Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Zhbërja e progresit?” dhe politikat ndërkombëtare për Kosovën
Publikuar më 13 nntor, 2015 në orën 11:05 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një raport i publikuar nga Këshilli për Politika të Demokratizimit, me autor Bodo Weber, i mundësuar me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, paraqet pikëpamjet e autorit rreth politikës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth statusit të të saj me Serbisë, me pyetjen bazë “Zhbërja e progresit?”.

Në pjesën e parë ky raport jep një vështrim të autorit me përqendrim tërësisht te dialogu, i cili sipas tij thuhet se drejtohet duke u bazuar në veprime taktike, afatshkurtra dhe shkurtpamëse, Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë kontribuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të vazhdueshme në përkeqësimin e këtyre trendëve. Në më pak se një vit pasi BE mbështeti marrëveshjen e koalicionit që kishte për cak kthimin në binarë të dialogut Beograd-Prishtinë, Kosova sërish ballafaqohet me krizë institucionale, pas protestave dhe bllokadës parlamentare nga ana e opozitës. Me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës dhe të forcohet demokracia e sundimi i ligjit në Kosovë, BE dhe SHBA duhet të bëjnë një sërë ndryshimesh në politikat e tyre në raport me Kosovën:

• BE dhe SHBA duhet të përmbahen nga intervenimi i drejtpërdrejt në formimin e qeverive, dhe në vend të kësaj të mbajnë qëndrime të bazuara në parimet themelore të sundimit të ligjit dhe demokracisë parlamentare. Nëse këto parime do të shkelen sërish në arritjen e marrëveshjeve për krijimin e qeverisë, atëherë BE dhe SHBA duhet të kërcënojnë me bojkotimin e qeverisë së krijuar, dhe pezullimin e proceseve integruese në BE.

• Në kuadër të kornizës së MSA-së, BE me mbështetjen e SHBA, OSBE dhe Këshillit të Evropës, duhet të inicioj proceset reformuese në sistemin zgjedhor, duke përfshirë qeverinë, partitë opozitare dhe shoqërinë civile, madje duke u bazuar në propozimet ekzistuese të sektorit të shoqërisë civile.

• BE duhet urgjentisht të zhvilloj një strategji koherente e cila maksimizon përdorimin e instrumenteve të ndryshme për promovimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e pavarësimin e gjyqësorit. Strategjia duhet të jetë e koncentruar kryesisht në fuqizimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe shërbimit policor, në mënyrë që të trajtojnë rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe në dhënien e një roli më të rëndësishëm organizatave vendore të shoqërisë civile në promovimin e sundimit të ligjit.

• Me gjithë dallimet fondamentale në shumë politika, diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe të SHBA duhet të nisin komunikimin me subjektin opozitar Vetëvendosje, e në veçanti SHBA duhet ti jap fund bojkotimit të kontakteve me Lëvizjen Vetëvendosje.

• FMN duhet t’ia bëjë të qartë autoriteteve kosovare së në rast se vendosin të rrisin pagat në sektorin publik para zgjedhjeve, në atë nivel sa të shkaktojnë paqëndrueshmëri fiskale, atëherë do të ndërpriten marrëveshjet ekzistuese Standby, dhe nuk do të ketë perspektivë për marrëveshjet të tilla në të ardhmen.

Raporti thotë se Gjermania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të zhvillojnë një plan gjithëpërfshirës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth statusit të Kosovës dhe sovranitetit të kufizuar përmes procesit të integrimit në BE. “BE dhe SHBA duhet ti kthehen gjuhës së qartë dhe mesazheve drejt Beogradit sikur para vitit 2014, në mënyrë që të kufizojnë hapësirën manovruese të Qeverisë së Serbisë për qëndrimet publike në lidhje me karakterin neutral ndaj statusit që sipas tyre ka dialogu dhe marrëveshja e Prillit. BE duhet të insistoj që Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe të jetë në kuadër të kornizës që ofrojnë ligjet e Kosovës, të jetë i bazuar në konceptin e funksioneve komunale, dhe të ketë kompetenca të definuar qartë. BE dhe SHBA duhet të kërkojnë nga Serbia që menjëherë të tërheq strukturat paralele të shtetit Serb nga komunat e Kosovës. BE dhe SHBA duhet të zhvillojnë një plan strategjik për eliminimin e nëntokës politiko-kriminale në veriun e vendit, si parakusht për demokraci dhe sundim të ligjit. Kjo nuk do të arrihet me integrimin e policisë serbe dhe gjyqësorit, të dy këto institucione që kanë qenë të kushtëzuara që të mos prekin këto çështje, por përmes vendosjes së themelit për transformim të suksesshëm. Plani duhet të jetë pjesë integrale e dialogut në të ardhmen, pasi të jetë implementuar tërësisht marrëveshja e Prillit,: thuhet në raportin e analistit gjerman, Bodo Weber, që është një njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan.

Në raport ndër të tjerash përmendet edhe çështja e e tërheqjes graduale të EULEX dhe krijimit të Gjykatës Speciale. Raporti cilëson në masë sit ë dështuar misionet e UNMIK dhe Eulex, dhe krijim e Gjykatës Speciale e quan paradoks.

“Qëndrimet dhe politikat e Perëndimit për themelimin e Gjykatës Speciale tregojnë si asgjë tjetër mos konsistencën e BE në angazhimin për sundim të ligjit në Kosovë. Vetë vendimi për themelimin e një gjykatë të re dhe të ndarë nga sistemi i drejtësisë, në mënyrë implicite vërteton dështimin e UNMIK dhe EULEX në hetimin e këtyre rasteve të ndjeshme. Krijimi i Gjykatës duhet si veprim i çuditshëm nëse kemi parasysh një deklaratë të Kryeprokurorit të Task Forcës, Clint Williamson, të dhënë në Korrik të vitit 2014. Duke përmbledhur hetimet e zhvilluara gjatë periudhës para themelimit të Gjykatës, Williamson shpjegonte se ekipi i tij kishe gjetur dëshmi vetëm për një numër të vogël të rasteve që kishin të bënin me trafikim të organeve, madje një numër shumë më të vogël të rasteve se që perceptohej nga opinioni publik në Serbi, e që tregon se kjo fushatë atje edhe i ka dhënë vëmendje më të madhe kësaj çështje në rrafshin ndërkombëtar.”

Autori , duke e analizuar situatën dhe parë nga afër procesin e Speciales shkruan se mos konsistenca e BE-së në këtë drejtim shihet më së miri nga fakti se këtu kemi të bëjmë me një gjykatë de fakto të huaj, me gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, dhe me procese gjyqësore që do të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës. Në deklaratën e tij, Williamson jo vetëm që pranoi në mënyrë implicite se gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës nuk mund të gjykojnë këto raste të ndjeshme politike, por në mënyrë eksplicite deklaroi se me disa nga të akuzuarit e mundshëm që ende mbajnë poste politike, mbrojtja e dëshmitarëve në territorin e Kosovës nuk është e mundur. Ky vlerësim mbi sundimin e ligjit në Kosovë ishte diametralisht i kundërt me vlerësimin e BE-së mbi bazën e të cilit ishte vendosur tërheqjen graduale të kompetencave ekzekutive të EULEX me mandatin e ri.

Ndërsa në kapitullin “Këmbimi i demokracisë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth statusit – ndikimi”, raporti sqaron se “me PDK-në në pushtet për më shumë se shtatë vite dhe më Perëndimin që gjatë viteve të fundit ka vendosur Dialogun mbi të gjitha prioritet tjera, demokracia dhe sundimi i ligjit në Kosovë kanë mbetur strukturalisht të mangëta. Edhe pse në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2014 niveli i vjedhjes së votave ishte dukshëm më i ulët në krahasim me vitin 2010,27nuk ka pasur asnjë reformë sa i përket sistemit zgjedhor”.

Sundimi i ligjit në Kosovë vazhdon të jetë i dobët, thotë raporti në fjalë, duke u ndalur tek ky pasqyrim qw thotw se; “Gjyqësori as nuk është i pavarur e as efektiv. Gjyqtarët dhe prokurorët vendor nuk kanë zhvilluar një kulturë të pavarësisë që do ti mbronte nga ndikimi politik gjatë trajtimit të rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që as nuk mund të flitet për krimet e luftës. Për këto raste mbrojtja e dëshmitarëve është pothuajse e pamundshme brenda vendit. Politikanët e paraburgosur kanë treguar se janë në gjendje të krijojnë vetë rregullat në sistemin e qendrave të paraburgimit në Kosovë. Me mbështetjen e Perëndimit Policia e Kosovës ka ndërmarrë reforma të thella por autonomia operacionale në raport me ministrin e punëve të brendshme dhe partitë politike në pushtet nuk është arritur. Në qeverinë aktuale, ministria e punëve të brendshme vazhdon të mbetet nën kontrollin e PDK-së, edhe pse ministri i punëve të brendshme Skender Hyseni është nga radhët e LDK. Një zyrtar i LDK-së shpjegonte se “gjatë takimeve me Mustafën kur negociohej për koalicionin Thaçi insistonte që ai të zgjidhte ministrin e punëve të brendshme nga radhët e LDK. Mustafa u pajtua për këtë, dhe Thaqi insistoi që Hyseni të jetë ministër i punëve të brendshme duke siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të policisë nga ana e PDK-së”. Në anën tjetër një sistem i dobët i gjykatave ekonomike është treguesi më i mirë që rregullat në fushën e ekonomisë janë pothuajse të pa implementueshme”.

Raportii Këshillit për Politika të Demokratizimit, thotë se zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve të fundit dhe mangësitë e vazhdueshme në zhvillimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit kanë filluar të kërcënojnë zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Ekonomia e Kosovës tashmë një kohë të gjatë ka qenë e karakterizuar me dobësi kronike dhe zhvillim të ulët. Aktivitetet ekonomike në masë të madhe janë të bazuara në burime jo të qëndrueshme siç është importi i mallrave, shpenzimet qeveritare, dhe remitancat nga diaspora. Sektori privat është i kufizuar kryesisht në tregti dhe shërbime, dhe me fare pak prodhim. Këtu përfshihet edhe sektori shumë pak i zhvilluar i Bujqësisë, edhe pse jeta e 60% të kosovarëve është e varur nga bujqësia. Kompanitë kosovare kanë një mesatare prej 6.8 të punësuarve. Me popullsinë më të re në Evropë, vendi ka shkallë jashtëzakonisht të ulët të punësimit me vetëm 25% të punësuar, me shkallë të papunësisë rreth 30% që në mesin e të rinjve arrin deri në 55 %. Rreth 34.5% e kosovarëve jetojnë në varfëri, nga të cilët 12% në varfëri ekstreme. Ekonomia vuan nga një sërë pengesash që vështirësojnë zhvillimin e bizneseve dhe investimet e huaja direkte, ku duhet theksuar gjyqësorin jofunksional dhe kompetencën jo fer, të cilët ndihmojnë ekonominë gri.

Në pjesën e fundit të konkluzioneve dhe rekomandimeve, ky raport kërkon që BE dhe SHBA të jenë krah dhe të ndihmojnë mediat e pavarura të vendit. Ndër të tjera në këto pika thuhet:

• BE dhe SHBA duhet të përmbahen nga intervenimi i drejtpërdrejt në formimin e qeverive, dhe në vend të kësaj të mbajnë qëndrime të bazuara në parimet themelore të sundimit të ligjit dhe demokracisë parlamentare. Nëse këto parime do të shkelen sërish në arritjen e marrëveshjeve për krijimin e qeverisë, atëherë BE dhe SHBA duhet të kërcënojnë me bojkotimin e qeverisë së krijuar, dhe pezullimin e proceseve integruese në BE.

• Në kuadër të kornizës së MSA-së, BE me mbështetjen e SHBA, OSBE dhe Këshillit të Evropës, duhet të inicioj proceset reformuese në sistemin zgjedhor, duke përfshirë qeverinë, partitë opozitare dhe shoqërinë civile, madje duke u bazuar në propozimet ekzistuese të sektorit të shoqërisë civile.

• BE duhet urgjentisht të zhvilloj një strategji koherente e cila maksimizon përdorimin e instrumenteve të ndryshme për promovimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e pavarësimin e gjyqësorit. Strategjia duhet të jetë e koncentruar kryesisht në fuqizimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe shërbimit policor, në mënyrë që të trajtojnë rastet e nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe në dhënien e një roli më të rëndësishëm organizatave vendore të shoqërisë civile në promovimin e sundimit të ligjit.

• Me gjithë dallimet fundamentale në shumë politika, diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe të SHBA duhet të nisin komunikimin me subjektin opozitar Vetëvendosje, e në veçanti SHBA duhet ti jap fund bojkotimit të kontakteve me Lëvizjen Vetëvendosje.

• FMN duhet t’ia bëjë të qartë autoriteteve kosovare së në rast se vendosin të rrisin pagat në sektorin publik para zgjedhjeve, në atë nivel sa të shkaktojnë paqëndrueshmëri fiskale, atëherë do të ndërpriten marrëveshjet ekzistuese Standby, dhe nuk do të ketë perspektivë për marrëveshjet të tilla në të ardhmen.

• BE duhet të insistoj që Statuti i Asociacionit të Komunave Serbe të jetë në kuadër të kornizës që ofrojnë ligjet e Kosovës, të jetë i bazuar në konceptin e funksioneve komunale, dhe të ketë kompetenca të definuara qartë.

• BE dhe SHBA duhet të kërkojnë nga Serbia që menjëherë të tërheq strukturat paralele të shtetit Serb nga komunat e Kosovës.

• BE dhe SHBA duhet të zhvillojnë një plan strategjik për eliminimin e nëntokës politiko-kriminale në veriun e vendit, si parakusht për demokraci dhe sundim të ligjit. Kjo nuk do të arrihet me integrimin e policisë serbe dhe gjyqësorit, të dy këto institucione që kanë qenë të kushtëzuara që të mos prekin këto çështje, por përmes vendosjes së themelit për transformim të suksesshëm. Plani duhet të jetë pjesë integrale e dialogut në të ardhmen, pasi të jetë implementuar tërësisht marrëveshja e Prillit

• BE duhet të bëjë presion për reformua në legjislacionin që ndërlidhet me financimin e subjekteve politike, duke vënë theksin në ndalimin e financimit të subjekteve politike Serbe nga Beogradi.

• BE dhe donatorët tjerë perëndimor duhet të mbështesin organizatat e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe akterët tjerë social që të luftojnë represionin politik të zyrtarëve komunal të Listës Serbe në komunat me shumicë Serbe në pjesën jugore të vendit dhe të krijojnë sërish kushtet themelore për pluralizmin politik.
/KosovaPress/

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 255 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi