Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shuhet gjeniu i arteve, austriaku Ernst Fuchs
Publikuar më 21 nntor, 2015 në orën 00:20 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbi të gjitha konsiderohet si themelues i Shkollës Vjeneze të Realizmit Fantastike... Ai ishte i veçantë edhe në jetën private, kishte 7 gra me të cilat pati 16 fëmijë.
Më 23 mars 2011, u takua me studentet shqiptarë që pikturonin në Vjenë për sensibilizimin e njohjes së Kosovës.

Në moshën tetëdhjetë e pesë vjeçare mbylli sytë përgjithmonë gjeniu i arteve, austriaku, Ernst Fuch. Ai shumë i veçantë në pikturë, pa lënë prapa dhe grafikën, skulpturën, arkitekturën, kompozimin, ishe dhe autor, filozof dhe vizionar. Mbi të gjitha konsiderohet si themelues i Shkollës Vjeneze të Realizmit Fantastike. “Republika e Dytë e Austrisë humbë njeriun e fundit i cili punoi në shumë arte njëkohësisht”, shkruan shtypi austriak. Ai la pas shumë vepra arti nga piktura, skulptura, muzika, arkitektura dhe mendimin filozofik me vlerë. Menjëherë pas luftës si pesëmbëdhjetë vjeçar në Akademinë Albert Paris vlerësohet si fëmijë gjenial dhe me kohë do dallohet me veprat e tij ku shihet inspirimi surrealist nga Salvador Doli, me të cilin kishte shoqëri. Ai ishte i veçantë edhe në jetën private, kishte 7 gra me të cilat pati 16 fëmijë.
Ja çfarë thuhet rreth tij: “Gjërat të cilat të lanë përshtypje tek Fuch-si janë inteligjenca e tij, dituria letrare dhe fantazia shndritëse e tij, e cila është burim i thellë tërheqës dhe entuziast në bashkudhëtimin i cili kurrë nuk shuhet. Në veprat e tij njeriu gjen prezantimin e një kulture me rrënjë tre mijëvjeçare.” Nga shtypi austriak mësohet se ai sipas dëshirës së tij do të varroset në varrezat –Hütteldorfer të Vjenës. Pa dyshim, Ernst Fuchs, ishte njëri nga figurat më madhore të artit jo vetëm në Austri dhe Francë, ku jetoj, por në gjithë globin. Ai hapi mbi 100 ekspozita në gjithë botën dhe ishte fitues i çmimeve më prestigjioze për kontributin në art nga shumë shtete.


Fuchs me studente shqiptare

























Ernst Fuchs, ndalet dhe bisedon me piktorët kosovarë, Klaudia e Liridon Mula dhe Suad Rama në në sheshin qendror të Vjenës (Stephansplatz). Sensibilizimi në njohjen e Kosovës, (mars 2011, foto. H. Mehmeti)
Nga “Bota Sot” 27 mars 2011. “Njëri nga vizitoret e respektuar ishte edhe piktori i njohur austriak Ernst Fuchs, i cili jeton në Paris. Edhe pse erdhi si një shëtitës rasti në shesh ai shpejt u mbulua nga fotografët. Ai u interesua rreth pikturave dhe bisedoi ma artistët tanë. “Pikturat tona nuk kanë çmim,ato dhurohen” u dëgjua përgjigja e studentëve tanë në ndaj pyetjen e artistit austriak me nam jo vetëm në Austri”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 314 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi