Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Valon Murati zgjedhet Kryetar i Lëvizjes për Bashkim
Publikuar më 14 nntor, 2015 në orën 23:47 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kuvendi i VIII-të i Lëvizjes për Bashkim, në mbledhjen e mbajtur sot, më 14 nëntor 2015, zgjodhi për kryetar z. Valon Murati. Në garën për kryetar ishin dy kandidatë, z. Valon Murati i cili edhe mori shumicën e votave dhe z. Nezir Gashi. Në këtë proces LB-ja kaloi një provë shumë të rëndësishme në kuadër të zhvillimit të demokracisë së vet të brendshme.

Në fjalën e tij pas zgjedhjes, kryetari i ri i LB-së z. Valon Murati, e përshëndeti kryetarin e deritashëm të LB-së, z. Avni Klinaku, për mesazhin që përcolli, përmes tërheqjes së tij nga kandidatura për kryetar përkundër përkrahjes së vazhdueshme që ka pasur nga anëtarësia, se si duhet filluar reforma e vërtetë brenda një subjekti kur ajo është e nevojshme.

Z. Klinaku, në arsyetimin e tij për tërheqjen e kandidaturës tha: “Ju deklaroj zyrtarisht se, për t’i hapur rrugë reformës, dhe ndryshimeve të thella në parti, unë nuk do të jem kandidat për Kryetar të Lëvizjes për Bashkim. Ju ftoj të gjithë të reflektojmë në këtë mënyrë dhe t’i hapim rrugë rinisë, e forcave të reja, të cilat me dijen dhe vrullin e tyre kanë gjasa shumë të mira që LB-së t’i japin jetë e Kosovës t’ia kthejnë shpresën e humbur, në mënyrë që ajo shpejt ta përmbyllë procesin e stërzgjatur të vendosjes së sovranitetit të saj, të niset drejt një zhvillimi të mirëfilltë ekonomik, të përshpejtojë integrimet kombëtare dhe të vazhdoj drejt bashkimit kombëtar e drejt integrimeve ndërkombëtare.”

Z.Murati, gjithashtu i falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim dhe bashkëpunim në funksion të realizimit të qëllimeve të LB-së duke përfshirë forcimin e sovranitetit të vendit, zhvillimin ekonomik, ndërtimin e një sistemi më të mirë të drejtësisë e deri në integrime dhe bashkim kombëtar. Nw vazhdim, ai shprehu respektin pwr kundërkandidatin e tij duke shtuar se garimi i tij, ndër të tjera, e sfidoi demokracinë e brendshme duke bërë që LB-ja të jep një shembull për të gjithë skenën politike në këtë aspekt.

Kuvendi, edhe në këto momente është duke i vazhduar punimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LB-së.

Prishtinë

14.11.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 265 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi