Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Adem Zaplluzha: Pesë poezi nga “Sytë e gurtë të erës”
Publikuar më 19 nntor, 2015 në orën 23:34 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.
















I HUAJ NË QYTETIN TIM

Eci nëpër rrugicat e ngushta
Të qytetit tim
Mbase paskam humbur
Mes lashtësisë së kalldrëmeve

Nuk jam duke njohur askënd
Nuk më njohin
As rrugicat e fëmijërisë
Po kalon këndej pari
Një njeri i humbur
Pa asnjë mik të gjallë mes gishtave

Dëgjoj zërin e fishkur të erës
Plepat nuk janë më ato plepa
Të cilëve ua preja degët
Sa herë që kërkonte mësuesi
Nga dhjetë thupra për një përrallë

As lumi i qyteti buzë kalasë
Nuk më njeh
Askush nuk më vëren
Për të gjithë jam një balon i fryrë
Një njeri i huaj në qytetin tim

Erdhën disa djem të rinj
Dhe ia ndërruan emrin
Ndoshta nesër
Po këta djem do mësojnë nga lumi
Për një njeri të panjohur
Që me shumë mallëngjim këndoi për të

MBASE AS EDHE UJQËRIT

Të kalosh rrugëve me hijen tënde
S’do të thotë se je i vetmuar
Vetmia ka një tjetër fytyrë
Që i përngjan pasqyrës në mur

Një trishtil kur kërcen
Prej një dege të thyer
Në degën tjetër të shëndosh
Këtij veprimi
Nuk i thonë vetmi
Por ecje për ta zënë kohën

Zambaku që rritet vetëm
Kjo s’ka lidhje me vetminë
Ai përherë i ëndërron
Gishtat e holla
Të një vashe sygështenjë
Kah i ledhaton ylberet

Të jesh i vetëm
S’ do të thotë asnjëherë
Se je i vetmuar
Mbase as edhe ujqërit
Nuk e donë vetminë

NË PREHËRIN E NJË KOPSHTI

Kjo tablo e shpërfillur
Hutueshëm rri mes dy stinëve
Një qeshje surrealiste
Mbështetet nga molisja
Në degët e një kujtimi të dyshuar
Zgjohet nostalgjia

Jashtë portave të qytetit
Një grusht mjegulle rrinë mendueshëm
Shikon se si derdhet tërbimi i një lumi
Mbi brigjet e kujtesës
Era fishket
Nga një dhembje e panjohur

Matanë rrugës kalojnë
Disa hije të ndryshkura
Mbase vijnë nga një shekull
Që nuk i përket askujt
Ose është harruar prej të gjithëve

Nëpër trotuaret e qytetit
Parakalojnë disa lloje grash
Te veshura me fustanella të zeza
Ecin si hije motesh
Të ndrydhura
E të shtrydhura nga skamja

Nën hijen e një mani të vjetër
Trishtueshëm jehon
Zëri i një serenate të harruar
Yjet pikojnë
Si mollët e kalbura
Në prehrin e një kopshti
Fëmijët lindin nga përrallat

ARKIVOLI

Brenda një kafazi
Burgu i zi
Një hënë e zezë nëpër qiell parakalon

Këputen yjet si pemë të kalbura
Mbi një gjethe të fishkur molle
Një arkivol i tejdukshëm
bisedon me të vdekurit

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 388 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi