biologjisë, neurologjisë, psikologjisë së aplikuar, "sistemi" ka gëzuar një njohje më të përparuar prej njeriut, si në formën e saj fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka aritur ta njohë më mirë njeriun e zakonshem, se sa ai veten e tij. Kjo do të thotë se ,në pjesën më të madhe të rasteve, sistemi ushtron një kontroll më të madh dhe një pushtet më të fuqishem mbi njeriun, se sa e ushtron njeriu mbi veten e tij.

Noam Chomsky (lindur në Filadelfia, 7 dicembre 1928), është një figurë e shquar në shkencen e gjuhesise, filozofise dhe teorinë e komunikimit në Amerikë. Gjithashtu vlerësohet për aktivitetin e tij intelektual dhe politik në sherbim të shoqërise. Megjithëse është kritikuar për qëndrimin e tij anti-globalist, gazetat më të mëdha të informacionit kanë shprehur një vleresim të madh ndaj tij: New York Times shkruan “Duke e gjukuar për nga gjerësia, forca, risive të reja, dhe ndikimi i tij, Noam Chomsky padyshim është sot njeriu më i rëndësishëm intelektual në gjallje”. The Nation:” Noam Chomsky është një burim i pashtershëm i njohurive”. The Guardian: “ Së bashku me Marksin, Shekspirin dhe Biblën, Chomscy është një nga 10 burimet më të cituara në historinë e kulturës”.

SWIFT: POLITIKANI SI ARTIST I GENJESHTRES

(Irlandesi Jonathan Swift ka qene perfaqesues i madh i mendimit debatues.)

…Duke u bazuar mbi pervojen e tij te pasur, perpara Whigsit dhe Toresit, Swift, ne gazeten qe drejtonte “The examiner” botoi nje seri shkrimesh te forta kritike mbi figuren e politikanit modern. Artikulli me i famshem nder to, qe ai i botuar ne gazete, i dates 9 nentor 1710, ku trajtonte artin e genjeshtres politike. Desheroj te citoj disa pjese te cilat te habisin per aktualitetin e tyre:

“Me gjithe kerkimet e mia te kujdeseshme, Historia nuk na e ka sqaruar, se kush ka qene i pari qe e ka kthyer GENJESHTREN ne ART dhe ja ka pershtatur POLITIKES. Keshtuqe po marr ne konsiderate vetem Sistemin modern, per te pare se si eshte praktikuar ne njezet vitet e fundit ne pjesen qendrore te Ishullit tone…
Eshte nje pike thelbesore qe e dallon genjeshtarin politik nga perdoruesit e tjere te kesaj kategorie: ai ka nje memorie te shkurter, siç e tregojne rastet e ndryshme qe i dalin perhere perpara, per te kundershtuar dhe per t’u betuar per te dyja ekstremet e nje debati, ne vartesi te pikpamjeve te njerezve me te cilet ka te beje.

Per te pershkruar virtytet dhe veset e Njeriut (politikanit)…eshte e nevojshme te marresh si shembull ndonje figure te shquar, ne menyre qe te nxjerrim perfundimin tone. Menjehere imagjinata ime me sjell nderment nje fare Njeriu te Madh, i njohur per kete talent …Superioriteti i Gjenise se Tij qendron, ne asgje tjeter perveç se ne burimin e pashtershem te Genjeshtrave Politike qe ai zemergjeresisht i shperndan ne çdo moment te diskutimeve te tij, per t’i haruar me vone me nje lehtesi te pakrahasueshme. Si rrjedhoje, ai i kundervihet vetes ne me pak se gjysem ore. Ai nuk pyet kurre nese argumenti i dhene eshte i vertete apo i genjeshtert por, per faktin nese per momentin e dhene apo permbajtjen, (ky argument) eshte i pershtatshem per tu mbeshtetur apo per tu hedhur poshte… ".
(Swift 1966, f.9,10,11).

… Ne kete percaktim talles, te politikanit si nje artist dinak i genjeshtres dhe mashtrues i pa ndreqshem, Swift ju referohet sigurisht personazheve bashkekohes; megjithese nje karakterizim i tille ju pershtatet edhe shume politikaneve te diteve te sotme. Por, ajo qe na intereson ne perkufizimin sarkastik te Swiftit nuk eshte fakti i qarte qe politikanet kane zakonisht nje raport, thene shkurt, te çuditshem me te verteten. E rendesishme per ne, eshte te veme ne dukje qe Swift paraqitet si nje roje xheloze i se vertetes, duke parashikuar ate qe ne te ardhmen do te jete, nje nga vetite dalluese te sjelljes publike te intelektualit modern. D.m.th. synimi per te ushtruar rolin e atij qe denoncon genjeshtren. …
… Por, nuk duhet te harrojme, se po ky intelektual eshte akuzuar shpesh se sherben vetem per ta fisnikeruar dhe per ta bere gjithmone me artistik, artin e genjeshtres.
Por do te ishte padrejtesi, te mos ia njihnim meriten, qe ne shume raste, akuzat e tij per sjelljen prej genjeshtari te politikaneve, kane bere te mundur ngritjen e nivelit te opinionit publik.
(f.80)

INTELEKTUALI QE ULERET (Sindroma e Stentorit)

… Me perpara, siç eshte vene re, intelektualetualit i degjohej zeri. Fakti qe sot e ka humbur degjuesin nga ekzistenca e shumllojshmerise se zerave te tjere, te cilet kane degjues me te shumte se sa ai, per intelektualin, sidomos per frekuentuesin e zellshem te televizionit, perben nje shprehje te dhunes se ushtruar ndaj tij.

Dhe ai, sipas mendimit tim, kunderpergjigjet ne nje menyre te çuditshme. Beson ne menyre te gabuar se çeshtja qendron tek volumi dhe forca e zerit. Ne mes te nje pylli zerash qe e neutralizojne zerin e tij, ai ve ne perdorim ulerimat, duke ngritur jashte mase volumin e zerit te tij. (Ky intelektual) kundershton menyren e te folurit mbi bazen e argumentit dhe kalon ne britma.
Dhe meqenese, te menduarit (dhe te bindurit e te tjereve) nuk eshte bere kurre me anen e ulerimave, AI nuk merret ne pergjithesi seriozisht.

Mund te thuhet se ky INTELEKTUAL eshte i prekur nga sindroma e Stentorit. Siç mund ta kujtojme tek ILIADA (e Homerit), Stentori ishte luftetari Ake tek i cili personifikohej Perendesha Hera, i cili gjate luftimeve „bertiste aq forte sa peseqind njerez se bashku“. (Per zera te forte e te fuqishem thuhet shprehja: ze stentor)

Megjithate, ulerima nuk eshte vetem DHUNE (akustike) mbi te tjeret. Zakonisht ajo i hap rrugen shperthimit te dhunes ne te shprehur qe perfshin: sharje, fjale te pista, mallkime ne drejtim te gjithe atyre qe mendojne (ose i duket atij se mendojne) ndryshe. Si perfundim kemi nje çfaqje levizjesh dhe fjalesh te pakontrolluara. Te duket se ky tip intelektuali ka diçka te ngjashme me sjelljen e nje komiku. Fanatik i nje menyre te rrembyer te te folurit, si dhe levizjeve te çregullta, te mllefit te çfrenuar, sjellja e tij perqaset me ate te nje terroristi ne te shprehur. Kjo ashpersi e te sjellurit, mbyll çdo mundesi dialogimi.

Por nuk mund te perjashtohet, qe kjo çfaqje mund te jete, per disa, nje zbavitje. Veçanerisht per ata qe zbaviten perballe vetdemaskimit te intelektualit, shfaqje kjo shume e perhapur ne ditet e sotme. Behet fjale per INTELEKTUALIN (politikan) te katandisur ne rolin e shemtuar te LOLOS se Oborrit, -Oborrit te Ekranit-, gjithemone i gatshem, si personazhi i Profesor Unratit ne filmin e paharueshem "Der Blaue Engel", qe ishte i detyruar te kendonte çdo mbremje, i shtyre nga kerkesat e nje publiku perçmues, "kikiri...ki"-ne e vete.
(f.89),

Pjeset jane marre nga libri i Tomas Maldonados « Che cos’e un intelletuale? "Autor i shume librave te botuar nga Feltrinelli si "Il futuro della modernita" 1987, "Reale e virtuale" 1992 etj.

Perkthyer nga Fatbardha Demi

(fjalet ne kllapa jane te perkthyesit)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 440 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi