Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BUDALLALLËK DHE POSHTËRSI PA LIMIT!
Publikuar më 23 nntor, 2015 në orën 19:29 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sot, në këtë konstelacion të paqëndrueshëm të zhvillimeve globale në të gjithë botën, gjithçka po sillet, po pështillet dhe po ecën mbrapësisht. Po sillet e po pështillet edhe nëpër këmbët tona dhe ne po marrim në thua kudo e kurdo, po në këmbët tona çatalle në krye, në të ecurit tonë çatall në krye! Në të tilla situata e rrethana, konstelacioni i tillë përbën rrezik parësor për luftëra të reja, me theks të veçantë tek ne, ku, po shihet hapur e nën maska nxitja e një lufte qytetare, civile, nën mjekrra e mbi to, që përbën rrezik të jashtëzakonshëm për kombin dhe shtetin shqiptar, në këto zhvillime të brendshme e të jashtme, “kombëtare” e “ndërkombëtare”.

Parë zhvillimet e derisotme “patriotike” e “shqiptare” të “shqiptarëve” në krye të shqiptarëve, lirshëm mund të përfundojmë me mendimin se “shqiptari” nuk di çka është njerëzia, nuk di çka është koria! Po, ku koritet “shqiptari”, o burra! Ku keni parë “shqiptar” e “patriot” në politikën “shqiptare”, deri më sot, që u korit me qytetarët shqiptarë? Po, cili prej tyre, për korinë që bëri, dha dorëheqje nga posti e privilegjet që ia ka dhënë “populli”, ose ata e këta që po i përpilojnë e miratojnë vetë privilegjet e tyre?!... Nuk ka thënë kot së koti populli shqiptar në shekuj: “Hirra bylmet, e sjqiptari hyqymet, asnjë derë s’e kanë!...

Diku, para dyzet vjetësh, duke i parë nga afër rrjedhat “shoqërore” të “shqiptarëve” në krye të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, përkatësisht, kur jetoja ne Split të Dalmacisë-Kroaci dhe jashtë tij e Jugosllavisë, erdha te disa përfundime, të cilave u qëndroj fort edhe sot e kësaj dite, e ato janë:

1. I vetmi popull në botë që ka budallenj me diploma e poshtërsi për eksport, fatkeqësisht, është populli shqiptar.

2. Populli shqiptar në trojet e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi, është i vetmi popull në botë që i ka la duart prej “burrave të mirë”, sepse, asokohe, “burra të mirë” u kemi thënë të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesit serbo-jugosllav, që nuk janë të paktë në numër as sot!…

3. I vetmi popull që ka tituj “shkencorë” për eksport, fatkeqësisht, është populli shqiptar, sepse, tituj “shkencorë” dhe “diploma” kanë, por dija e tyre nuk përkon me titujt dhe me diplomat që kanë marrë me lloj-lloj dallaveresh e intrigash! Dhe,

4. Shqiptari, edhe mutin kur e bën, e bën punën mut, se, lëre më ndonjë punë tjetër! (me nder lexuesve!) Që, tash, po bindemi katërcipërisht!...

U bindem atëherë dhe po bindemi edhe sot, më shumë se kurrë, se budallallëku dhe poshtërsitë e “shqiptarëve” në krye të shqiptarëve nuk kanë të sosur! E si mund të sosen ato e ky budallalëk që na ka mbërthyer kaq pamëshirshëm? Duke u dhënë pozita spiunëve e tradhtarëve të të gjitha profileve, dimensioneve e kalibrave UDB-asho – KOS-istë? A di dikush nga “prijësit e UÇK-së” se përgjegjësinë për këtë gjendje skandaloze e antishqiptare, në radhë të parë, e mbajnë “prijësit e luftës”, për liri e bashkim kombëtar, dhe vartësit e tyre “patriotë” e “shqiptarë” që ç‘ke me ta, që po u shihen hijet e tyre nën ujë e mbi ujë! U ka dalë ajka mbi përshesh!...

Çuditërisht, prej se jemi bërë të dimë diçka, pamë e po shohim budallalëk pa limit, pamë e po shohim, në vazhdimësi, poshtërsi pa limit, që s’i hanë as qentë!...

Dhe, sot, me secilin shqiptaro-titist që të rastisë të rrish e sheh budallallëkun dhe poshtërsinë ndryshe nga ç‘i ke parë më parë, e sheh ndryshe, ngase, të gjithë ata që shanë e shantazhuan luftën e lavdishme të popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, janë bërë veteranë të UÇK-së e çka jo tjetër! Të gjithë janë bërë, “patriotë”, siç kanë qenë dhe sit ë tillë që kanë qenë ë janë, e bënë gjoksin shpellë duke “luftuar” për atdhe e për komb!... Dhe, për të gjithë “shqiptarët” e tillë kam vetëm një pyetje: Mirë, të gjithë jeni “shqiptarë” e “patriotë” të mëdhenj, po, Shqipëria, ku është?... Pastaj, ata ikin me bisht nën shalë!...

Por, pyetja që duhet shtruar këtu dhe që kërkon përgjigje të ngutshme, është: Kur do të dalin shqiptarët nga ky budallalëk vicioz që i mbërthen kaq egërsisht, kur do t’ua japin grushtin përfundimtar poshtërsive pa limit të “Shtabit të luftës”, që i mbështjellin po pa limit tash e një shekull, shqiptarët? Sidomos, pas luftës së lavdishme të UÇK-së, të cilën e përdhosen kështu e kësisoji komunistët shqiptaro-titistë të Ibrahim Rugovës dhe vartësit e tyre “demokratë”? Përgjigjja është e qartë: Kur t’i heqin prej pushteti komunistët “shqiptarë” të Titos dhe bijtë e bijat e tyre të lara e shpëlara nga çdo lloj njerëzie e shqiptarësie!...

Mos kanë menduar “prijësit e luftës” se duke i mbajtur dhe duke i pozicionuar lart e më lart, në hierarkinë pushtetore, shqiptaro-titistët dhe këlyshët e tyre të devotshëm, do të bëjnë diçka të mirë për popullin shqiptar dhe për atdheun e copëtuar të shqiptarëve? Dhe, a po e shihni ju, sa duhen sot “shqiptarët“ dhe “patriotët”?... Aq shumë duhen “patriotët” dhe “shqiptarët” mesveti, sa janë të gatshëm t’ia nxjerrin sytë njëri-tjetrit për “komb” e “atdhe”, duke sajuar flamuj, himne e stema gjithëfarëshe, vetëm jo aso që ngjallin e mëkëmbin Shqipërinë shqiptare!... E çuditshme! Sa bërtasin: Rroftë gjuha, rroftë flamuri! Sa çirren: Poshtë gjuha, poshtë flamuri!...

Ec e bjeru n’fije të gjithë “patriotëve” e “shqiptarëve” nën sqetulla dhe nën hije të huaja, që po u bëjnë edhe mizat mjaltë, e gjelat ve!?!... Dhe, ne, në vazhdimësi, po e shohim vetëm budallalëkun dhe poshtërsitë e tyre pa limit!...

Dhe, çfarë na treguan deri më sot “trimat e luftës së UÇK-së dhe pasardhësit e tyre”, pos budallalëkut dhe poshtërsive pa limit, që po i shohim që nga “përfundimi” i luftës? Të gjithë veteranët e luftëtarët e UÇK-së nëpër burgje, të gjithë të papunë, të gjithë të pambështetur e të papërkrahur me asnjë lloj ligji!... Ndërkaq, në anën tjetër, sharësve të luftës e të UÇK-së dhe të veteranëve të saj nuk po u mungon asgjë, që të gjithë janë të situuar mirë dhe të vetmen brengë që kanë është se si t’i çojnë në burgje të gjithë veteranët dhe luftëtarët e Shqipërisë shqiptare!... I bënë lesh e li të gjitha!... Mos po i detyrojnë të thonë sikurse në Bosnjë dhe Hercegovinë: “Ne, nuk kemi luftuar kundër Serbisë!”…

O “njerëz”! A i shihni ju budallallëkun dhe poshtërsitë tuaja pa limit, në kurriz të popullit e të atdheut shqiptar? Në kurriz të shqiptarëve? Deri kur kështu, me këtë budallalëk e me këto poshtërsi pa limit?!... Deri ku, dhe, deri kur?!...

Burojë, më 21 Nëntor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 74 vizitorë
Lexuar: 476 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi