Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Paradoks!
Publikuar më 23 nntor, 2015 në orën 19:27 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosova. Ky vend i vogël i Gadishullit Ballkanik. Ky shtet i ri, më i riu i kontinentit të vjetër. Ky shtet i ri me rininë më të re në Europë. Ky shtet jo funksional me njerëz dembelë, rini parazite, politikanë të korruptuar, akademikë të vetëshpallur, analistë mediokër, mësues injorant, profesorë hajlazë, prokurorë e gjyqtarë frikacakë, media të kapura, policë robotë.
Kosova ky vend paradoksal!

Të jetosh në Kosovë do të thotë të mos jesh njeri normal, do të thotë të mos jesh tamam njeri, pak njeri e pak robotë, ose më shumë robotë sesa njeri. Apo mund të mos jetë kështu?!
Si të jetë ndryshe një shoqëri si kjo e jona veçse paradoksale, si të jetë ndryshe një shtet si ky yni veçse paradoksal!
A nuk është paradoksale një rini si kjo e jona e cila edhe pse përbën mbi 60 % të popullsisë së përgjithshme është krejtësisht pasive karshi statusit të saj në Kosovën shtet që 8 vjet?
A nuk është paradoksale një shoqëri si kjo e jona kur Daja Curr (edhe pse mund të jetë i aftë, dhe kujtoj që meriton respekt) bëhet drejtor i SHSKUK, ani pse qytetarët e vendit tim e kuptuan se ai e mori këtë post falë aferës “Pronto” të Grabovcit me kompaninë e tij? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale kjo shoqëri e rini e jona kur Komandant Remi bëhet autor libri e Ramiz Lladrovci doktor shkence? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale kjo shoqëri ku ish-Ministri i Arsimit, Ramë Buja, në kohën sa ishe ministër ligjëronte në dhjetëra Universitete private përderisa papunësia e të rinjve në Kosovë është më e larta në Europë, për të mos thënë në botë? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale indiferenca jonë karshi RTK e cila në kohën kur dikush edhe mund ta humbte jetën në sheh në demonstrata kundër demonit Jabllanoviq, ajo i servonte shikuesit të saj programe për përgatitjen e peshkut? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale një shoqëri si kjo e jona kur protestuesit e qetë dënohen me muaj paraburgim dhe djemtë e Grabovcit rrahin policin dhe nuk ndalohen as 24 orë nga organet e rendit? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale një shoqëri si kjo e jona kur KEDS e trefishon faturën e energjisë elektrike dhe në protesta të organizuara kundër kësaj plaçkitjeje flagrante të popullit, pjesëmarrës janë vetëm 20 persona? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksal një vend si ky yni ku, një gazetar si Baton Haxhiu thotë t’i ketë lexuar mbi 8 libra brenda tre muajve për një fenomen të caktuar dhe nuk di ta përmend emrin e asnjë autori të njërit nga librat që ka lexuar?! Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoksal fakti se për 5 vjet sa e ushtron postin e Presidentes së shtetit, Atifete Jahjaga, ende nuk është mësuar të lexojë pa gabime, dhe e ekzaltuar nga grada që mbanë harron fare të merret me obligimet që ka ndaj qytetarëve të vendit? Dhe cili është reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale një rini si kjo e jona kur në kohën kur po protestohej kundër “Zajednicës” jetësimi i së cilës do të thotë edhe një luftë e sigurt për gjeneratën e ardhshme,... postojmë statuse në Fejsbuk duke i quajtur banditë këta djem të rinj që po tentojnë të na zgjojnë nga letargjia e thellë në të cilën kemi rënë? Cili ishte reagimi ynë?!
A nuk është paradoks i sojit të vet, kur një rini si kjo jona vajton se një ministër i caktuar e paska pësuar një vezë kokës për dëmet që po i sjellë Kosovës, ani pse ky ministër merr tri ose më shumë paga të shtetit dhe një i ri me Master punon kamerier, një tjetër specializant mjekësie lutet të punësohet në Albi Mall, një doktor i ekonomisë shpreson që të punësohet si konduktor në trafikun urban, një jurist i diplomuar të shesë qese plastike në treg, një inxhinier të shesë një pako cigare më shumë? Dhe cili është reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale kur një fëmijë i një politikani të caktuar vajton një veturë të dëmtuar të shtetit si pasojë e një kërkese shumë racionale nga ana e protestuesve...dhe fare nuk mërzitet se babai i tij shkatërron me dhjetëra vetura me lavire në piknik...dhe ai vet nget një veturë 100 mijëshe pa punuar as edhe një ditë? Cili është reagimi ynë?!
A nuk është paradoksale një shoqëri si kjo e jona kur një vajzë e re është e gatshme ta shes moralin e saj për një post tejet minor që i ofrohet në administratë, dhe falë një P-je gjen një Punë? Cili është reagimi ynë?!
A nuk është paradoks që një shtet si ky yni t’i ketë dy kryeministra dhe mbi 20 ministra...10 mijë policë dhe vetëm 2 mijë ushtarë? Dhe cili është reagimi ynë?!
I vetëdijshëm se Kosova, shoqëria e saj dhe paradoksi janë sinonime të njëra-tjetrës, do të doja që këtë paraqitje ta mbyllja prapë me një pyetje: Si, kur dhe në çfarë mënyrë të dilet nga ky kolaps, nga kjo gjendje apatie e cila e ka kapluar shoqërinë kosovare, nga kjo letargji e thellë që po na brenë si krimbat që brejnë pemën e shëndoshë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 440 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi